Kërkohet ndihma e FBI-së për Renato Hajmelin: U kap me armë pasi kaloi disa aeroporte

17 Janar 2022, 12:21Kronika TEMA

Për të hedhur dritë mbi rrugëtimin e 51 vjeçarit Renato Hajmeli i cili u kap mbrëmjen e 12 janarit në aeroportin e Rinasit, me një pistoletë “Colt” dhe 125 fishekë në valixhe, është kërkuar bashkëpunimi i FBI-s dhe NCA-s Agjencisë Britanike Kundra Krimit të Organizuar.

51 vjeçari shqiptar mundi të thyejë sigurinë në aeroportin Houston në Amerikë dhe Lutton në Angli, ndërsa u kap në vendin tonë. Pikëpyetja është se si ka mundësi që një armë e tillë nuk është pikasur nga autoritetet në Aeroportin e Hjuston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe atë të Lutonit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky është një ndër rastet e rralla ku një udhëtar mundet të futet në avion me armë me vete. Për fat të mirë ai nuk ka pasur qëllime të këqija duke e lënë pistoletën në valixhe.

Sipas policisë, valixhja e personit në fjalë është kontrolluar imtësisht pasi ka zbritur ku edhe i janë gjetur arma dhe fishekët. Ai akuzohet për “armëmbajtje pa leje” dhe “trafik armësh”. Ngjarja pritet që të sqarohet edhe pas bashkëpunimit me FBI-në amerikane dhe NCA angleze.

1 komente në “Kërkohet ndihma e FBI-së për Renato Hajmelin: U kap me armë pasi kaloi disa aeroporte”

  1. CCW says:

    Ne Amerike eshte e ligjshme te udhetosh/fluturosh me arme me kusht qe arma te mos jete ne bagazhin e dores por ne bagazhin qe shkon ne check in dhe te jete e zbrazur. Bagazhed check-in skanohen kur merren ne dorezim ne nisje dhe kur mbrrijne ne destinacion. Tranziti (Anglia) nuk hyn fare ketu.
    Lajm i madh !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje