Bamir Topi tregon takimin me Erdogan: Nuk e harroj kurrë gjestin e tij, thyem çdo protokoll në një takim që zgjati 3 orë

19 Janar 2022, 22:10Politika TEMA

Ish-presidenti i vendit, Bamir Topi duke iu referuar vizitës së fundit të presidentit turk Recep Taip Erdogan ka theksuar se politika shqiptare e ditës të rrijë larg marrëdhënieve të konsoliduara Shqipëri-Turqi.

Topi ka risjellë në vëmendje edhe takimet e tij me presidentin turk duke thënë se nuk është e vërtetë që ai është i ftohtë, madje kujton një drekë me të kur ai ishte kryeministër, që ka zgjatur 3 orë e gjysmë, në këtë mënyrë duke thyer çdo protokoll.

“Presidentin Erdogan unë e kam takuar disa herë kur ishte Kryeministër. Mund ta kem takuar rreth 10 herë, gjatë vizitave zyrtare, të punës. Ka gjetur momentin është shkëputur dhe na ka takuar. Unë kam ndejtur në një dreke të stërgjatur në residencën e kryeministrit në Ankara, dreka dhe çaji pas dreke ka zgjatur rreth 3 orë e 30 minuta.

Doli jashtë çdo parashikimi dhe protokolli. Bisedë shumë dashamirëse. Politika e jashtme e Shqipërisë, është e sanksionuar nëpërmjet institucioneve, garantohet me Kushtetutën, një gjest dashamirës që vjen në një moment duhet shkëputet nga tjerat.

Mos harrojmë në përmbytjet e Shkodrës në vitin 2010 , unë kam ardhur në kushte të vështira nga Kazakistani, fati e desh që arrita të vij në Shqipëri, dhe në momentin kur askush nga fqinjët nuk ishte përgjigjur për helikoptere, kam pasur bisedë të drejtëpërdrejtë me Presidentin Abdyrragyl. E kam bërë bisedën në drekë, dhe pas 10 orësh erdhën helikopterët me ndihma. Për hir të vërtetës ju bashkangjit dhe Greqia“, tha ai pwr Fax News.

Topi kujton dhe një gjest të veçantë të ish-Presidentit turk, Abdullah Gul, kur e thirri në zyrën e tij dhe në prani të medias firmosi pro Shqipërisë që të bëhet anëtare e NATO-s.

“Absolutisht Turqia mbetet aleat i rëndësishëm, tradicional i Shqipërisë. Gjatë kohës kur isha President kam zhvilluar dy vizita zyrtare dhe disa vizita pune në Turqi. Në të njëjtën kohë ka ardhur në Shqipëri Presidenti Abdullah Gul. Politika e ditës nuk duhet të ngatërrohet absolutisht me një traditë marrëdhëniesh. Nuk ka rëndësi kush është ai person që drejton Turqinë apo Shqipërinë, por është miqësi e konsoliduar mes dy vendeve.

Në Turqi jetojnë më shumë shqiptarë se në Shqipëri. Sa herë kemi qenë atje, jemi trajtuar me shumë kujdes. Vizitat kanë qenë gjithmonë shumë miqësore, nuk dua të jap term tjetër që mund të ngatërrojë bisedën. Nuk harroj që Presidenti Abdullah Gul, ka bërë gjest të veçantë, më ka ftuar në zyrën e tij, dhe në prani të medias ka ratifikuar firmën që Turqia mbështet Shqipërinë për t’u bërë anëtar i NATO-s.

Patjetër që nuk duhet të ngatërrohet me otomanizmin. Turqia është një shtet modern që ka pozicion gjeostrategjik të jashtëzakonshëm. E kam vizituar për herë të parë Turqinë në vitin 1992. Shikoj që Turqia ka zhvillim të jashtëzakonshëm. Është nëj vend që duhet konsideruar si një shtet në rrugën e modernizimit”, deklaroi Topi.

Sa i takon ndërtimit të shtëpive në Laç apo spitalit të Fierit, të cilat Turqia zhgjodhi që t’i bëjë vetë, Bamir Topi thotë se kjo vjen dhe përshkak se nuk ka besim te menaxhimi i fondeve nga qeveria shqiptare. Ardhja e Erdogan në datë 17 janar, që shënon vdekjen e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mund të jetë rastësi thotë Topi. Por ai ka një kritikë për Ramën, i cili nuk i kushtoi as një status në rrjetet sociale mëngjesin e 17 janarit, heroit tonë kombëtar.

“Së pari ata nuk kanë shumë besim te dorëzimi i fodeve në një qeveri që është deklaruar dhe ata kanë informacione që fondet e veta i bën rrush e kumbulla. Nuk ka seriozitet në administrimin e fondeve. Egziston që ka një rezervë për t’ja deleguar. E dyta, janë shumë seriozë. Ju e keni parë dhe estetikisht. Ne jemi larg dhe nga administrimi i fondeve dhe estetikisht. Uroj të mos jenë këto arsye. 17 janari? Mund të ketë qenë rastësi. Supozojmë se Presidenti turk të ketë caktuar datën 17.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Shqipërisë duhet të gjejë seriozitetin që dita e tij të fillojë me një nderim të 17 janarit 1468. Dil bëj një deklaratë, një status. Ne i ngatërrojmë vetë punët. Kryeministri shkon te Presidenti, ndërsa kryetari i shtetit shkon te memoriali i Skënderbeut. Ne në radhë të parë duhet të respektojmë historinë tonë. Bëj një status dhe pastaj gjithë kohën merru me vizitën. Kjo na jep të drejtë t’i rikthehemi asaj që kemi thënë më parë, nuk kemi qeveri por një kryeministër”, përfundoi ai.

9 komente në “Bamir Topi tregon takimin me Erdogan: Nuk e harroj kurrë gjestin e tij, thyem çdo protokoll në një takim që zgjati 3 orë”

  1. Goni says:

    Skenderbeu nuk ka as ditelindje te rregjistruar as dhe nje dite vdekje te rregjistruar. Nese do te ishte kaq shume i dashur per shqiptaret patjeter qe do ta ruanin si diten e lindjes po ashtu dhe te vdekjes. Ashtu sic ja ruajten te pakten te ashtuquajturit armik te Skenderbeut Ballan Pashes deri ne fund te viteve 1960 para se varri i tij ose tyrbja e tij te shkaterrohej nga komunistet, ne Petrele te Tiranes. Por te pakten ishte nje varr i plote. E jo bosh e imagjinar sic eshte ai i Skenderbeut i ndertuar ne ish xhamine e qytetit.

    1. Parruca says:

      Goni dita e lindjes eshte e vertete qe nuk dihet me saktesi por dita e vdekjes eshte e sigurte qe eshte 17 Janar 1468. Keshtuqe mos u perpiq te justifikosh te pa justifikueshmen. Servilizmi i Rames ndaj « sulltanit » nuk njeh limite!

    2. Pilo Lala says:

      Serbija e reklamon kete genjeshter qe Skenderbeu nuk paska date lindje apo vdekje.
      Me kete done te thone pastaj , qe Skenderbeu nuk ka ekzistuar, edhe pse eshte ne gjithe arshivat e Europes dhe Turqise..
      Sepse duan te shuajne rolin e udheheqsve te Ballkanit, heronjve me te medhenj te kohes.

  2. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

    Ka plot njerez që e shajne Bamir Topin per ate qe ka qene – bashkepunetori i Berishes.
    Por harrojne did gjera:
    + Bamir Topi nuk vjen nga familje komuniste, dhe nuk ka qenë komunist si Saliu.
    – Bamir Topi është futur ne PD kinder Sali Qen Berishes, dhe jo bashke me të,
    Familja Topi do ta kishte per turp të krahasohej me Katunarin Sali
    – Bamir Topi nuk është kriminel
    Kjo e fundit mjafton deri te pika 162 per Sali Qenin.
    A ka bere korrupsion Bamir Topi? Ndoshta dhjete.here me pak se Rama, dhe 200 here me pak se Qeni Sali.
    Oh,po. Se harrova. Nje bodiuard qen bir qeni nga Lushnja, e ka kapur ne foto Bamirin pa breke.
    Se demek Saliu nuk i heq breket. Ore, edhe mund të jetë pederast. Kush po thotë Jo.
    Por Bamir Topi është si qe thotë.
    E kam takuar vetem nje here tek Fresku, por me ka lend pershtypje shumë të mire si njeri.
    Ndersa Sali Qenin enjoh shumë me mire nga Bamirin, dhe e di që është nje qen bir qeni.

  3. Komuniteti myslimane ndodhet në kët gjendje edhe për shkate të politikanve si Bamir Topi se veq genjeshtra thone kure vjen puna tek myslimanet se pse Jane edhe vet myslimane dhe as nje her nuke thone të verteten nuke ka Shqiptare në Turqi says:

    Shqiptare në Turqi më shume se në Shqiptare??? Unë kure nuke kame degjuare se u zxhodhe deputet a po krytare bashkije nje Shqiptare me emer mbiemer Shqiptare a po që flet Shqipte nje fotbolliste qe ka lindure ne Turqi dhe luane per Shqiprine dini ju Aktore kengetare di kushe ndoje Shqiptare i famshem që ka lindure nē Turqi dhe sote i thote vetit Shqiptare dine kushe??? 99/100 e tyre i kane rëne mohit kombit dhe gjuhes.. Shumica e myslimanve që jetone në Shqiprie e çuane veten Turqe dhe e urren Shqiprine dhe Evropen Jo më ata që kane lindure a po që kane kohe ne Turqi as nuke bëhet fjale që tju bi ndermend per kombin Shqiptare.. komuniteti myslimane ndodhet në kët gjendje edhe për shkate të politikanve hajduta dhe tradhtare

  4. Pak says:

    Statusi eshte: respekt per Gjergjin, por nuk do festojme vdekjen! Lindjen po. Me festat dhe vizitat merren shoqatat dhe “sindikatat” qe ne Shqiperi i ke rrafshuar ti Bamir me Sali Berishen dhe ne vend te tyre keni partite politike. Edhe festat edhe protestat ne nje demokraci, organizohen nga shoqatat dhe sindikatat, zoti Topi. Por ne Shqiperi, duke filluar nga avokati popullit, perfaqesohen nga maskarenj qe u duhet ngritur kembet.

  5. Indignados says:

    E qerase me paçe sulltanin?

  6. Pensionisti i Porcelanit says:

    Bamir Topi ka vetem nje shans: te kandidoje per Kryetar te Partise Republikane.

  7. Asd says:

    Une, une, une, une… Epo shyqyr qe ke mbajtur shenime c’ke bere, sepse njerezit …te kane harruar!!! Ndoshta ngaqe u eshte dukur qe ske bere asgje… pervec rroges, tokave, dhe ullishtave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje