Djali i Hueyda El Saied feston 7-vjetorin e lindjes, Thierry i bën dedikimin e ndjerë

11 Janar 2022, 13:11Lifestyle TEMA

Para disa javësh, artistja shqiptare Hueyda El Saied u shua në moshën 46-vjeçare. E lindur në Shqipëri dhe me origjinë nga Sudani, El Saied jetonte prej vitesh në Luksemburg me bashkëshortin Thierry dhe djalin e vogël, Gabriel.

El Saied mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën nuk mundi ta fitonte betejën.

Pas lajmit që trishtoi gjithë vendin, bashkëshorti i saj, Thierry ka vendosur që të mbajë të hapur profilin e saj në “Instagram”, ku bën herë pas here postime në kujtim të partneres së tij të ndjerë.

Së fundmi, Thierry ka bërë një dedikim të ndjerë me rastin e ditëlindjes së djalit të Hueydas, Gabriel, krahas së cilës ka bërë publike një kolazh fotosh, ku shfaqet vogëlushi me të dhe nënën e ndjerë.

“Gëzuar ditëlindjen Gabriel. 7 vjeç sot. Mami dhe unë jemi shumë krenar për ty. Të duam shumë djali im. Të fortë së bashku. Babi jot”, ka shkruar ai.

3 komente në “Djali i Hueyda El Saied feston 7-vjetorin e lindjes, Thierry i bën dedikimin e ndjerë”

  1. TURIEMIGR says:

    E DHIMSHME ,AQ ME TEPER PER KUR FLASIM PER NJE ARTISTE DINJITOZE. SI ESHTE KJO PUNE NJEREZ TE NDERSHEM E PUNTORE QE MUNDE TE JAPIN SHUME NE FUSHEN E TYRE IKIN E SHUHEN DHE CA PLEHRA JETOJNE E MBRETEROJNE DUKE MBJELLE VETEM LIGESI. PSE O ZOT NUK I MER KTO FUNDERINA ETI SJELLESH NE TEREZI NE BOTEN TJETER E TE NA LESH KETA TE TJERET .

  2. ben says:

    Ju prefte shpirti ne paqe. I uroj djalit te saj jete te gjate dhe shendet.
    Shqiptaret kane nje shprehje qe thote se, kur vdes, babai te le te varfer, nena te le jetim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje