Shkëmbimet Shqipëri-Turqi: Shqipëria importon 700 mln euro mallra turke, eksporton vetëm 43 mln euro

17 Janar 2022, 20:20Ekonomia TEMA

Turqia dhe Shqipëria duket se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të rritur bashkëpunimin jo vetëm në rrafshin politik, por edhe në atë ekonomik.

Në këtë kuadër, vitet e fundit Turqia duket se po kthehet një një partner strategjik në drejtim të investimeve të huaja me rritje të ndjeshme të fluksit të tyre por edhe në drejtim të tregtisë së mallrave.

Sipas INSTAT, volumi tregtar mes vendeve është rritur ndjeshëm ndër vite, ku përfituesja më e madhe padyshim është Turqia pasi vendi ynë importon sasi të konsiderueshme mallrash. Ndër vite pesha e mallrave të importuara nga Turqia ka shfaqur një tendencë gjithnjë e në rritje.

Përgjatë vitit të kaluar, Shqipëria ka importuar 86.1 miliardë lekë mallra nga Turqia gati mbi 700 milionë euro, duke përfshirë veshjet e këpucët, produkte të çelikut, lëndëve djegëse apo artikujt të plastikës e produkte të tjera.

Ndërsa Shqipëria nga ana tjetër, vitin që lamë pas ka eksportuar 5.3 miliardë lekë mallra “Made in Albania” apo rreth 43.4 milion euro në total drejt Turqisë.

Referuar statistikave, eksportet shqiptare  kanë njohur një rritje të lehtë në 5 vitet e fundit, megjithatë mbeten ende në nivele mjaft të ulëta.

Ndërsa në total, volumi tregtar mes dy vendeve pra import-eksportet përgjatë vitit të kaluar tejkaloi gjysmë miliardë euro, pasi sipas INSTAT, llogaritet në 747.7 milionë euro vlera e mallrave të shkëmbyera mes dy vendeve.

9 komente në “Shkëmbimet Shqipëri-Turqi: Shqipëria importon 700 mln euro mallra turke, eksporton vetëm 43 mln euro”

  1. Shkodrani says:

    Normal,biles exportokemi shume.Shkrim idiot me te tilla krahasime,kur dihet kapiciteti yne prodhues.Shqiptaret mendojne se jane qendra e botes per cdo gje\nuk e kuptoj cfare te cojme ne ne Turqi,dhe cfare produkti.Akoma nuk e dini qe Turqia eshte nje nga prodhueset,exportueset me te medha ne bote?

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      Shkodrani, respekte.
      ???????

    2. Kalec Dega says:

      Besoj qe jane te knacur beqirat e Shqiperise me ne krye Rahmanin…lol
      =
      pytja qendron, sa thelle ia fut Edrogani Edroges, lol

    3. .1389 says:

      Kemi plot Kadrinj kazanxhi me nga 2-3 portale secili!

  2. Albi says:

    Turqia ka 27fishin e popullsise se Shqiperise (83mil vs 3mil) dhe dyfishin e PBB per fryme (10,000Eur vs. 6,000Eur). Me keto shifra, proporcioni “i balancuar” i shkembimeve do ishte 700mil Eur kundrejt 16mil Eur.
    Me 43mil Eur eksporte jemi te nderuar me Turqine.
    Sikur te kishim kete raport edhe me vende te tjera, do ishim popull i lumtur….

    1. ben. says:

      Me vendet e tjera bilanci eshte i pa krahasushem.
      Nga greqia dhe italia futen cdo vit cash gati 1 miliarde dollare. Dhe kjo gje ka mbi 20 vjet. Jane miliarda dollare .
      Nuk e di ne e kupton dot diferencen.
      Di gje pervec ketyre 40 milione eurove ,te kete sjelle gje tjeter turqia.
      A po , xhamine.
      Shkoni more selcuke , mbani rradhe per buke me cmim te lire se na e shpifet.

    2. Xhelo says:

      E ke gabim shoku, Shqiprija nëse lshtë tremil. Atëherë edhe konsumin do të duheshtd ta kishte më të ultë dhe si rrjedhojë impoeti do rë duheshte të sillej 40-50 mil. Euro
      Nje vendmenjë ekonomi të zhvilluar normal do të kishte një eksport te perafërt me import.

  3. Per korrektese says:

    Shumë sakte Albi. ?????
    Por ama, edhe ministrite e ndryshme, sidomos e Bujqësisë, Financave, dhe Ekonomise, duhet ta mbrojne prodhuesin shqipetar.
    Ministrat tanë historikisht kane qene tregëtare, dhe dihet qe tregetaret shohin vetem fitimin personal.
    Se si i marrin votat partite shqipetare vetem nje zot e di.

  4. rexha 10 says:

    Eshte normale qe do te importoje mallra nga Turqia ,sepse shikohet edhe problemet ekonomike qe Turqia pati me renien e vleres se lires .
    Po qe se eshte e vertete ,Ne vende qe ti mbashe stoqe mallrat ,po ja shete Shqiperise ,si mallra te dores se dyte .
    Shqiperia duhet te mendoje me shume per eksporte te mallrave ,se sa per importin e mallrave .Kure nuke prodhone gje ,c’fare eksporti kerkone te beshe ??????Merruni me vajin e ullirit te prodhuar nga fabrike e mis albania zonjes SELIMLLARIT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje