Darka më e “sikletshme” e ndërrimit të viteve dhe Ahmet Zogu

2 Janar 2022, 09:58Kulturë TEMA
Darka më e “sikletshme” e ndërrimit të viteve dhe

Momenti i ndërrimit të viteve është një vigjilje që bashkon familjet, komunitetet apo qytetarët nëpër sheshet kryesore.

Ndoshta, edhe anëtarët e familjeve mbretërore. Këtë e dëshmon më së paku historiku i figurave shqiptare dhe me prejardhje shqiptare.

Jemi në kryeqytetin e Egjiptit dhe në vitin e largët 1947. Darka e Vitit të Ri në Pallatin Mbretëror të Kajros bëri bashkë dy antagonistë të së njëjtës faqje të historisë.

Victor Emmanuel III i Italisë dhe Zogu i Shqipërisë përfunduan të ulur pranë njëri-tjetrit.

Mes tyre gjendej mbretëresha me origjinë shqiptare e Iran-it, Fawzia Fuad.

Rastësia historike është se mbreti Zog dhe familja e tij do të largoheshin nga Shqipëria më 12 prill të vitit 1939.

Katër muaj përpara se Gjermania të pushtonte Poloninë më 1 shtator, parlamenti shqiptar votoi për bashkimin me Italinë.

Vendosja e një qeverie fashiste parashtronte rrëzimin e mbretit Zog në favor të mbretit italian, Viktor Emanuel III.

Pas largimit nga Shqipëria për shkak të agresionit ushtarak fashist, mbreti Zog me familjen dhe oborrtarët që e shoqëronin u vendosën në disa shtete.

Në vitin 1947, ata shkuan dhe u vendosën në Kajro.

Kjo, pas ftesës së mbretit Faruk, trashëgimtarit të dinastisë së famshme egjiptiane me origjinë shqiptare që sundoi Egjiptin për dekada të tëra.

Mbreti Zog u prit me nderim të madh nga mbreti Faruk i Egjiptit.

Faruk-u ishte i vetmi që vazhdonte të njihte qeverinë shqiptare të Mbretit Zog në mërgim.

Duke mbajtur të hapura dhe në veprim legjionet shqiptare në Kajro, mbreti egjiptian i krijoi Zog-ut të gjitha kushtet e një jetese normale.

Mbreti Faruk e respektonte mbretin Zog ndryshe nga të gjithë homologët e tij duke marrë shkas nga origjina e tij e largët.

Mbretërimi 46-vjeçar i Victor Emmanuel III, i cili filloi në vitin 1900 pas vrasjes së babait të tij Umberto I, përfshiu periudhën e sundimit fashist në Itali.

Emmanuel III u mbush me kritika pasi nuk ia doli mbanë të ndalonte Benito Musolini-n nga marrja e pushtetit.

Monarku – i njohur si “Sciaboletta”, për shkak të shtatit të tij – kaloi fronin në vitin 1946 në favor të djalit të tij Umberto II.

Kjo u pa si një përpjekje e kotë e tij për të shmangur një plebishit të italianëve nëse vendi duhet të mbeste një monarki apo të bëhej republikë.

Pasi italianët votuan në favor të republikës, Victor Emmanuel mërgoi drejt Aleksandrisë në Egjipt, ku edhe ndërroi jetë.

Eshtrat e mbretit Zog do të mbërrinin në Shqipëri në nëntor të vitit 2012.

Trupi i monarkut shqiptar gjendej prej 50 vitesh në varrezat Thiais në jug të Parisit.

Eshtrat e tij u vendosën në një mauzoleum të sapondërtuar për familjen mbretërore.

Ndërsa eshtrat e Victor Emmanuel III, i cili vdiq në mërgim në vitin 1947, u kthyen nga Egjipti në dhjetor të 2017-ës.

Eshtrat e monarkut italian u rivarrosën në mauzoleun familjar pranë Torinos.(AP)

10 komente në “Darka më e “sikletshme” e ndërrimit të viteve dhe Ahmet Zogu”

  1. Baliu says:

    Turqisht ‘siklet’ -> shqip ‘peshe’, ‘rende’, ‘veshtire’.

  2. Zaho says:

    Dy bajga qe per te shpetuar koken ben tradheti

    1. ben says:

      Sakte.
      Mbreti i veteshpallur si Zogu i I, ne vend qe te vishte opingat dhe te dilte malit per te luftuar pushtuesit italiane, i veshi ato per tia mbathur nga syte kembet duke e lene vendin te cveshur nga cdo mbrojtje. Ishin ushtaraket dhe shqiptaret patriote ata qe ju kundervune pushtuesit.
      Ky palaco eshte turpi i shqiptareve, pasi ishte i vetmi monark qe ja mbathi nga syte kembet, pa organizuar asnje rezistence sic bene monarket e vendeve fqinje.

      1. Tetovari2 says:

        Ben, ti çka bëre për shqipërinë?

        1. ben says:

          Tetovari2-une jam nje qytetar i thjeshte i Shqiperise. Pamvaresisht ketij fakti, une perpiqem te bej pjesen time si qytetar i ketij vendi duke filluar nga zbatimi i ligjeve te shtetit dhe ato te traditave te shqiptarit, qe jane percuar tek personi im nepermjet mesimeve qe kam marre prej prinderve te mi qe ne moshe fare te re, qe te jem i ndershem dhe krenar per prejardhjen time shqiptare. Mesime te tilla jam perpjekur qe ti transmetoj tek femijet e mi. Keto jane pak gjera qe sejcili prej nesh mundet qe ti beje dhe ne nivel individual nuk ngrene shume peshe, por ne rang kolektivi, te gjithe sebashku jane kontributi me i madh qe njerez te thjeshte si une i japim vendit tone.
          Nga ana tjeter, ata qe marrin persiper te jene lideret e vendit, kane pergjegjesi dhe mundesira shume me te medha per te bere. Nje udheheqes ka detyrime karshi vendit te tij qe burojne nga te qenit ne timonin e kombit.
          Zogolli, i veteshpallur “Mreti i shqiptareve” na turperoi faqe gjithe botes, nderkohe qe dinastite e tjera ne Serbi apo Greqi nuk pranuan qe tia mbathin pa shkrehur qofte edhe nje pushke kunder pushtuesve te vendeve te tyre, ky i yni,pasi vodhi te tere parate e bankes shqiptare, i mbathi opingat dhe ja mbathi per ne Greqi.

  3. Buda says:

    Te dy monarket e shekullit XX, zyrtari Vektor Emanuel III dhe i veteshpalluri Zog I,
    i mundi dhe i diskreditoi forca e Sistemit Demokratik;
    te njejtin fat do te kene edhe dy “mbreterit” shqiptare te shekullit XXI: Sali Berisha dhe Ilir Meta.

    1. joel shkodra says:

      O Buda, po Edi Rama akoma eshte “princ”? Akoma nuk eshte bere “mbret”?

  4. I perjetshem qoftë kujtimi i heroit të popullit Vasil Laçi....!!! says:

    Dipllomacia dhe samitet dipllomatike i vendosin në një tryezë armiqt, që të diskutojnë, por të mbushësh plancin dhe të çosh dolli per qejf, me mbretin e shtetit që të ka pushtuar atdheun dhe që ka piksynim të hapur aneksimin dhe asimilimin total të atdheut tënd, kjo gjë e ka emrin Tradheti. Pra, Ahmet hajdut Zogolli, ishte një tradhetar i nivelit më të poshtër që ekziston në peshoren e Tradhetisë. Ky shkerdhatë, ka bërë perpjekje, tentativa dhe luftra divesioniste me shumë kunder Enverit, se sa kunder pushtuesit Italian, kundër të cilit nuk e shkrepi asnjë kapsoll me 7 prill 1939, por veshi kostumin civil dhe u largua nga atdheu si një lepur. Po të qendronte në Shqiperi, dhe rrezistenca që mund të bënte, sado e vogël qoftë, kunder Italisë fashiste, mund të ishte pengesë e madhe dhe ndoshta e suksesëshme, kunder lidershipit komunist në luften anti-fashiste, dhe më pas në pa-instalimin e rregjimit komunist në Shqiperi. Pra tradhetarit dhe hajdutit Ahmet Zogolli, i dhjefsha eshtrat në gropen ku gjinden.

    1. vezhguesi says:

      amiiiiin.
      Bashkohem me juve ne te gjitha sa keni shkruar per kete figure groteske te historise sone, qe kerkoi fronin e Skenderbeut, por ne ndryshim nga Heroi yne Legjendar, ja mbathi me te katra kur atdheu kishte nevoje per udheheqes ne ditet me te veshtira te ekzistences se tij.
      Emri i ketij ndyresire duhet te zhduket prej te gjitha shesheve apo rrugeve tona, si nje tradhetar i poshter. Eshte a paprecedent, qe ne akoma shajme Enverin per regjimin kriminal qe instaloi ne Shqiepri, por te pakten Enveri udhehoqi Luften e Popullit tone kunder pushtuesve qe eshte kontributi me i madh qe ai i dha vendit tone, por harrojme se ishte Zogolli ai qe e la vendin qe te pushtohej duke sabotuar rezistencen e shqiptareve.

  5. Nje mergimtar says:

    Shkrimi tregon se mbreti yne nuk kish siklet se u ul ne nje tryeze me ate qe e largoi nga froni.Sikleti i te dyve ishte se e kishin mbyllur ciklin e mbreterimit.Zogu,apo gjithe mbreterit e abroguar e kane vendin ne muze.Sa per politikat qe ai ndoqi kur ishte ne pushtet ,mjaft te shohesh politikat antipopullore te “udheheqesve”te sotem,qe e kane zhytur vendin ne borxhe pa fund dhe renim te vazhdueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje