Shpërthen lënda plasëse në një makinë në lëvizje tek Unaza e re, plagoset shoferi dhe pasagjeri

7 Janar 2022, 08:31Kronika TEMA

Një shpërthim lënde plasëse ka ndodhur në një automjet që ka qenë në lëvizje në Unazën e Re. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 të mëngjesit në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta. Sipas Policisë i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje