Ndahet nga jeta në moshë të re, DJ i njohur shqiptar

12 Janar 2022, 09:38Lifestyle TEMA

Është ndarë nga jeta DJ i njohur Erin Godanci. Kjo është bërë e ditur para pak minutave nga familjarët e tij dhe miqtë.

“Miq dhe familjar. Me dhimbje të thellë ju njoftojmë, që sot më 11.01.2022 , ndërroi jetë më i dashuri ynë, djali jonë Erin Godanci. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më datën 12.01.2022 në varrezat e Dragodanit në ora 14:30. Allahu te shpërbleftë me xhenet djali im”, ka shkruar në një postim në Facebook babai i të ndjerit.

Godanci 25-vjeçar ishte ndër DJ më të njohur në kryeqytet, ndërsa ka përformuar në pothuajse gjitha lokalet e njohura në Prishtinë. Nuk janë bërë ende të ditura arsyet e vdekjes së Erin Godancit.

“Moti s’jom shoku ma shumë se me lajmin për Erinin. Definicioni i vërtetë i battery charger. Kanë mjaftu pesë sekonda shkëmbim me të dhe një buzëqeshje dhe ta ka transferu ca energji pozitive. U prehsh në paqe Erin Godanci! Ke me i mungu Prishtinës!” – ka shkruar ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në Facebook.

Godanci ka qenë edhe inxhinier i softuerëve.

 

1 komente në “Ndahet nga jeta në moshë të re, DJ i njohur shqiptar”

  1. Enri says:

    U prehte ne paqe.

    Zoti qofte me te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje