Nënkryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj ka mbajtur një deklaratë për mediat duke u ndalur tek lirimi i 4 të akuzuarve për publikimin e pagave për mijëra shqiptarë.
Alibeaj tha se vendimi tregon se segmente të drejtësisë mbeten nën ndikimin direkt të Edi Ramës dhe i shërbejnë pushtetit të tij të vjedhur.
“Vendimi i sotëm i gjykatës për të liruar 4 personat e akuzuar për nxjerrjen e të dhënave personale të shqiptarëve është dëshmi e qartë se Edi Rama po mbron krimin e vet për vjedhjen e zgjedhjeve. Është gjithashtu e qartë, se vendimi tregon se segmente të drejtësisë mbeten nen ndikimin direkt të Edi Ramës dhe i shërbejnë pushtetit të tij të vjedhur.
Vendimi i sotëm, në thelb, vulos me pafajësi një nga krimet më të mëdha të Edi Ramës në lidhje me zgjedhjet dhe një nga skandalet me të mëdha të kësaj qeverie në lidhje me privatësinë dhe sigurinë e të dhënave personale të qindra mijëra shqiptarëve.
Vendimi i sotëm i gjykatës është dëshmi e qarte se autoret e publikimit të të dhënave, përfshirë dhe atë të patronazhistëve janë kryeministri dhe vartësit e tij. Nuk ka asnjë shpjegim juridik apo logjike normale që të justifikojë gjykimin në gjendje të lirë për 4 personat që kryen krimin, i cili i ka shërbyer para së gjithash, Edi Ramës.
Të dhënat e kartës së identitetit, vendit të punës, numrit të telefonit, pagës së qytetarëve u vodhën për të vjedhur zgjedhjet! Ato janë pjesë e skemës kriminale të patronazhimit për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit, në shërbim të pushtetit personal të një njeriu të vetëm, Edi Ramës.
Që në fillim të shpërthimit të skandalit, Edi Rama u përpoq ta zvogëlojë përmasën e skandalit, ndërsa sot, me tentakulat e tij në sistemin e drejtësisë, doli hapur dhe liroi 4 personat, që akuzohen zyrtarisht për publikimin e të dhënave.
Shqiptarët e kanë të qartë se krim nuk është vetëm publikimi i të dhënave! Krim është mbledhja e këtyre të dhënave që prekin sigurinë e qytetarëve për qëllime elektorale.
Partia Demokratike dënon ndërhyrjen flagrante te Edi Ramës në vendimin për të liruar vartësit e tij dhe për të mos i shkuar deri në fund skemës kriminale të patronazhimit përmes vjedhjes së të dhënave personale të shqiptarëve.
Me taksat e tyre, shqiptarët kanë paguar në 8 vjet qeverisje të Edi Ramës, 160 milionë euro me qëllimin e vetëm që të dhënat e tyre të jenë të sigurta.
Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka asgjë të sigurt: as vota nuk është e sigurt, as puna, as siguria në familje. Një kryeministër që keqpërdor dhe tradhton qytetarët për pushtetin e vet personal duhet të ishte sot para drejtësisë!”, deklaroi Alibeaj.
Z.Enkelejd keto qe thua eshte ne botkutimin tuaj,sepse ju I kini ber konkretisht nderyrjet ne drejtesi,I harruat kur undalua Mziu ju shkonit para policis Che demostronit se ishte I pa fajshem,ose deklarimet e Saliut se Fullani ishte I pa fajshem dhe Te nesermen liroej nga burgu etj.A per Ramen dhe nga qeveria e tij skemi do degjuar dicka te tille perkundrazi ka deklauar kush ka problem me drejtesin Te perballet vet nuk I behemi mbrojte dhe nga arrestimet e bera deri tani e vertetojne kete.
O shoku E A , akoma me babalizma meresh , s’thua shyqyr me kaq , se BISHTIN E VARESË , në bythë do t’a futnin , njejt si PRESHTE në Lushnjē !
Ore legen.
Ji objektiv . S’pi ujë më kjo gjuhë.
Kjo ështê gjuha e Berishës.
Populli s’e ha më sapunin për djath.
Gjykatat ( në kohën tënde ) ishin të Birishës .
Tani Rama ka çelsat e kashtës .
PRIT SE HARROVA .!! BASHA DHE ZOTROTRE, PRISNI PAS BOLEVE TË DASHIT ??
o bythqiri Alibeaj Sa te jete Rama ne krye te PS ju nuk vini kurre ne pushtet
Enkelejd thuaji Bashës të ndërrojê gjuhë.
Po vazhdoi kështu,Ramën edhe me karrige me rrota 100 vjeç, nuk do ta hiqni dot .