Pasi e gjeti të mbyllur derën e godinës së PD, Muli i revoltuar bëri një sqarim për demokratët që të mos demoralizohen, se Lulin do ta nxjerrin nga zyra paqësisht ditën e shtunë:
“Të dashur demokratë!
Kemi bërë një plan të detajuar ditën e shtunë.
Unë me Albanën dhe Ed Palokën do hyjmë tek zyra e Lulit.
Do t’i çojmë një buqetë me lule për kortezi.
Pastaj Paloka do ti thotë: “Si je mor burrë”, dhe do t’i zgjasë dorën.
Atëhere Luli do vihet në pozitë të vështirë.
Çfarë do bëjë ai? Nuk do t’ia japë dorën?
Natyrisht që do t’ia japë.
Në momentin që do t’i japë dorën, Paloka do ta tërheqë fort nga vetja duke e ngritur nga karrigia.
Albana do ndërhyjë shpejt e do marrë karrigen, kurse unë do hap derën dhe do ta shtyjmë jashtë.
Ky është version i parë.
Version i dytë është që Luli të mos na japë dorën se gjoja është pandemi dhe të na përshëndesë me grusht.
Aty do qëndrojmë fort.
-Me grusht përshëndesin vetëm komunistët.
Ti qenke bërë komunist. Dil jashtë!
S’ka komunistë në seli, do t’i them unë, dhe do t’i turrem karriges së tij.
Bashkë me Palokën do ta ngrejmë me gjithë karrige dhe do ta nxjerrim jashtë.
Skenari i tretë është që Luli të mos na qasë në zyrë fare.
Atëhere do t’i vëmë një tabelë zyrës “Kryetarja e Forumit të Gruas”, dhe do ta quajmë zyrë të Albanës, dhe pastaj do vijnë përmbaruesit popullorë të marrin zyrën e Albanës”.
Pas shpjegimeve të tij publike, mori në telefon ish- deputetin Ruli, për ta pyetur si i dukej plani.
-Po mirë e keni menduar biro, i tha ai.
Mirë e keni këtë skenarin me luftë ku vjen era barut dhe këtë skenarin me lule ku vjen era borzilok, po nuk më duket as njëra, as tjetra.
Si shumë të trembur më dukeni dhe më vjen era mut.