Makina përplas për vdekje gazetarin shqiptar

5 Janar 2022, 11:48Rajoni TEMA

Gazetari Hysni Syla në Kosovë është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçari pasi u përplas nga një automjet. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës në Mitrovicë.

Hysni Syla ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune.

Në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë.

Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë. 71-vjeçari ka qenë autor i monografive.

1 komente në “Makina përplas për vdekje gazetarin shqiptar”

  1. Olimpia says:

    Ngushellime.
    Kur do te kuptojne shqiptaret e Kosoves se emrat è bashkpunetoreve te nazisteve jane te urryer ne te gjithe boten, perfshi Gjermanine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje