Bamir Topi: Politika jonë vuan nga mungesa e demokracisë, kemi bërë hapa false në politikë e jashtme

1 Janar 2022, 10:06Politika TEMA

Në një intervistë për RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se politika shqiptare vuan nga mungesa e demokracisë, duke thënë se në PS kjo është e dukshme, ndërsa në PD është më e shprehur.

Ai theksoi se Shqipëria këtë vit nuk ka pasur ndonjë arritje për tu shënuar, duke thënë se kemi bërë hapa false në politikën e jashtme, sidomos me nismën e Ballkanit të Hapur.

Topi: Përgjithësisht politika shqiptare vuan nga mungesa e demokracisë. Mazhoranca edhe pse ka numrat për të qeverisur e sheh se brenda atij subjekti politik, demokracia varfërohet çdo ditë. Nuk shihet një lloj optimizmi se demokracia forcohet.

Ndërsa te opozita është më e shprehur dhe kjo është keqardhja më e madhe për opozitën. Sigurisht që ka edhe një element pozitiv këtu, pasi gjërat që akumulohet duhet të shpërthejnë. Ngjarjet në PD kanë marrë me vete edhe fatin e interesit opozitar. Opozita është institucion brenda një shoqërie.

Shqipëria këtë vit nuk ka pasur ndonjë arritje për tu shënuar, sepse jemi mësuar për çdo vit me një ngjarje. Kemi bërë hapa false në politikën e jashtme, sidomos me nismën e Ballkanit të Hapur. Unë si ish-kryetar shteti, parimet e politikës së jashtme dhe nevojën për të bashkëpunuar në rajon, janë në themelin e mendimit politik. Nuk ka njeri të jetë kundër lëvizjes së lirë, por në këto marrëdhënie nuk ka vetëm ekonomi, pasi së pari janë politike.

Topi shtoi se qëndrimi i presidentit Vuçiç nuk shfaq probleme në raport me ekonominë, por ama shfaq në aspektin politik, që është thelbi i çështjes.

Topi: Po ta shohësh qëndrimi ne Vuçiçit për Kosovën, ai është shprehur se nuk bëhet pengesë në raport ekonomik, pasi ka interesa të tilla në raport me Ballkanin e Hapur, por sa i takon njohjes dhe çështjes politike, ai e çon me djallëzi çështjen në Bruksel. Unë mendoj se dominanti i gjithçkaje është politika. Këtu edhe bashkëudhëtimi i disa mediave në vend është bërë me politikën në krah.

4 komente në “Bamir Topi: Politika jonë vuan nga mungesa e demokracisë, kemi bërë hapa false në politikë e jashtme”

  1. Lenci bira says:

    E vertet sa ishe ti president me berishen qe i vendoset flaken shqiperis ne 97 dhe ti personalisht shkerdheve sistemin e drejtesis ishim shume mire, ik o bthqire ha mish me pilaf futi dhe ndonje lloto se ju kemi pare ketu e 30 vjet apo sot qe te haje gjelin e detit po han mut
    Nga do qe te rrotullosh bamke ngelesh bythqire dhe nje ushtar i kriminelit sali

  2. durrsak 24 karat says:

    Bame Topi ka harrue se Shqipnia per her te par bohet antare e Kshillit te Sigurimit te OKB. Hap prapa, o Bamir Coglione, Canone, Palla? Na turpnove Shqipnin e Mesme.

  3. Join or die says:

    Jo shume neper studio televizive se po lexohesh shume me qart.!!
    Aftesit shko tregoji ne terren, reorganizo particken Tende, shpalos ide, udhehiq, behu shumice, fito, dhe vetem athere mund te shpalosesh idet prej gjeniu.!!
    Sa per tra la la neper studio televizive, boll kemi personazhe nga studio e Arian Canit.!

  4. Ancle Sam says:

    Akoma ky tipi me floket model jugosllav?
    Komplet katunar tirone. Jo per gje po ka bo krushqi me oligark ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje