Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Drini Pali. Kryesuesja e trupës së KPK, Etleda Çiftja sqaroi se vendimi për konfirmimin e Palit është marrë me shumicë votash.
Gjatë seancës dëgjimore të premten më 14 janar, prokurori Pali dha shpjegime për dy apartamente që bashkëshortja ka marrë nga prindërit e saj, pasuri për të cilat përfituesja kishte nënshkruar më prë kontratë shitblerje me të atin për vlerën totale 6.6 milionë lekë.
Po ashtu, Pali dha shpjegime edhe për katër denoncime dhe një informacion konfidencial që KPK kishte marrë po për kriterin profesional.
Prokurori këmbënguli se dy apartamentet, për të cilat mes bashkëshortes së tij dhe prindërve të saj ishin nënshkruar kontrata shitblerje, ishin dhurata.
Ai kundërshtoi gjetjet në kriterin e profesionalizmit dhe pretendoi se vonesat në hetim vinin nga kompleksiteti i çështjeve dhe ngarkesa në punë.
Drini Pali përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Durrës.
Na myten Palet Lleshet,Dodet edhe ne 2022 ne presim te denohet Berisha ,o hej o hej o hej!
Shkon Haka tek i zoti .Shendet Urime dhe nga hera krenar.
Pejapaqe
Pali family USA
KY DRINI PALI KA NE DORE NJE CESHTJE SHUM TE RENDESISHME NE DORE…BEHET FJALE PER KAPJEN E 45 KG HEROINE NE PORTIN E DURRESIT…KU SI GJITHMONE JAN MJAFTUAR VETEM ME SHOFERIN QE KISHTE VETEM 2 JAVE PUNE ME KETE FIRME.. PREJ 7 VJETESH QE CANTE EVROPEN SI SHOFER DHE KURR SKISHTE PASUR PROBLEME ME DREJTESINE..KU GABINEN E KAMIONIT JA NDERRUAN NE SHESHIN E TRAGETIT PERPARA SE TE HIPTE NE TRAGET..ME JUSTIFIKIMIN QE KOKA E KAMIONIT ESHTE ME DIFEKT….TE HETOHEN DOGANIERET.PUNOJNESIT E SKANERIT.POLICET ETJ…TE SHOHIM SE SI DO TA ZGJIDHI KETE CESHTJE…DHE TE TREGOJ MQE ME TE VERTETE QE ESHT NJE PROKUROR I DENJE PER DREJTESINE SHQIPTARE.