Sali Berisha uron shqiptarët për Vitin e Ri: Unë i dhashë kuptim këtij viti të zi, me rikthimin e fuqishëm

31 Dhjetor 2021, 17:16Politika TEMA

Sali Berisha ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri. Në një video-mesazh, Berisha ka bërë bilancin e vitit që po lëmë pas, duke e cilësuar këtë të fundit si “medalje me dy anë”.

Gjysmën e parë të vitit ai e cilëson si anën e zezë, duke përfshirë zgjedhjet e 25 prillit që i quan të rrënuara. Pengmarrja e opozitës, siç thotë Berisha është sërish në këtë anë.

Sakaq, ana tjetër e medaljes, për ish-kryeministrin është e ndritur. Sipas Berishës sovrani mori në duar fatin e opozitës në revolucionin demokratik.

Mesazhi i Berishës:

Le të jetë ky vit për ju me gëzime. Uroj të festoni të gëzuar në vatrat tuaja familjare dhe kudo që ndodheni. Siç është zakon secili prej nesh në prag në ndërrimit të viteve bën një bilanc. Viti që lamë pas shëmbëllen më shumë se çdo tjetër një medalje me të dy anët. Një është e zezë dhe ana tjetër, medalje ari. Në anën e zezë të kësaj medalje ata që do të vijnë pas nesh do të lexojnë fatkeqësinë kombëtares, mandati i tretë i narko-shtetit, zgjedhjet më të rrënuara në historinë e këtij vendi.

Në anën e zezë të kësaj medalje do të lexojnë aktet madhore të shkelmit të interesit kombëtar dhe tradhtisë kombëtare nga regjimi aktual. Angazhimi total si vasal i Beogradit në një politikë anti-shqiptare, të ashtuquajturin Ballkani i Hapur. Po në këtë anë gjendet i gdhendur akti politik më makabër i këtyre 30 viteve, përpjekja e hapur për asgjësimin e pluralizmit politik shqiptar, jo vetëm nëpërmjet dhunimit masiv të zgjedhjeve, por më e keqja nëpërmjet marrjes peng të opozitës shqiptare.

Fatmirësisht ky vit ka edhe anën tjetër, atë të ndritur në një moment kritik për pluralizmin, për ekzistencën e opozitës së vërtetë shqiptare në një moment kur të shumtë ishin ata se forca kryesore opozitare për shkak të ciklit të dështimeve nuk meritonte më të ekzistonte si e tillë.

Muajt fundit të këtij viti ishin muajt e mrekullisë së lirisë. Si kurrë ndonjëherë sovrani mori në duar fatin e opozitës në një seri foltoresh vloi ai që unë e kam quajtur revolucioni demokratik i vitit 2021. Që u kurorëzua me Kuvendin Kombëtar të paparë ndonjëherë, të thirrur nga anëtarësia, në të cilin u morën vendime historike për të ngritur opozitën shqiptare në lartësinë e idealeve dhe për të larguar një besëprerë, një njeri që në 8 vite rrënoi shpresat e demokratëve.

Kjo anë medalje e bën vitin 2021, një vit të mrekullisë. Duke përfunduar këtë mesazh dëshiroj nga zemra t’ju uroj gëzuar Vitin e Ri 2022!

15 komente në “Sali Berisha uron shqiptarët për Vitin e Ri: Unë i dhashë kuptim këtij viti të zi, me rikthimin e fuqishëm”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Salë, ke shku
    në pikë të hallit
    urimi yt,
    Nga zemra e Djallit!
    .
    Të gjithë shqiptarët
    njëzëri thonë:
    E zeza jote
    E Bardha jonë!

    1. k says:

      Berisha ,eshte mallkimi,hakmarrja dhe ndëshkimi, me të cilën diktatura komuniste dënoi përjetësisht
      popullin shqiptar dhe të ardhmen e tij. Ai eshte më i ndyre edhe se diktatura vetë sepse pjellë djallëzore.

  2. "Eh si vjen kjo jetë që nuk i duhesh as dreqit” says:

    Mortja uron shqiptaret ! Kulmi i neverise dhe i pacipesise!

  3. loro says:

    Ti je semundja e Shqiperise dhe e shqiptareve.mjere ai popull qe te beson ty…….

    1. Pasojat e rrumpalles dhe anarkis vdekjeprurese says:

      Faktet ja bejn MU, Kurse kraja rruan koqet. 2022 burgosja e kti plehre ose shkarkim I Krajes.

  4. Nga Une! says:

    Vdeksh sa me shpejt, Gogol i dreqit! Kur shfaqet surrati tend, vetem ters ndjell!

  5. Sali plehu says:

    Mithomane nuk je asgje je vec nje persone non grata .
    Je llumbi i vendit ju dhe familja juaj kriminale .
    Shpresoje qe viti w022 te gjeje ne burge per krimet dhe poshtersit qe i ke bere vendit .
    Urimi im per ju eshtesa me shpejte ne birruce dhe sekuestrim te prones se grabitur

  6. Asd says:

    Sali Berisha, ju jeni nje turp per Shqiperine! Me nje intelekt mbimesatar por me nje mentalitet mesjetar dhe nje kembengulje te pashembullt e futet Shqiperine ne qorrsokakun me te veshtire. Ne shqiptaret patem fatin e keq tju kishim ne krye te PD dhe shtetit per shume vite me radhe. Mua personalisht nuk me keni genjyer dot kurre. Nuk kam besuar kurre tek ju, as ju kam votuar. Jeni nje farkeqesi kombetare, por me sakte e ka thene DASH me cilesimin tuaj Nongrata me te cilin une jam plotesisht dakort. Ne kete dite feste mire do kishit bere te na i kursenit peshtjellimin ne stomak.

  7. pretorian. says:

    Malok, islamik, cub, pusht, pis dhe i teri dhe i beri bajge ne çdo aspekt, moral, shoqeror dhe politik.
    Shqiperia asnjehere nuk ka pasur nje njeri ne politike si ky bastardi.
    Eshte thjesht bajge.

  8. Bredhi says:

    Po ku kâ me te zézé se Ty mor felliqesire! Ti je me e zézé se e zeza mor hale!Po ka 30 vjet qe ky vend hiqet zvarre nga Ty mor hale.Mos t’udegjofte zeri dhe emri mor felliqesire Ty dhe te pjellve te tu.Nuk ka patur ky komb felliqesire me te madhe se ju.Ju or felliqesire jeni ne nje linje me ESAT Toptanin mos edhe ja keni kalu.Ju ini hale mor faqe zi.Pse n’a i prish restent mor felliqesire.

  9. Bredhi says:

    Po ju si medje serioze ,perse i lini hapesire ketij felliqesire.Ky eshte halja e kombit.

  10. Trapajanet ne vijen e zjarrit. says:

    O popull,besoini krimit te Saliut,Eshte urim i kreut te krimit ,qe po vjen si furtune ne kerkim per nje 1997 dhe 1998 ne shqiperi.

  11. Eagle says:

    Dita qe do te vdesesh do te shpallet feste kombetare
    Si dita qe u shpor nje kerme

  12. Daj Sami says:

    O Sali,o kufome e gjalle,linde rrumpalle,e po e mbyll palle,ti je turpi i ketij kombi,po me turp linde,me turp u linde dhe i turperuar do shkosh ne ferr

  13. Isidori says:

    Tamom o plaku Mehre ti je mallkimi i kombit
    Na vrasin sytë fotot ose vidjot ku je ti o plaku Mehre
    Ke mor fund me kohë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje