Papa, siç nuk e kemi parë ndonjëherë, ndalon makinën dhe hyn në një dyqan disqesh

12 Janar 2022, 09:31Lifestyle TEMA

Papa Françesku zhvilloi një vizitë surprizë mbrëmjen e së hënës në një dyqan disqesh muzikore në qendër të Romës.

Zyra e shtypit të Vatikanit bën me dije se vizita kishte si qëllim “bekimin e dyqanit të ristrukturuar”, pasi pronarët ishin miq të vjetër të Atit të Shenjtë, i cili qëndroi aty për më shumë se 15 minuta.

Pronari i dyqanit “Stereosound” tregon se Papa ishte një klient i vjetër i dyqanit të tij pranë Panteonit. Sipas tij ai e vizitonte shpesh kur ishte një prift i thjeshtë apo kryepeshkop i Buenos Aires. Françesku kishte premtuar se do ta vizitonte dhe më në fund kjo vizitë u zhvillua mbrëmjen e së hënës.

Papa raportohet të ketë dalë nga dyqani me një disk me muzikë klasikë, dhuratë nga miqtë e tij.

1 komente në “Papa, siç nuk e kemi parë ndonjëherë, ndalon makinën dhe hyn në një dyqan disqesh”

  1. Tironci says:

    Papa Francesku vertet te emocionon ! Shembull i jashtezakonshem ! Eshte per tu admiruar ! Zoti i dhente jete dhe shendet ! Respekt Tironci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje