Rama, ndërhyni urgjentisht në mbrojtje të Islamit tonë të traditës që ka qenë laik e patriotik

19 Janar 2022, 09:28Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Mbi orientimin e rreshtimin politik të opinionistëve shqiptarë që flasin çdo ditë nga studiot e televizioneve në prime time ne dimë më pak sesa për lidhjet me shtete të huaja që kanë një numër besimtarësh myslimanë, që janë edhe figura publike, përfshirë këtu klerikë, gazetarë, intelektualë publikë. Ju duket teprim kjo që thashë? Mua, jo. Unë nuk i di lidhjet politike të kolegëve të mij, por lidhjet e eksponentëve të komunitetit mysliman i di të gjitha një e nga një. Dihet shumë mirë se kush përkrah Gylenin, kush është me Erdoganin, kush ka lidhje më të largëta në botën arabe e kush ka lidhje edhe më të largëta në Lindje. Në bashkësinë e myslimanëve shqiptarë gjenden të gjithë flamuj e rrymat e mundshme të Islamit në botë, dhe konfliktet mes tyre janë në të vërtetë konflikte të importuara nga jashtë, siç është fjala vjen konflikti mes Erdoganit e Gylenit.

Këtu ka ndikuar puna e madhe që bëjnë në Shqipëri përfaqësuesit e rrymave të ndryshme të Islamit, por edhe të shteteve të ndryshme myslimane. Kanë ndikuar gjithashtu edhe imamët, të cilët kthehen nga jashtë jo vetëm me edukimin fetar, por edhe me lidhje të konsoliduara emocionale e materiale me shtetin, ku ata janë edukuar. Kjo është arsyeja që imamët e myftinjtë shqiptarë s’e kanë për gjë të përkujtojnë publikisht e me nderim sulltanë të ndryshëm.

Ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e në Kosovë ky fragmentarizim brenda botës myslimane është edhe më i theksuar. Mes një pjese të konsiderueshme të tyre, identiteti nacional shqiptar është më i parëndësishmi. Ata hahen me sho-shoqin në mbrojtje të interesave të vendeve të tjera, dhe askush ndër ta nuk gjendet që ta denoncojë këtë situatë. Unë nuk njoh asnjë intelektual mysliman shqiptar që ta ketë denoncuar këtë situatë. Dhe të mendosh që janë po këta që nuk lënë argument pa trajtuar në debatin publik shqiptar.

Kjo gjë u vu re në mënyrën më të qartë të mundshme ditën që Shqipërinë e vizitoi Erdogani. Nëpër studiot e televizioneve u duk veç ndonjë erdoganist, dhe e mbrojti “nderin” e Erdoganit me një zell, të cilin nuk e shtie kurrë në punë kur vjen hera të mbrojë nderin e kombit të vet. Ndërsa të tjerët nuk patën guximin të flisnin. Krerët e komunitetit mysliman u sollën sikur të mos ekzistonin. Edhe autoritetet, përfshirë edhe kryeministri Rama, sidomos kryeministri Rama, u soll me ta sikur të mos ishin të gjallë në këtë botë. Nuk ishte asnjëri syresh i pranishëm në përurimin që iu bë xhamisë së restauruar të Et’hem Beut. Dhe kjo është krejt absurde. Kjo është sikur dikush të marrë përsipër të rinovojë shtëpinë time, dhe në përfundim të punimeve të organizojë në shtëpinë time një festë, ku t’i mbledhë të gjithë, me kuç e me maç, përveç meje.

Përsëris: Kjo është një gjendje dramatike e komuniteit mysliman shqiptar. Dhe shpëtimi nuk duhet pritur nga myslimanët, pasi këta janë nën hyqmin e ca njerëzve që e kanë shitur prapanicën. Shpëtimi duhet të vijë nga qeveria. Kryeministri Rama nuk ka dhënë shenja se shqetësohet nga kjo situatë, ky myslimanët, në radhë të parë krerët e tyre, i shërbejnë çdo lloj shejtani matanë kufijve tanë, por jo interesit kombëtar shqiptar. Ai duhet ta trajtojë me seriozitet këtë çështje menjëherë, këtu, tani. Nuk ka kohë. Nesër do jetë vonë.

