CEO i Pfizer jep lajmin e shumëpritur: Do t’i rikhehemi normalitetit në pranverë

17 Janar 2022, 22:40Bota TEMA

“Shumë shpejt do ti rikthehemi normalitetit, tha CEO i Pfizer, Albert Bourla, ndërsa paralajmëroi një investim të madh në Francë për prodhimin e pilulës së re kundër koronavirusit.

Duke folur për rrjetin televiziv francez BFM TV, drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane tha se “kjo do të jetë vala e  fundit me kaq shumë kufizime”.

I pyetur nga gazeta franceze Le Figaro nëse varianti Omicron do të sillte fundin e pandemisë, Burla tha se do të ishte e pamundur të parashikohej diçka e tillë pasi virusi pëson vazhdimisht mutacione.

Ai shtoi, megjithatë, se “ne së shpejti do të jemi në gjendje t’i rikthehemi jetës normale” deri në pranverë për shkak të testeve, vaksinave, trajtimeve të reja si Pfizer Paxlovid.

Në të njëjtën kohë, Bourla paralajmëroi një investim prej 520 milionë eurosh në Francë gjatë pesë viteve të ardhshme, duke forcuar kapacitetet prodhuese të industrisë farmaceutike për Paxlovid, në bashkëpunim me kompaninë franceze Novasep.

3 komente në “CEO i Pfizer jep lajmin e shumëpritur: Do t’i rikhehemi normalitetit në pranverë”

  1. pjatalaresi says:

    Demokratet ne bashkepunim me business farmaciotike duan qe t’a mbajne situaten e pandemise qeri ne fund te zgjedhjeve per te arritur synimet e tyre sh te rrezikshme per demokracine Americane, e para transformimin e sitemit elektoral duke e kthyer ate ne sistem alla formal ku mund te manipulosh sh lehte, ky eshte amoralitet i paperceptueshem, ngritja e policise fshehte per persona qe jane ne kundershtim me liderin politik , njesoj si sigurimi i shtetit qe ndiqte oponentet politik, tjeter rjepin popullin dhe taksapaguesit me vaksinimet per interesa te paskrupullta ekonomike per zgjedhjet e tjera, do te shohim….!!! Demokratet behen avokate te demokracise jashte por ne shtepi po instalojne sistem totalitar komunist.

  2. Korcari1 says:

    Normaliteti eshte futja ne burg e ketij pisit , Bill,Gates,Clauss Shwap dhe A.Fauci si fillim per genocidin e kryer ndaj njerezimit.

  3. Kacaku says:

    Ne pranvere te kujt viti ?????????????
    Per coronen u ben nje te gjithe boset e farmaceutikes , dhe mire ben , po per kancerin qe po vret 10 e me shume here se covid 19 pse nuk mblidhen ????? Pasi dihet nga te gjithe qe nese vene detyre qe kanceri duhet te sfidohet ……ai nuk ka asnje shprese ti mbijetoje shkences dhe zhvillimit te mjeksise dhe farmaceutikes …..thjesht nuk duan …., nuk u intereson …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje