Imeraj: Do i shkojmë deri në fund skandalit të pagave, hetim subjekteve të çfarëdolloj niveli

7 Janar 2022, 10:58Kronika TEMA

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj në një konferencë për mediat deklaroi se do t’i shkojë deri në fund zbardhjes së skandalit të publikimit të pagave.

Imeraj shtoi se hetimit do t’i shkohet deri në fund, për të zbuluar subjektet e përfshira të çfarëdo niveli qofshin ato.

“Bëhet fjalë për pagat e disa muajve dhe është zbuluar se kanë dalë nga një specialist IT. Është zbuluar se ato kanë dalë përmes shitjes e blerjes së këtyre të dhënave nga subjektet private. Unë them se do t’i shkohet në fund çdo lloj subjekti të përfshirë në këtë veprimtari, i çfarëdolloj niveli qoftë ai. Prokuroria po heton edhe në drejtim të qëllimit të përdorimit të këtyre të dhënave”, deklaroi Imeraj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje