Seanca për protestuesit e 8 janarit, Stresi: Hera e parë që arrestohem pa bërë gjë. Gjyqtari: Kështu më ke thënë dhe herën e kaluar

12 Janar 2022, 14:09Lifestyle TEMA

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi pretendon se është arrestuar pa asnjë shkak pas protestës së 8 janarit në selinë e PD, ku përpjekja për të marrë selinë nga ana e mbështetësve të Sali Berishës degjeneroi në dhunë.

Stresi: Është hera e parë që arrestohem pa bërë asgjë

Gjyqtari: kështu me ke thënë dhe radhën e parë

Stresi : Atëherë foli avokati, jo unë.

Nga 34 të arrestuar, prokuroria kërkon për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”. Ndërsa për 5 persona “Arrest shtëpie”. Mes personave të arrestuar ka edhe qytetarë nga Kosova.

Sipas akuzave që janë ngritur, rezulton se 11 nga të arrestuarit janë mbështetës të Bashës dhe 23 të tjerë të Berishës.

1 komente në “Seanca për protestuesit e 8 janarit, Stresi: Hera e parë që arrestohem pa bërë gjë. Gjyqtari: Kështu më ke thënë dhe herën e kaluar”

  1. Sara says:

    Poky gjyqtari tani, po i ngre pazarin? S’i pask -pelqy c’i ka cu Shefikja nga Sala?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje