FOTOT: Pensionisti që nuk mbyll dot sytë prej gati tre vitesh lëshon një paralajmërim për të tjerët

17 Janar 2022, 13:57Lifestyle TEMA

Ndërhyrjet estetike janë kthyer në një trend jo vetëm për personazhet e famshëm, por edhe për masën, madje edhe për personat në moshë.

Megjithatë, për pjesën më të madhe të tyre pamja ndryshon rrënjësit për mirë, por për të tjerë ka edhe probleme. Një prej tyre është edhe Pete Broadhurst, një 79-vjeçar nga Birmingham-i, Angli.

Ai ka kryer një ndërhyrje estetike në vitin 2019 për të cilën ka paguar 11 mijë paund, ndërsa tashmë pretendon se tashmë nuk mund të mbyllë dot sytë. Ai është detyruar të kryejë edhe një operacion të dytë korrigjues, por sërish syri i tij i majtë qëndron përgjithmonë i hapur, ndërsa gjatë gjumit ai duhet të vendosë mbulesa për të, shkruan Daily Mail.

79-vjeçari pretendon se është i detyruar të përdor të paktën 8 herë në ditë ilaç me pika për të parandaluar tharjen e syve. Pete është shprehur se tashmë ai ka marrë një pamje të frikshme edhe pse ndërhyrjen e kreu për të kundërtën.

2 komente në “FOTOT: Pensionisti që nuk mbyll dot sytë prej gati tre vitesh lëshon një paralajmërim për të tjerët”

  1. syrinpish says:

    Shtrihu barkas mbi nje pushke, vere ate syrin qe rri hapur mbu shenjester dhe thuaji gjermanit ‘hajde po ta mbajti’.

    1. Durrsaku says:

      Lumi fle, armiku s’fle!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje