"Dua të jesh vëllai im", Rama tregon bisedën e parë me Erdogan: Isha i ndrojtur, më shikonte dhe nuk buzëqeshte!

17 Janar 2022, 12:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama  këtë të hënë ka pritur në një ceremoni zyrtare presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ku kanë inspektuar nga afër ndërtimin e 524 apartamente, financim i qeverisë turke, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Në fjalën e tij në Laç, Rama ka rrëfyer takimin e parë me Presidentin Erdogan, që në atë kohë ishte kryeministër i Turqisë.

“Kjo është një ditë jashtëzakonisht e veçantë dhe unë do të flas sa më shkurt, pasi sot të gjithë duan të dëgjojnë mikun e madh të Shqipërisë dhe kam nderin ta them mikun tim të çmuar presidentin Erdogan.

Sot dua të tregoj një episod që nuk kam për ta harruar kurrë nga takimi me Presidentin që në atë kohë ishte kryeministër i Turqisë.

Unë isha i ndrojtur sepse unë e njihja nga televizori dhe nga televizori nuk duket dhe aq i buzëqeshur. Edhe me thënë të drejtën kur u takum më shikonte, por nuk buzëqeshte. Unë akoma nuk isha bërë kryeministër dhe më thotë: Dëgjo këtu: Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time.

Shqiptaret janë në zemrën e popullit turk. Unë, dëshiroj që ti të jesh vëllai im, por unë do të të them vëlla, atëherë kur ti si kryeministër të meritosh respektin e popullit tënd”, tha  Rama.

5 komente në ““Dua të jesh vëllai im”, Rama tregon bisedën e parë me Erdogan: Isha i ndrojtur, më shikonte dhe nuk buzëqeshte!”

  1. shori says:

    Thjesht, me vjen per te vjelle dhe… “o noon noite”…(ajo qe duket, kuptohet…)

  2. Politikanet Shqiptare hajduta me dy fetyra dy standarte kure Amerika ju thone ndertoni shtetin ligjore dhe mose fusni ne palament dhe ne politike kriminela keta ju thone Jo says:

    Ti munde te jeshe vellai i Erdoganit dhe Vuçiçit por jo vellai i Gjergj Kastrijotit dhe Ismail Qemalit Kosova dhe Shqiprija Jane Evrope nuke Jane as Turqi as azi as serbi as Rusi

  3. Detari says:

    eunuku i sulltanit

    rrofte gjergj kastrioti, vdekje muslimonve turq

  4. drini says:

    Shume kuptimplote kerkesa e Erdogan -fito besimin e popullite tend te them vella im.
    Falemnderit Erdogan. Falemnderit Turqi

  5. Bertold says:

    Si gjithmone ne gazeten gelbaza tema, kur permendet Turqia apo mardheniet Shqiperi – Turqi dhe Rama – Erdogan jane 2-3 moter..qira qe komentojne, 1 malok me siper qe ne cdo koment ndryshon titullin por eshte i kuptueshem nga malokeria dhe trashesia e fjalevev te tij.

    Dhe ” detari” nje coban qe eshte bere neo grek, nuk di qe baba Shqiptar ka dhe merr 30,000 leke per komentet qe ben ketu.

    Edhe 1 here falenderime te thella Erdoganit dhe Turqise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje