Berisha sulmon mediat e huaja prestigjiozë: Janë të lidhura kokë e këmbë me Ramën, do iu çoj një letër

8 Janar 2022, 19:31Politika TEMA

Mediat e huaja prestigjioze, si Reuters apo Washington Post e konsideruan protestën e Sali Berishës para selisë së PD si të dhunshme.

Por kjo nuk është pranuar nga ish-kryeministri i cili në një konferencë për mediat u shpreh se korrespondentët e këtyre agjencive janë të lidhura kokë e këmbë me Edi Ramën.

“Së pari hedh poshtë kategorikisht se kjo ka qenë protestë e dhunshme. Mediat e huaja nuk kanë patur këtu përfaqësues. Ka dy përfaqësues të mediave të huaja që janë të lidhura me Ramën dhe që japin lajme në kundërshtim me traditën e agjencive që përfaqësojnë.

Unë nuk e di kujt i referoheni. Washington Post dhe Reuters u referohen gazetarëve të tyre të lidhur fund e krye me Edi Ramën.

Sa i përket deklaratës së Ambasadës së SHBA nuk e kam lexuar. Për Reuteres jam i sigurtë, është kushëriri i Edi Ramës. Por ne do ti informojmë ato.

Edhe AP e ka marrë nga korrespondenti i saj në Tiranë. Ne do ti çojmë të gjitha dokumentet, do ti shkruajmë edhe Washington Post”, tha ai.

4 komente në “Berisha sulmon mediat e huaja prestigjiozë: Janë të lidhura kokë e këmbë me Ramën, do iu çoj një letër”

  1. Njeri pa familje says:

    Hidhi ne gjyqe ne Paris sic hodhe Ameriken .
    Ti je i semure mendore me diagnoze ( skizofren ) po kur je njeri pa familje njerzit tallin Gencin nese ti do kishe femije nuk do te lejonin te beheshe sharlatane rrugeve te Tiranes

  2. gjergji says:

    Ky don Kishot eshte marrosur fare.Te futet ne burg te shpetoj Shqiperia.Ky e gjithe fara keqe duhet shkulur e “djegur” perfundimisht.Natyrisht te gjithe tropojanet bodigard e ish nenpunes te larte te policis shtetit e te drejtesis se bashku me familjet e tyre qe ishin drejtuesit kryesor te grushtit shtetit qe nga S.Lushaj,Brecani,Familja kriminelit Luneshi,Dollapi,Gjuriqi hoxha e te tjere tropojan duhen te vihen nen kontroll ose te largohen nga Tirana.

  3. Syri says:

    Mbylleni ne cmendine Plakun Mere se po flet psikopatira.

  4. Jimi says:

    Kur keto medie te huaja qe ti i akuzon do te lexojne, e do te degjojne kjeto brockulla, do te binden, qe ti je jo vetem ideatori dhe organizatori i dhunes, por ti je dhe nje ,mashtrus kalibri qe kerkon tu hedhesh hi syve !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje