Një herpes i zakonshëm, shkak për sklerozën e shumëfishtë

14 Janar 2022, 20:11Lifestyle TEMA

Për herë të parë, shkenca ka një përgjigje për shkakun e sklerozës së shumëfishtë. Edhe pse jo përfundimtare. Sëmundja e rëndë e karakterit neurodegjenerativ, që prek moshën më vitale të popullsisë dhe në mënyrë të veçantë femrat, vjen si pasojë e kombinimit të disa faktorëve, si gjenetikë, edhe mjedisorë. Por shkenca nuk ka mundur deri tani të japë një përgjigje të qartë për mënyrën sesi ndërveprojnë këta faktorë.

Por një studim i kryer nga Health T.H. Chan School dhe i botuar në “Science” identifikon edhe një shkak tjetër. Prova të forta sugjerojnë se virusi Epstein-Barr mund të nxisë shfaqjen e sklerozës së shumëfishtë.

I njohur ndryshe si virusi EBV, ai është një lloj herpesi shumë i përhapur në popullatë – llogaritet se mund të prekë 95% të njerëzve – dhe në shumicën e rasteve nuk shfaq simptoma.

Studiuesit vunë re një përqindje të rritur të këtij infeksioni në popullatën e prekur nga skleroza e shumëfishtë, dhe disa vëzhgime – si prania e lartë e antitrupave kundër virusit, shfaqja e sëmundjes pas mononukleozës dhe në disa raste prania e virusit në lezione, shpjegojnë autorët – kanë bërë që EBV të konsiderohet si një shkaktar i mundshëm i sklerozës së shumëfishtë.

Statistikat treguan se të prekurit nga ky infeksion janë 32 herë më të rrezikuar. Megjithatë, mekanizmat e me të cilët vrusi dëmton sistemin nervor janë ende të paqartë. Ka një teori sipas të cilës EBV godet limfocitet B. Infeksioni i këtyre qelizave – të përfshira në sëmundje – mund të kontribuojë në ndryshimin e tyre, ose ndoshta shkrirja e proteinave virale me disa komponentë të sistemit nervor të shkaktojë një përgjigje anormale autoimune, siç është ajo që shihet te pacientët me sklerozë të shumëfishtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje