Zemra e madhe e Keanu Reeves, 70% të fitimeve i dhuron për kërkimin shkencor ndaj kancerit

5 Janar 2022, 19:20Lifestyle TEMA

Keanu Reeves ka treguar edhe një herë tjetër bujarinë e tij pa kufi. Aktori i famshëm ka dhuruar 70% të fitimeve të tij nga filmi “Matrix” (më shumë se 20 milionë euro) për kërkimet shkencore për kancerin.

Ky gjest ka lidhje me motrën e tij 55-vjeçare, e cila në vitin 1999 u diagnostikua me leucemi, sëmundje që e kaloi pas 10 vitesh, edhe falë mbështetjes financiare të vëllait të saj aktor.

Në atë kohë, Reeves shiti shtëpinë e tij në Kaliforni për 5 milionë dollarë, për të përballuar shpenzimet e mëdha të trajtimit të leucemisë.

Ndërsa sot, aktori protagonist i sagës “Matrix” vazhdon të mbështesë ekonomikisht të gjithë personat që vuajnë nga format e ndryshme të kancerit.

4 komente në “Zemra e madhe e Keanu Reeves, 70% të fitimeve i dhuron për kërkimin shkencor ndaj kancerit”

  1. Edi says:

    E çuditshme si nuk iu ben pershtypje shqiptarve, asnje koment per veprat e ketij njeriu te vertete. Mbase iu duket budalla!!!! Keanu, çfare zemre e paster njerezore, admirim per veprat dhe qenien tende, shembull i bukur per tokesoret

    1. kacaku says:

      Edi , veprim i bukur , por jo per tokesoret ne pergjithesi , se tokesor jam dhe une , po smundem , skam , kam deshire te ndihmoje po skam te ardhura ….por per te kamurit do te qe me e drejte shoku ….sikur te gjithe te kamurit te kishin deshire te zhdukej kanceri , jo 100% por 1000% jam i sigurt qe do te gjenin ilacin e cmuar ….

  2. miku qe te do te miren :) says:

    Keanue nje dashuri si brenda dhe jashte! Zoti qofte me te dhe familjen e tij ?

  3. sapa says:

    Zemer te madhe!Te tille njerez jane rradhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje