Populli i Kosovës hap ‘arkivën e Kurtit’ për rrymën elektrike: Albini opozitar kundër Albinit pushtetar

19 Janar 2022, 12:58Politika TEMA

Rritja e e madhe çmimit të energjisë elektrike, ka shkaktuar reagime të shumta. Qytetarë, aktivistë, gazetarë, politikanë të opozitës, kanë nxjerr pjesë nga arkiva ku shihet se si kryeministri aktual Albin Kurti, hëngri fjalët e veta sa i përket energjisë elektrike.

Në vitin 2015, Kurti dhe VV kishin deklaruar:

“Zyra e Rregullatorit deri tani është sjellë si zyrë kontabiliteti e kompanisë private KEDS/KESCO. Zyra e Rregullatorit do të duhej të mbronte interesin e qytetarëve duke mos i rritur çmimet”.

Një komunikatë e tillë dhe ngjarje është fshirë nga arkiva e VV-së, por populi e ka skrinshotuar këtë para se partia në pushtet ta fshinte nga arkiva online:

Kryeministrit Kurtiu iu publiua edhe një sekuencë e famshme e kryeministrit aktual, kur bënte fushatë duke premtuar uljen e çmimit të rrymës.

Ndërkohë, tani Qeveria e udhëhequr nga Kurti ia ka aprovuar ZRRE-së shtrenjtimin e rrymës dhe i dha 75 mijë euro nga taksat e qytetarëve për subvencionimin e energjisë.

Kryeministri Kurti i dha popullit dy opsione për rrymën, në dhjetorin e kaluar: reduktime ose shtrenjtim të rrymës.

“Në këtë situatë nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë?”, hamendësoi dhe pyeti njëherish, mjaft qartë kryeministri.

Sot, në një përgjigje shkurt dhënë gazetarëve lidhur me shtrenjtimin e rrymës, Kurti tha se ‘e kupton këtë brengë’ teksa ka njoftuar konferencë për media në orën 15:00 bashkë me ministren Artane Rizvanolli për siç tha ‘qëndrimin e Qeverisë lidhur me këtë çështje’.

Dy parti të opozitës në Kosovë (AAK dhe PSD), kanë paralajmëruar se mund të organizohen protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës. LDK i tha Periskopit se për këtë çështje diskuton dhe vendosë Kryesia. /Periskopi/

2 komente në “Populli i Kosovës hap ‘arkivën e Kurtit’ për rrymën elektrike: Albini opozitar kundër Albinit pushtetar”

  1. Pis njeri says:

    KY KOQEVARE DO BENTE BASHKIME KOMBETAR DO LARGONTE FLAMURIN LARA LARA KY DO BENTE SHUME KY KLLUNE DO NDRYSHONTE EDHE SHQIPERINE ERDHI SI KARRE DUKE PERFITUAR SHTETESINE SHQIPTARE BENTE POLITIKE I PARI PRÉCÉDENT NE BOTE BENTE FUSHSTE KUNDER RAMES .

  2. Roberto says:

    Po c’bashkim do beje ky more. Ky te bashkoje trute se i jane hallakatur dhe nuk di c’flet. Une e kam thene dhe vazhdij ta them. Albin Kurti duhet rrezuar nga pushteti sepse vetem dem po i sjell Kosoves. Sa per bashkim une nuk kam qene dhe nuk jam. Ne nuk jemi marre vesh ndonjehere te pakten prej nja 40 vitesh qe mbaj mend une. Pa me thoni a mund te merremi dot vesh sikur qofte larg te bashkohemi?? Pastaj ne bashke kemi qene sepse jemi ngjitur por njeri hap kufirin dhe tjetri e mbyll,njeri thote hajde te bisedojme sebashku tjetri thote qe nuk vij se nuk kam ftese etj etj etj. Pa u bashkuar nuk biem dakort po te bashkohemi?? E dini ju qe plas lufta midis nesh?? Jo kush je ti jo kush jam une,jam une i pari e pastaj vjen ti e behet nje lesh e li qe nuk zgjidhet kurre. Te pakten Kosova te degjoje se c’thote komuniteti Europian dhe Amerika se per Shqiperine po e shohim se sa po e degjon prandaj une e them perseri qe Albin Kurti duhet te zhduket nga politika njehere e pergjithmon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje