CEO i Pfizer: Vaksina për Omicron do të jetë gati në mars

10 Janar 2022, 16:56Bota TEMA

Vaksina kundër variantit të ri Omicron do të jetë gati në muajin mars të këtij viti. Lajmi është bërë me dije këtë të hënë nga CEO i Pfizer, Albert Bourla.

Bourla tha se vaksina do të ofrojë mbrojtje edhe kundër varianteve të tjera të Covid.

“Shpresa është që ne do të arrijmë diçka që do të ketë një mbrojtje më të mirë veçanërisht kundër infeksioneve, sepse mbrojtja kundër shtrimeve në spital dhe sëmundjes së rëndë është e arsyeshme tani me vaksinat aktuale për aq kohë sa ju keni le të themi doza e tretë”, shpjegoi Bourla.

Deri më tani, nuk ka asnjë tregues se varianti Omicron shkakton simptoma të rënda të sëmundjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje