Prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj në një konferencë për mediat deklaroi se skandali i pagave ndodhi si pasojë e shitje së të dhënave personale nga dy punonjës të Tatimeve tashmë të arrestuar.
Imeraj tha se specialistja e IT e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj i cili më pas e ka shitur atë te kompanitë private.
“Janë kryer veprimet hetimore në mënyrë intensive. Është vijuar me sekuestrimin e serverave, kompjuterave duke dalë në përfundimin e një dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova. Kemi zbuluar katër autorë të ngjarjes,. Dy janë punonjës në drejtorinë e tatimeve, punonjës IT. Ka dyshime se të dhënat kanë rrjedhur prej tyre, Specialistja e IT e punësuar te AKSHI duke pasur akses në të dhënat personale ka hyrë duke marrë këto të dhëna personale dhe i ka shpërndarë te kolegu I saj i cili ka shfrytëzuar këto të dhëna dhe ia ka shitur këtyre subjekteve.
Punonjës të caktuar kanë arritur të shfrytëzojnë detyrën e tyre. Prokuroria vazhdon hetimet intensive, Sekuestrimi është bërë në drejtorinë e tatimeve dhe në DPSHTRR pas daljes së listës së targave. Duke pasur parasysh faktin që një veprimtari e tillë ka disa muaj që zhvillohet që nga skandali i patronazhistëve, prokuroria janë në funksion të plotë me veprime të plota”, tha Imeraj.
Te kerkohet ne gjykate nxjerrja jashte ligjit e LSI, nxitsja e vjedhjeve dhe destabilitetit!