FOTOT/ Brenda tuneleve që u shpëtuan jetën mijëra anglezëve në Londër

13 Janar 2022, 14:04Lifestyle TEMA
FOTOT/ Brenda tuneleve që u shpëtuan jetën mijëra

Tunelet e errëta, të mbushura me pluhur, të një strehe të braktisur nëntokësore në Londër, janë fotografuar së fundmi gati 80 vjet pasi u përdorën nga britanikët gjatë sulmeve intensive ajrore.

Fotot janë shkrepur në Haverstock Hill ku me mijëra persona do të qëndronin për të pritur sirenat njoftuese për qetësimin e situatës pas sulmeve ajrore në fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Të tjera fotografi janë shkrepur në tunelet ku rreth 8 mijë londinezë kaluan orë të tëra duke pritur që bombardimet të përfundonin. Janë gati 8 strehime nëntokësore të ndërtuara nën metrotë e Londrës, të cilat u shërbyen qytetarëve t’u shpëtonin bombardimeve të pandërprera në verën e vitit 1944 nga Gjermania.

Fotografi i njohur si “Abandoned UK” tha se çdo tunel ishte i mbushur me krevate marinari, shërbime shëndetësore dhe 8 mensa që shërbenin ushqim për mijëra njerëz që strehoheshin gjatë çdo sulmi.

2 komente në “FOTOT/ Brenda tuneleve që u shpëtuan jetën mijëra anglezëve në Londër”

  1. Shiqere VUQIDOLJA kunata Fiqiiiirete Qipanit says:

    Shikon ti o byrazer ? Edhe Englezët paskan tunele ? Ore edhe i paskan ruajtur mirl edhe pas 80 viteve ?
    Uaaaaaa…….
    Ne e kemi ditur nga propaganda e mediave dhe e qiveritarëve se vetëm ne paskërkim tunele që i pati bërë diktatori Enver Hoxha, dhe o burra e ti prishëm e ti çkatërrojmë……….
    Ehhhhh popull popull, primitiv ishe e primitiv ngele, nxorre Salinë e Shiqeres, nxorre Ilirin e Fiqiiiiiretes, por nuk e dijmë a ju ka ardhur mëndja ?
    Gjithsesi, jemi fukarenj nga injoranca dhe primitiviteti ynë, nuk na ka faj bota.

  2. Shiqere VUQIDOLJA kunata Fiqiiiirete Qipanit says:

    Shikon ti o byrazer ? Edhe Englezët paskan tunele ? Ore edhe i paskan ruajtur mirë edhe pas 80 viteve ?
    Uaaaaaa…….
    Ne e kemi ditur nga propaganda e mediave dhe e qiveritarëve se vetëm ne paskërkim tunele që i pati bërë diktatori Enver Hoxha, dhe o burra e ti prishëm e ti çkatërrojmë……….
    Ehhhhh popull popull, primitiv ishe e primitiv ngele, nxorre Salinë e Shiqeres, nxorre Ilirin e Fiqiiiiiretes, por nuk e dijmë a ju ka ardhur mëndja ?
    Gjithsesi, jemi fukarenj nga injoranca dhe primitiviteti ynë, nuk na ka faj bota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje