Kaç Islami reagon i ofenduar nga Rama: Nuk duhet ta sillje Erdoganin se kishim përvjetorin e Skënderbeut

18 Janar 2022, 14:36Politika TEMA

Ish-ministri dhe ish deputeti socialisto-demokrat Kastriot Islami, i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, komentoi vizitën e Presidentit të Turqisë, Erdogan, në vendin tonë.

“Dje, në Shqipëri ka qenë edhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, për një nga prioritetet tona, që është hapja e negociatave. Ministria jonë e Jashtme duhet të koordinonte vizitat, pavarësisht se Presidenti Erdogan ndoshta ka pasur agjendën e tij. Vizita e tij nuk duhet të koincidonte me vizitën e ministres gjermane”, deklaroi Islami.

“Gjithashtu, kjo vizitë nuk duhet të koincidonte me përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut, heroit tonë kombëtar”, shtoi Islami

4 komente në “Kaç Islami reagon i ofenduar nga Rama: Nuk duhet ta sillje Erdoganin se kishim përvjetorin e Skënderbeut”

  1. Kur te iken truri says:

    Ti je nje hic shoku koha jote ka mbaruar mos u beje qesharak e nise me ps shkove te pd tani mundohu mos hyne te shoqata homosexuelle ndoshta do gjeshe plaisir

  2. xx says:

    Si ti thoshte ERDOGANIT Rama mos hajde se do vije ministria gjermane??????? kur ndoshta ajo njoftoi me vone dhe njerzit do prisni akoma te merrnin celsat e shtepive.perse skishte kush e priste? nuk qe dhe kancelari i gjermanise.

  3. Ladi says:

    Hahahahaaha kush po flet per Skenderbeun?! – po flet Hamzaj – nipi i Kastriotit?! hahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje