Me poture ulur nderojmë sulltanin

19 Janar 2022, 09:23Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Edi Rama i është rikthyer një manipulimi që e ka perfeksionuar deri në detaje: atij që tenton të hiperbolizojë një çikërimë qesharake, duke lënë në hije një të vërtetë të madhe. Këtë ka mëtuar të bëjë edhe pas vizitës së fundit të presidentit turk Erdogan dhe neverisë që ngjallën skenat e vasalitetit në sytë e shumë shqiptarëve.

Ai është kapur vetëm me një polemikë, atë të përkimit të vizitës së sulltanit të ri me datën e vdekjes së Gjergj Kastriotit.

Në një tekst drejtuar kritikëve të tij Rama u tall me ata që e interpretojnë historinë e sotme përmes heshtave dhe shpatave të dikurshme. Ai ironizoi se nuk ka asnjë lidhje mes republikës moderne turke dhe rethimeve të Krujës, mes një vendi aleat në Nato dhe luftrave të Gjergj Kastriotit kundër otomanëve, pesë shekuj më parë.

Në fakt, e vërteta është krejt tjetër. Që prej dy dekadash, kur AKP-ja islamo-konservatore e Erdoganit mori pushtetin, nostalgjia për fitoret e 39 sulltanëve me radhë, përfshirë këtu edhet ato në Ballkan, është bërë një konstante e politikës së re turke. Nuk ka studiues serioz sot që nuk flet për neo-otomanizmin si për një pushtet të butë, që autokrati i Ankarasë po përpiqet të instalojë në tokat e zaptuara dikur nga paraardhësit e tij. Me insistim, vetë Erdogan, gjatë një përvjetori të vdekjes së Ataturkut në 2016, këmbënguli se historia e Turqisë nuk ishte vetëm 90 vjeçare, por shekullore dhe se duheshin korigjuar të gjithë librat shkollorë që bazoheshin tek ky gabim.

Pra, pavarësisht se çfarë ushqimi për budallnj reket ti servirë kryeministri ynë popullit të vet, Erdogani e ka të lidhur fort ideologjinë e tij me betejat, rrethimet, dhe heshtat e periudhës osmane.

Këtë Edi Rama e di më mirë se kushdo tjetër.

Ai ishte vetë dëshmitar, në korikun e pesë viteve më parë kur Raisi turk i shërbeu si shofer, në inagrurimin e urës Osman Gazi, e cila u kurorëzua me emrin e themeluesit të dinastisë osmane. Ai e pa me sytë e tij se si, gjatë kësaj ceremonie, u përshëndet nga ushtarët e veshur me uniformat e meherëve, rojeve tradicionalë që ngrinin çadrat e betejave për sulltanët.

Edhe nëse nuk ka qenë dëshmitar, kryeministri ynë me siguri e ka lexuar se, kur u betua për herë të parë si president, Erdogani shkoi të përkulej në xhaminë Ejup Sulejman, në bririn e artë, aty ku të njëjtën gjë e bënin sulltanët e dikurshëm.

Ai e di se sa popmpozitet ka fituar rënia e Kostandinopojës – ose pushtimi i saj sipas disave-, që kur në Anadoll komandon “vëllau i tij”. Ai me siguri e ka lexuar se ç’ndodhi së fundi me Shën Sofinë, të cilën në 1934-ën, Ataturku, vendosi ti’a “dhurojë njerzimit”, por që në emër të së “drejtës së shpatës osmane”, islamo-konservatorët e rikthyen në xhami për të përkujtuar pushtimin e madh të qytetit të shenjtë nga Mehmeti II.

Pra, sado i tkurrur të jetë formimi i tij intelektual, sado i pavëmendshëm të ketë qenë si dëshmitar i mardhënies me Erdoganin, Edi Rama nuk mund të sillet sikur nuk e di se bedenat, rrethimet dhe lufrtrat e shekujve më parë përbëjnë brumin e me të ciliën partneri i tij strategjik, gatuan bukën e politikës së sotme. Neo-otmanizmi dhe shtrirja e influencës në trojet e dikurshme të perandorisë, janë në themel të saj.

Në emër të kësaj ideologjie lideri autoritar turk, vende si Shqipëria, dikur nën pushtimin osman, i quan pjesë të “kufijve të zemrës”. “Këto nuk janë botë të ndryshme, por copza të shpirtit tonë” thoshte ai në një fjalim në Bursa në 2016.

E pra, këtë janar, në Tiranë, Erdogan u soll fiks si padroni i këtyre kufijve imagjinarë. Pamjet që ne pamë, ishin ato të një vendi trishtueshmërisht vasal. Ceremonia tek Xhamia e Et’hem Beut, ku mbizotëronin flamujtë turq dhe banderolat në të njëjtën gjuhë, ku shqip fliste vetëm përkthyesi dhe jo prezantuesi, ku në podium shkruhej “arnautllëk”, ku lutjet u thanë në gjuhë të huaj nga një hoxhë i huaj, nuk janë parë kurrë më parë gjatë vizitës të ndonjë shtetari tjetër.

Erdogani dhe shpura e tij e kanë përdhosur për disa orë çdo lloj sovraniteti, pikërisht në sheshin që ironikisht mban emrin e heroit tonë kombëtar.

Në mënyrë përçmuese ai përjashtoi nga ceremonia e rikontruksionit të një xhamie, krerët e komunitetit musliman shqiptar që i etiketon si të kapur nga gylenistët. Pa pikë skrupulli ai kërcënoi edhe deputetët shqiptarë që duhet të dorëzonin këta terrorristë, të cilët bota demokratike refuzon ti njohë për të tillë.

Prapa gjithë këtij turpi, që e bën çdo qytetar me sado pak dinjitet, të neveritet nga vendi ku ka zgjedhur të jetojë, qëndron vetëm një njeri: Edi Rama. Eshtë ai që, në emër të bizneseve që ka me njerëzit e afërt të Raisit, apo si shpërblim për ndihmën ekektorale që ka marë, sot sillet si i vetmi mes udhëheqësve të ashtuquajtur pro perendimorë që njeh “fajtorët” e grushtit të shtetit dhe dorëzon gylenistët, në kundërshtim me ligjet e shtetit të vet.

Eshtë ai që pranon “kufijët e zemrës” të caktuar nga Erdogani dhe copëzat e shpirtit turk mbi botën tonë.

Pikërisht për të daravitur shijen e hidhur të këtij servilizmi të pështirë, kryeministri iu shmang thelbit të çështjes. Ai hyri në polemikë vetëm me atë pjesë tradicionalo-folkrorike që ishte prekur nga përkimi i vizitës së presidentit turk me datën e vdekjes së Sëkënderbeut. Këtë e bëri me qëllimin perfid për të fshehur turpin e vëtrtetë, atë të uljes së potureve përpara megalomanisë së Erdoganit. Sepse skandali i asaj që ndodhi në Tiranë në 17 janar, nuk ishte data e zgjedhur rastësisht, ose jo, nga “vëllai Taip” për të përçmuar Kastriotin, por qëllimi i dukshëm për të parakaluar këtu si pasardhës i sulltanëve.

31 komente në “Me poture ulur nderojmë sulltanin”

  1. Hysniu says:

    Sa me shume nuk ta var k.Edi Rama aq me i hidhur behesh. Andi Blloku ne mbrojtje te ”parimeve” me Saliun si model te demokracise.

  2. Napoli says:

    Sa injorant je bre Bushkak ti sbehesh ma

    1. Fajtori.com says:

      Ky flet sikur ka futur kokën në uturak!

  3. Detari says:

    Arberia nuk eshte cliruare akoma. Shtetet fqinje luftuan dhe perzune te gjithe mbetjet turke nga vendi tyre dhe rrafshuan te gjitha simbolet turke.
    Ketu ne “skiperia” mbeten mbetjet turke dhe jane shumfishuar kete shekullin e fundit.
    Skiperia tani eshte nje shtet gabel, pa kulture, pa histori, pa llogjik.

    Te imagjinosh se feston ardhjen e nje sulltani me flamurin e Gjergj Kastriotit eshte cmendim…

  4. vang says:

    nuk te kemi degjuar ndonjehere te flasesh per keto mardhenie kur Sala i therte dashin tek kembet ”sulltaneve” sic i quan ti si dhe futjes ne oranizaten ISLAMIKE as kur erdhi BIN LADEN as kur u ngriten me mijra xhami qofshin edhe te Gylen

  5. Loni says:

    Si ka mundedi qe botoni kete palaço…

  6. Lili says:

    Ti je nje idiot qe shkruan vetem budallalleqe, te pakten te jemi mirenjohes per ato qe Erdoan dhe Turqia ka bere ne keto vite se jane shume gjera qe nuk jane permendur,po nga cmira per Ramen beheni edhe bukeshkale,doemos komunist 24 karatesh je s’ke c’thua me shume.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Nje shkrim nder me te miret te z. Bushati. Z. Rama, apo me mire t’i themi Ballaban Rama po e ben Shqiperine vasale te Erdoganit.
      Shqiptaret dine te cmojne mikun, por miku nuk duhet te perzihet ne pune te brendshme te nje vendi sovran. Ndertimi i 522 banesave nga ana e Turqise nuk do te thot se tani ne duhet te pranojme cdo gje qe na kerkon aziatiku.

  7. Bardha says:

    Doli miu i haleve te bllokut i biri i qenit sigurimit dhe nipi i udheqesit te revolucionit dhe u mbane leksion popullit

  8. myftar mane says:

    I dashur Andi miremenghes. Te ndjek vazhdinisht ne shkrinet e tua e sidomos mbremjeve si opinionist. Vleresoj vazhdinesine ne linjen tende ( kendveshtrimin tend opoxitar dua te them)
    Jam shume kurioz te lexoj nje koment tendin si dikur 2010, 2011….Apo tani s’mund te dalesh nfa loja e skyadres?

  9. Mehdi Bushati, ish kryetar komisjoni i DEBIM INTERNIMEVE. says:

    “Ç’lind prej maces do gjuaj minj”
    Eh mor GJIGANDI EDI RAMA, ç’i ke bere me hije keta “patriotet” niper e bij kanibalesh, turkoshakesh (Hysni; Mehdi) perkrahes te shpellareve, qe u duket vetja si rregullator, por qe ne fakt jane shares ziliqar te udheheqesve te mandatuar nga SOVRANI.
    Andi Mehdi Bushati, nuk e di pse me kujton nje film qe tregon jeten e nje kompozitori te madh, i cili eshte shenjestra ziliqare e nje krijues medioker muzukor ne oborrin e perandorit te Austrise.

  10. Bubuzhel Berati says:

    TE BERI RAMA BUDALLA …24 ORE NE 24 VETEM RAMEN MENDONE IK VOGELUSHI I GJYSHIT HYSNI KAPO TE MJEKU MER MÉDICAMENT SE DO BEHESH KEQ FARE DHE DO TALLEN FEMIJET E LAGJES

  11. 19 says:

    Po si stu mbyll bucja mor konia e bllokut .grua kurv se vetem nurr nuk je .

  12. Opinion says:

    Je i keq dhe i lig Bushat.Të gjithë argumentat që jep janë kundër ER në të gjitha këndvështrimet. Nuk të beson më njeri ty dhe A.Neshon.Keni urrejtje patologjike për çdo veprim të ER.Mirë do të ishte të ndërroni dioptrinë e shikimit ose llogarinë që bëni me të kaluarën tuaj.

  13. Kollodoku says:

    Po mos ishte sulltani greku ti uli poturet dhe te futi ……..

  14. O Shurra e Salehut says:

    O anal-ist,a e ke pyetur ndonje here veten,pse je kaq shkerdhate,ai lexon komentet qe te behen,ae kupton sa i vogel je,sa i menderosur,sa i peshtire,po si nuk ke turp,kur nuk te len gje pa thene,po i plasi hajdari ER,se c’fare pjerdh ti dhe shpura jote,po zaten pse jeni ju,ER do te qendroje ne pushtet sa ti doje salplehu,c’fare do beni tani qe mbaruat pune me faltoren,do te krijoni ndonje -Shurrtore-,se te gjithe te dhjere e te pshurrur,dolet

  15. 1 says:

    Sipas logjikes se me greket nuk duhet te takohemi se kane masakruar camerine,na kane sulmuar dhe kane pretendime teritoriale.Po keshtu italianet,gjermanet,austriaket,malazezet,serbet.Ballkani dhe europa keshtu kane qene te ngerdhethura e cfare sduhet te zhvillojme mardhenie me keta?E beme per 50 vjet te shkuara dhe cfare fituam?Asgje.Une nuk jam myslyman po kur shof se tjetri te dhuron 530 banesa dhe ti e nderon cte keqe ka ketu?

  16. rexha 10 says:

    C’DO gje ne ditet e soteme lidhet direkte me interesin ,pore qe ta beshe politike edhe strehimin e banoreve ,qe mbeten rrugeve pa shtepi sepse ja shembi termeti ,kjo eshte per te vene kujen .Mose digjoni keta palacot e nipojeve te bllokut ,sepse jane mesuar qe te sundojne ne kete mynyre sice bene edhe Saliu. eshte rruga ku ballkani ka qene sunduar qe nga koherat e Skenderbeut e deri ne ditet e soteme .
    Kesaje i thone qe edhe vete Skenderbeu po ta dinte se ne Lezhe do te binte termeti ne vitin 2021 ,s’do ta kishte bere luften kunder Turqise ne vitin 1400,….Apo duhet te vinte presidenti turke ,dhe te kerkonte falje per pushtimin e shqiperise sote e 500 e ca vita perpara .Dhe inagurimet e ndertesave ti bente Bushati,edhe se i kishte ndertuar Turku .Po per GJermanine dhe Italine ,kushedi se c’fare mendone ky qerrata ,qe jane ngjarje e viteve te luftes se dyte boterore, nga ku italia te mori gati gjysem milioni refugjatesh nga viti 1990,dhe i sistemoi te gjithe .po per kete c’fare do te thuash ???apo vetem te mose rrije pa folur . E dini shume mire qe e shkuara nuke ndryshohet kurre ,edhe se munde te kompromentohet c’do gje . E perserise ,jane vetem politikat e ndyra te percarjes ,ne jugore e veriore .

  17. tony says:

    Ti je nje byth qire nje peder se vjell vetem vrer, si nuk bere nje here burre md fol drejt po ngele duke lepire bythat e te gjithve me rralle se kush te paguan me shum turp per origjinen nga ke ardhe turp te keshe

  18. Arian says:

    Ashtu do vdisni nga Marazi ti dhe Lubonja.

  19. Ilia says:

    Respekte Bushat. Rama te ka ndersyer kunder patronazhistet po ti mbetesh objektiv ne analizat e tua. Shoqeria jone ka nevoj per analiste te pavarur dhe jo te blere. Vetem nuk kuptoj mbeshtetjen qe i jep Berishes! Ai nuk ka mundesi te sjelli opoziten ne pushtet, mendoj se ky eshte objektivi jone kryesor si opozitar, pertej emrave..

  20. Llaf Dibre says:

    Pyetja e pare,per rastin ne fjale, qe lind eshte kjo: ishte Rama ne Turqi apo Erdogani tek Rama? Llogjika e ketyre dordoleceve nga mente eshte kjo: atij qe te troket ne dere si mik, mbylli deren.
    Kjo qe po shkruan Bushati, me shume se llogjike dordolecesh, eshte fryme dhe ka rrenje te hershme. Kerkoni shtypin e vitit 1972, qe perkon me viziten e Presidentit Nikson ne Kine dhe shihni llogjiken e mentareve doŕdolece…..

  21. Stape Pashi says:

    O Andi Bythshati, nipi i Husni revolucionarit komunist, po si ka mundesi more qe ta ka mbushur kafken me tallash dhe qeliza gomari Sa-lehi. Si ka mundesi qe shurra e Sa-lehit te duket si coca cola? Apo inati pervers ndaj Edit te ben qe t’i hapesh menderen Sa-lehit, mjekut te gjyshit. Eh i shkreti ti.

  22. Landi says:

    je i trashe ti Bytheci Bushati njesoj si gjyshi dhe babai yt te kuptosh diplomacine e Edi Rames Xhelozia dhe marazi e seres tuaj vetem sa e ngre me lart Edin Ti konia e Salih plehut je vetem nje qenie qesharake qe flet idiotizma neper studiot televizive vetem per 10 euro duke bere veten palaco dhe objekt humori Zaten djali i Mehdi bushatit je ,nje kargjozi dhe nje plehu te Enver Hoxhes

  23. Stape Pashi says:

    O Andi Bythshati, nipi i Husni revolucionarit komunist, po si ka mundesi more qe ta ka mbushur kafken me tallash dhe qeliza gomari Sa-lehi. Si ka mundesi qe shurra e Sa-lehit te duket si coca cola? Apo inati pervers ndaj Edit te ben qe t’i hapesh menderen Sa-lehit, mjekut te gjyshit. Eh i shkreti ti.
    Revolucioni yt i ngjan nje pordhe qe bente Husniu.

  24. iksi says:

    Po ti more ose me mire me than po ju more mjerana te medjave , po te ishi ju kryeministra ne çfare forme e kishi prit ose ne çfare forme do te ishi zgerdhi ju .

  25. KOZi... says:

    Andi Bushati qe ne merremi me personin e jo me tekstin eshte edhe pasardhes i Vezirve Mehmet e Karamahmut Pashe Bushatlliu. Here ishin ne krah te sulltanit e here rebeloheshin kunder sulltanit. Keshtu thote historia ! Tani si te bejme me tekstin !
    Ndersa per Konferencen Islamike kemi intervisten :
    “Pas këtij takimi i paraqita një relacion udhëheqjes së lartë të shtetit, Presidentit Alia, ku hodha edhe mendimin se duke u nisur edhe nga lidhjet historike e kulturore me botën arabe e myslimane mund të shikohej mundësia e marrjes nga vendi ynë të statusit të observatorit (vëzhguesit), i bindur se kjo përbënte një zgjedhje kompromisi që nuk dëmtonte interesat e vendit, por e trajtuar me finesë e diplomaci mund t’u shërbente këtyre interesave. Në dhjetor të po atij viti, ’91, unë kryesova një delegacion shqiptar në Samitin e Konferencës Islamike në Dakar të Senegalit. Kjo shënon edhe krijimin e raporteve të para të vendit tonë me këtë organizatë.( intervista e Ministrit te Jashtem Muhamet Kapllani)
    Ta mesoni qe ne Konference Islamike hyri Ramiz Alia me qe donte te krijonte nje imazh se Shqiperia ndryshoi dhe vendet kryesore te Konferences Islamike ishin nen ndikimin e Rusise keshtu qe si komuniste ishin ne rregull !
    Ne rast se nuk desheroni e kini maxhorancen qe mundet te na largoje nga kjo Konference e shpetojme se ngelem jo Berisha jo Alia !!!

  26. Bato says:

    Qeni lih e Ujku pirdh,analoge,Andi lih dhe Rama pirdh O debili i nipit te Hysniut,te çmendi Rama,shkove ne
    .

  27. rako says:

    Bravo Bushati.Shkrim brilant.
    Per komentuesit:Sa shume turq paska dheu im?!

  28. Shkodrani pa buke says:

    KY ESHTE i lig dhe i pa ditur nje antishqiptar ne gen rac e poshter

  29. Dhe ka gjetur nje budallacke si Eni Vasili ... says:

    …qe e ul ne panel si analiste. Ooo idjote qe theret idjotin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje