Prokurorët me Covid-19, shtyhet sërish seanca ndaj Tahirit

17 Janar 2022, 12:29Kronika TEMA

Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është shtyrë sërish, për të katërtën herë. Arsyeja është se kësaj here, dy prokurorë ishin me Covid-19.

Tahiri ka qenë i pranishëm në GJKKO për të ndjekur nga afër seancën, por kjo e fundit është shtyrë për në datën 31 janar, në orën 11:00.

Ish-ministri i brendshëm, Tahiri dhe ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës, të dy të fajësuar nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda për “shpërdorim të detyrës” do të rigjykohen në Apel në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë.

2 komente në “Prokurorët me Covid-19, shtyhet sërish seanca ndaj Tahirit”

  1. Pak says:

    Mbase i ha covidi te gjithe keta qe shtyjne seancat, s’ka ngele gje tjeter tani se populli s’ka me force ne kete “demokraci” farale qe ba shitet si shtet ligjor, eshte kthyer ne drejtesi kriminale vete. Shtyhet seanca per presidentin, shtyhet per ate e ket siku s’ka me gjyqtare e realtore.

  2. Shaqo says:

    Me miresistemii drejtesise te kishte filluar nga 0 gjyqtare e prokurore, do te kishte arritur te fillonte njelloj punen e grumbulluar ne te njejten situate ku eshte sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje