Kandidati për president në Francë sfidon BE-në: Anglishtja të hiqet si gjuhë zyrtare

15 Janar 2022, 14:11Bota TEMA

Pas Brexit, gjuha zyrtare e Bashkimit Europian nuk duhet të jetë më anglishtja. Ky propozim ka ardhur nga kandidati i së djathtës sovrane franceze, Eric Zemmour. Sipas tij tashmë që Britania e Madhe është jashtë Europës, dhe gjuha angleze duhet të jetë më gjuha zyrtare.

Në një intervistë për BFMTV, 63 vjecari pranoi se ai vetë e flet keq anglishten dhe nuk e ka problem një gjë të tillë. Zemmour, i njohur për qëndrimin kundër emigracionit që e cilëson si një luftë, theksoi se nëse presidenti i republikës franceze nuk mbron gjuhën e tij amtare, atëherë kush do e bëjë një gjë të tillë??

Ai shton se në Europë ka dhe gjuhë të tjera, frëngjishtja, gjermanishtja, gjuhë të tjera shumë të mira dhe nuk ka nevojë të flitet më në anglisht. Dhe pse sipas tij Mbretëria e Bashkuar si zakonisht nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë gjysëm shekulli më parë që të lejonte frëngjishten të ishte gjuha e tregut të përbashkët.

2 komente në “Kandidati për president në Francë sfidon BE-në: Anglishtja të hiqet si gjuhë zyrtare”

  1. Kozmo says:

    ANGLISHTJA ESHTE GJUHA ES PIRATEVE, NDERSA FRENGJISHTJA ESHTE GJUHA E REVOLUCIONAREVE.!!!!

    1. Gjithologu says:

      Do ta jepte dhe gjithologu injorant shqiptar nje mendim. Shqiptari qe per kulture dhe shume gjera te tjera eshte me poshte se vendet e treta dhe qe deri ne vitet 60 – 70 flinte me kafshet ne te njejten çati dhe kishte pishe ne vend te drites elektrike, u ul ne kafe dhe meqe ze tavolinen 3 ore kot, jep mendim per çeshtje nderkombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje