Studimi izraelit: Doza e katërt mund të pesëfishojë antitrupat kundër COVID-19

4 Janar 2022, 21:10Bota TEMA

Doza e dytë përforcuese apo doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19, sipas një studimi të bërë në Izraerl, mund ta pesëfishojë numrin e antitrupave kundër variantit Omicron.

Gjetjet e studimit u prezantuan të martën më 4 janar nga kryeministri izraelit, Naftali Bennett, gjatë një vizite në një spital në afërsi të Tel Avivit.

“Doza e katërt e vaksinës është e sigurt”, tha Bennet duke shtuar se janë të vërteta lajmet se më këtë dozë të vaksinës rriten antitrupat dhe rritet mbrojtja kundër infektimit dhe shtrirja në spital mund të evitohet.

Njerëzit me imunitet më të dobët dhe të moshuarit kanë filluar të marrin dozën e katërt që nga e premtja (31 dhjetor 2021).

Të hënën e parë të janarit 2022, Izraeli u bë shteti i parë në botë që ofron dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit për personat mbi 60 vjeç dhe punëtorët shëndetësorë.

Rreth 20,000 izraelitë tashmë kanë marrë dozën e katërt, derisa rreth 100,000 kishin kanë bërë terminët për t’u vaksinuar në javët e ardhshme, tha kryeministri Bennett.

Izraeli është përfshirë nga vala e katërt e infeksioneve me koronavirus dhe ditët e fundit rastet e reja me COVID-19 janë rritur.

Të martën, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 10.720 raste të reja.

Izraeli ka qenë vendi i parë që ka ofruar edhe dozën e tretë të vaksinës për popullsinë e përgjithshme, vendim që është ndjekur nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende në Evropë.

4 komente në “Studimi izraelit: Doza e katërt mund të pesëfishojë antitrupat kundër COVID-19”

  1. helena e trojes says:

    Te doza e dhjete gjithe celulat do jene antitrupa Covid 19

  2. Po, po sa me shume aq me e 'embel' eshte - Ush mer gamor! says:

    Ush mer gamor. Jepi 4, 5, 6, 7, 8 doza. Hahaha Dhe per cafre? Per nje virus qe tani eshte kthyer si virusi i gript dhe ka vrare vetem 0.05% te te infektuarve.

  3. Liri says:

    Dhe e shtata mund ti dhjete fishoje thone indianet.Ndersa per dozen e dhjete studimi del javen tjeter nga kinezet.V.K

  4. L says:

    Tallje bythje me miletun,
    Doza e tret I dhjtefiahon e katerta I pesfishon,nderkoh afrika me 15 perqind vaksinim se rruan tocin per pandemi apo dhe India e Pakistani.
    Mo’s dali kush e na thot qe ne.keto vende njerezit mbajn maska apo lajn duart apo shendetsine e Kan te perparuar.
    Si ka.mundsi qe vec 6 vende te botes kane mbi 80 perqind te rasteve ditore apo dhe vdekjet?
    Le te Dal nje shkenctar te na I shpjegoj.
    Kjo po perfundon ne endemic po se Thot as OBSh e as asnje shtet se ju Kan mbet vaksinat stock prandaj hajd to japim nje shtyse te shesim SA me shume se “kujdesemi” per popullin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje