Gjatë spektaklit të kësaj të marte të “Big Brother VIP”, aktorja Arjola Demiri ka treguar historinë e jetën e saj të vështirë, teksa e ka cilësuar si një histori si ato që shohim në filma.
Arjola ka treguar se në moshën 21-vjeçare ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa ka ndarë me mbarë publikun tradhtinë e bashkëshortit, i cili kishte krijuar lidhje me një tjetër person.
Ajo thotë se e ka falur për gjashtë vite rresht dhe më pas vendosi të divorcohet nga bashkëshorti.
“Gjithçka jam sot i dedikohet nënës time. Konkurrova në Akademinë e Arteve, babi ishte i mërzitur ndërsa mami më mbështeste fort dhe më tha që të ndiqja rrugën.
Ishte njohja në vitin 2005 me babin e fëmijëve, ndryshoi Arjolën. Isha 21 vjeçe kur lindi vajza, të gjitha ëndrrat u lidhën fort me babain e fëmijëve të mi.
Pas disa kohësh ndjeva një ndryshim drastik te ai dhe mora vesh që kishte krijuar një lidhje, ishte një ndjenjë që të rrëzon dhe nuk ndihesha mirë me vetveten. Tradhtia më dobësoi si person, kam falur 6 vjet me radhë” u shpreh ajo.
Teksa më tej shtoi:
“Marr vendimin që të divorcohem, vendos të largohem nga shtëpia pa i treguar askujt. Kam udhëtuar 18 orë për të arritur në Suedi me tri fëmijët e mi.
Ishte njëri më i vogël se tjetri, 6 vjeç njëri, 5 vjeç tjetri, dhe njëra 1 vjeçe. Me tre fëmijë dhe pamundësi në një shtëpi që më vendosën të jetoj.
Qaja me orë të tëra në banjo se nuk doja të më shihnin. Unë i kërkoja llogari Zotit pse dhe çfarë kisha bërë për të merituar këtë”.
Mes lotësh, Arjola tregoi se si pasojë e depresionit që ajo kishte kaluar tentoi edhe vetëvrasjen. Fatmirësisht, ka qenë nëna e saj që mundi të ndalojë një tragjedi.
“Në 2014 kthehem nga Suedia në Tropojë. I përulem prindërve të mi që më hapën derën pa çarë kokën se çfarë thonin të tjerët.
Nëna ime ka marrë borxh për fëmijët e mi. Depresioni më kishte lëshuar në tokë. Ngjitem në katin e tretë të shtëpisë dhe po matesha të vetëvritesha.
Mami më vjen nga pas edhe më thotë e di sa kam vuajtur t’u rris, ishte e dhimbshme, jo se nuk e dija por më tha ku do lesh fëmijët e tu, do të mallkojnë shtëpitë”, rrëfeu aktorja.
Respekt per karakterin e kesaj artistje. Me duket shume me kembe ne toke dhe ne BB. E kam ndjekur ne dy filma dhe me ka pelqyer loja e saj. Edhe kjo kohe do te kete artistet e saj cilesore. Njera mund te jete edhe kjo. Me pune arrihet çdo gje. Respekte…
Kur ike ne Suedi bashke me 3 femijet i morre leje ish burrit se dalja e femijeve jashte vendit behet me aprovim me shkrim nga bashkeshorti qe eshte babai legal i femijeve?
Po burri i mori leje kur ja dridhte. Ju te cani koken me rregullat qe per nje pale punon per tjetren jo
Sa qurravitet edhe kjo neper studio. Tani je e lite o gru, bjeri sa e ku te duash, boll me me qureavitje po dal nje xhiro nga Kosovo se te ngjit edhe dialekt.
dhe pastaj mendove “cfare kane keto k…vat e tjera me shume se une qe bejne qejf”
KUR HAPEN DYERT E JETES
Ne radhe te pare une habitem me keto “vipa”…
Si ka mundesi qe gjithmone fajtore jane burrat per tradheti ndersa keto jane shume te “ndershme”….
Ne kete emisjon qe sigurisht eshte i ndjekur keto probleme i nxjerin per viktimizim.
I turpshem eshte dhe Ilir Shaqiri qe thote kam tradhetuar dhe kur ja permendin behet bishe….
Me e pranushme eshte Monika, me reale me e vertete…. Meridjani, Paloma sigurisht qe moren ate qe ju takon sepse jane te ndyre….
Kjo qe ben Arjola eshe viktimizim se njihet mire se kush eshte dhe ato qe thote nuk jane te verteta por sot portalet duhet qe si lajm te kishin ndyresiren Ilir Shaqiri qe ofendoi ne menyren me ordinere artisten Monika Lubonja….. Ndyresira Shaqiri treshe le ta bej me gruan e tij dhe “vella” Sabjanin jo me Monika Lubonjen se nuk eshte e tille.
Jane injorante ata qe votojne Ilir Shaqirin por kam bindje qe kete pune e produksioni. Eshte hera e pare qe ne nje emisjon te tille te thuhet ME NIKEN DO TA BEJME TRESHE dhe portalet meren me lotet e krokodilit te Arjoles qe ben sikur eshte ne lufte e jo per te bere qejf ashtu sic po ben…..
Kur nuk qaje ne sy te femijeve atehere pse qan tani ne sy te gjithe Shqiperise? Femijet e tu e shohin progrsmin?
Edhe sikur ta fitosh cmimin … a ia vlen? Nese nuk u ke lene traume atehere, po iu a le tani.
Po per prinderit mendon qe po i ben fertele ne kete moshe?
Qurravitja eshte sport kombetar ne shqiperi. Bobo cfare brezi po rrisni!
Qajne neper ekrane … s kemi, s na nfihmon njeri…jo nje, jo dy po ti mbledhesh jane me mijera.
S keni pak dinjitet? Mblidheni veten. Punoni , mos kerkoni meshire!
S kemi pare ne ndonje vend te botes qaraviten njerexit neper
ekrane televizive. S ka halle atje? S ka varferi? S ka ndarje? S ka konflikte? Ka qe c ke me te. Nuk qaraviten.
Quhet dinjitet.
Muhabet qurravitje viktimizimi, e njohin mire shume kush eshte Arjola, doktorit plastik i lumshin duart e ka tjetersuar si njeri??????
Kalamajt i beri vet nuk ja dha kush borxh kshu neveritshme viktimizimi saj ska asgje per tu marre shembull sic shihet ka punu fort dhe ne kosove per te care ne rrugen e artit. vetem aktore smund te quhet as vip. pa pike talenti?????????
Njoh historien e Arjola Demirit nga një mike e saj. Ajo la thënë aq sa ja kane lejuar korrnizat duke u perpjekur ta ruaj dhe babain e femijeve per hir te femijeve.
Sa te pathena ka aty dhuna fizike, psikologjike, marrja neper kembe që të ndihet nje hiç.
Eshte thyer keq dhe pa ndihmen dhe perkrahjen e familjes dhe të miqeve nuk do të mund të ngrihej aq lehtë, plus me mentalitetin e asaj kohe në veri eshte fyer e perbaltur dmth kishte dhe ketë plus tjerave.
Eshte e lehtë të gjykoje njeriu kur nuk i ka provuar vet në kurriz.
Per mua Arjola Demiri eshte luaneshe, la mposhtur çdo gjë dhe po ja del mban me sukses me fëmijet dhe karrieren prandaj o milet mjaftë me helmin se helmuat dhe shpirtrat tuaj.
Go Arjola! E meriton fitoren.
Arta-Me vjen sinqerisht keq per kete grua fatkeqe, por ne nje fare mase edhe ajo ka fajet e veta per gjendjen ku ndodhet.
Duke e pare ne fotot qe ka dale vite me pare, kur ka qene vajze, duket se ajo ka qene nje bukuroshe mendjelehte qe u lidh me dike pa e njohur se cfare karakteri kishte.
kam pershtypjen se Arjola nuk u nis qe te martohet me ish bashkeshortin per cilesite e tija si njeri, por me dike qe kishte shume para, qe shpesh nuk dihet nga e kane burimin dhe qe i plotesonte nje vajze te bukur si ajo cdo lloj deshire, deri ne diten kur ajo u be nene dhe humbi disa nga bukurite fizike qe cdo grua i humb kur lind apo me kalimin e viteve.
Serioziteti i nje femre duket shume mire edhe ne menyren se si ajo vishet dhe prezantohet ne publik. Fotot qe jane botuar ketu dhe qe duket se jane ato te viteve te fundit, nuk lene shume vend per komente, sidomos kur sheh gjoksin e saj gati te dale sheshit.
Ne fund te fundit, nje dite do korresh ate qe mbjell.
Sa e lehte eshte te gjykosh, te kritikosh e te hedhesh balte mbi nje njeri kur vet nuk i ke perjetuar keto gjera.
Nuk ka gje me te rend per nje grua qe tradhtohet, dhunohet ne te gjitha format e mundshme te dhunes, trajtohet si nje hiç duke e thyer personin aq shume sa shume gra nuk arrijne te gjene force te ngrihen me.
Bravo Arjoles e familjes se saj qe u ndeshen me kete drame dhe ja dolen mbane kur gjithçka kishin kunder, kur opinioni ne veri te kryqezon, te perbalte. Arjola Demiri eshte heroine e femijeve te saj. Ajo eshte 37 vjeçe dhe ka vetem 4 vjet qe i ka badhkuar femijet se i ati i ndau ata si plaçke, mbaroj studimet, ju vu punes, la menjan budalliqet e tjereve duke u perqendruar tek femijet, familja, puna.
Bravo Arjola! Je shembull per shume gra dhe vajza.
Ta uroj fitoren ne B.B.Albania!
Nuk eshte e lehte te perballosh nje burrec drogaxhi dhe trafikant droge i cili e dhunonte vazhdimisht,i sillte kurva ne shtepi dhe ajo e duroi per 6 vite derisa u largua bashke me femijet,eshte kollaj te gjykohet nje femer por duhet te dihen dhe rrethanat kshuqe shikoni njehere perreth familjeve tuaja dhe pastaj nese jeni ok,ndoshta ju lind e drejta te gjykoni nje femer.Mendoj qe ju qe ofendoni jeni nga ata’o qe keni brenda familjeve perverse dhe llum.
Vlora-nuk i heq dot asnje presje atyre qe keni shkruar, por cdo njeri korr ate qe ka mbjellur.
Ish bashkeshorti i Arioles nuk i shfaqi keto agresivitete mbas martese. Ai i tille ka qene gjithmone dhe nje vajze me mend ne koke nuk vlereson vetem pamjen e jashtme te nje mashkulli dhe sidomos parate qe ai shpenzon per te, por ato qe ai ka ne koke.
Nje grua me dinjitet, nuk pret 6 vjet qe te ndahet nga i shoqi qe e tradheton, por e ben ate menjehere.
Me vjen shume keq per Arjolen dhe sidomos per femijet dhe prinderit e saj, por ajo eshte po aq fajtore sa edhe ish i shoqi. Ne vend qe ti ndaje brengat me publikun, eshte me mire qe te rritet, dhe nuk ka se perse te dale me gjoks perjashta ne publik.
Kronikat e pajdhit