Duhet bërë një ndërhyrje e fortë që të synojë mbi të gjitha e së pari shkurajimin e frenimin e këtyre ndikimeve të huaja. Ne nuk kemi ç’mësojmë nga të huajt për Islamin. Islami për ne nuk është si demokracia, një gjë e re, me të cilën nuk jemi familjarë, e të cilën mund e duhet ta mësojmë nga të tjerët. Përsa i takon Islamit, nuk kemi ç’mësojmë nga të tjerët. Ne kemi Islamin tonë, që ekziston prej pesë shekujsh këtyre anëve. Dhe janë pikërisht këta pesë shekuj që përbëjnë një traditë tonën në këtë drejtim.

Dhe këtë traditë duhet ta ruajmë. Duhet ta mbrojmë. Ne kemi ç’të mësojmë nga bota gjithçka, por jo Islamin. Sepse kemi Islamin e Hafiz Ali Korçës, Haxhi Vehbi Dibrës, Ismail Maçit, Hafiz Ismet Dibrës, Ferid Vokopolës, Hafiz Esad Myftisë, etj. Këta e të tjerë nuk kanë qenë yje të rënë nga qielli, përkundrazi, mund të jepnin edhe më shumë në lëmin e shtetformimit e të krijimit të një kulture kombëtare, por pa këta nuk do të kishim Islamin tonë të traditës, me ato tipare të bukura që ai i ka, si toleranca, laicizmi, patriotizmi, e tërheqja gjenuine prej qytetërimit perëndimor. Pasi lexon Zanin e Naltë të para Luftës II, që ziente e vibronte prej një patriotizmi të sinqertë, soji i sotëm i shkarrashkruesve myslimanë të ngjan me një soj të zvetënuar e të bastarduar. Islami i Zanit të Naltë është Islami që na duhet.

14 komente në “Rama, ndërhyni urgjentisht në mbrojtje të Islamit tonë të traditës që ka qenë laik e patriotik”

  1. Sara says:

    O Mustafa, po c’domethene Islam laik o budalla?!

    1. O Mute mose u talle me njerzit Edi Rama eshte ber nje lloje si Ramize Alija dhe Sali Berisha kure thoshin ne nuke jemi Perendimi dhe Saliu ju fliste Amerikanve për Albanofobi dhe Rama aguzone Shqiptaret për islamofobi says:

      More zotri në çofte se ti nuke e pret shpetimin dhe ragimin nga myslimanet Shqiptare që vertet i thone vetit Shqiptare dhe jane Shqiptare nga kushe e pret nga Edi Rama,Sali Berisha, ilir Meta ,Erdogani ,Vuçiçi , Putini ??? Edi Rama po bën çdo gjë bashke me Erdogani që ta islamizone Shqiprine në menyren më ekstreme të munshme dhe po ofendone të gjith Shqiptaret por në veçanti ata të komuniteti myslimane… Edi Rama ështe bër nje lloje si Ramize Alija a po Sali Berisha!!! Ramize Alija thoshte ne vite 90 ne nuke jemi as Perendimi as Lindje.. Sali Berisha në vitin 2012 ju fliste Amerikanve dhe Evropjanve për Albanofobi.. Tani edhe Edi Rama në 2022 aguzone Shqiptaret për islamofobi dhe thote ne nuk jemi Evropjan dhe nuke jemi me BE. Se pse per her kure politikanet Shqiptare hajduta tradhtare dhe vrase zihen gushte aguzone të tjeret si Albanofobiste islamofobist e me rradhe????????

      1. AC/DC says:

        O Muc te lutem mos na fol per islam ndryshe.islami islam ngelet si arab si turk,si albanistanas eshte per ti var lesht. Prapambetje,injorannce dhune,terror,etj. Llum hesapi

        1. Brezi says:

          E çuditshme, sa me shume kohe kalon aq me i lavdishem behet Enver Hoxha..

  2. Daku says:

    Ky Muci eshte informuar gje ne e bojkotuan vete perfaqsuesit e komunitetit Musliman apo u thane nga qeveria qe nuk duhet te shkonin ne perurim se sindo Erdogani. Kete nuk e dime e kjo eshte gjeja me e rendesishme per tu sqaruar sepse nese i kane urdheruar mos te shkojne eshte akoma me e rende sesa do te ishte po ta kene bojkotuar vet

  3. Rrumpalle says:

    Eshte nga te paktet raste kur Nano ngre nje problem ne menyre te drejte. Ne bisede me nje myslyman i vjeter, me thoshte: keto nuk jane feja e vertete, jane rryma qe vine nga vende te ndryshme. Disa prej tyre nuk i njeh kush.

  4. Jon says:

    O Muc, ceshte ky islam laik?

    1. Qytetar says:

      Laik nuk do te thote ateist, do te thote te njohesh ndarjen mes shtetit dhe fese. Prandaj islam laik nenkupton nje islam te moderuar qe bashkejeton mire me shtetin, fete e tjera dhe pjesen tjeter te shoqerise. E kunderta e nje islami laik eshte islami ekstremist qe synon impozimin e sheriatit (ligjit islamik) mbi te gjithe shoqerine.

  5. I keqi says:

    O Muc ti thu vet jan te ndikum nga” t’gjitha rrymat e islamit ” . Po pse? Kto rryma shumngjyrshe islamike jane intelektualisht kaq te pasura saqe s’di i shkreti studiues i ri se kujt ti jepet, ti perkushtohet?
    Si asnjeher tjeter ne historin e pjeses ton te Globit nuk ka qen deshira, etja per pasuri kaq e ashper! Ne djall shkoft patriotizmi dhe morali do i shesim drog edhe femijve po t’jete nevoja, do i rrjepim zgjedhsit dhe taksapagusit ,besimtaret po e po . Kush pyt per ideale?

  6. Xha Braho says:

    “Islam laik” do te thote qe nuk perzihet ne politike e ne shtet. “Islam politik” eshte e kunderta e tij. Keshtu qe mos beni sikur nuk e kuptoni cfare po thote Muçi ne nje nga rastet e paktat kur ai shkruan sic duhet.

  7. KOZi... says:

    Duhet qe cdo komunitet fetar te kete regjister besimtaresh ! Ne cdo qark ,dhe pastaj ne qender ! Nuk eshte e veshtire ! Nuk ka si te pranohet se ke emrin Mustafa e je musliman e Kozi qenka ortodoks ose si ta quajne babajn ! Edi Rama deklaroj qe sa hera – jam katolik- po pyetet Kisha eshte apo nuk eshte !!! Gjithashtu pamvaresisht nga kongresi i muslimanve apo sinodi i shenjte apo menyra e caktimit te arqipeshkvit duhet patjeter qe keto te kene Dekret nga kryetari i Shtetit ! Ne periudhen e Monarkise PSH ne kongresin musliman ftohej edhe inspektori i Oborrit Mbreteror te mirrte pjese ! Pas Kongresit te gjithe nga kryetari i Komitetit dhe kryetaret e zonave merrnin DEkret Mbreteror i cili i jepte legjitimitet personit. Ne rast mos dekretimi kthehej cdo gja nga fillimi ! ( Jo si sot qe komunitetet fetare nuk kane fare dekretim por edhe ato qe kane nuk e respektojne si rasti i Kryetarit te Akademise qe nuk ka dekret) Kjo eshte nje menyre per te kontrolluar sic thote artikulli ! Se nuk mund te dergohet garda si te PD edhe tek ortodokset e muslimanet e katoliket etj.

    1. Monarku says:

      Sakte Kozi, ligji per religjionet i monarkise ka qene perfekt. Monarku dekretonte muftite/prifterinjte dhe kontrollonte e miratonte burimet financiare te institucioneve fetare qe vinin nga jashte. I sakte je dhe me sugjerimin per nje regjister te besimtareve. Do na sherbente te gjithve sidomos per imazhin e Shqiperise. Ne te gjithe statistikat thuhet se 70% jane muhamedane, gje qe eshte e pasakte dhe regjistri do te tregonte te vertat.

  8. nen kembet e sulltanit says:

    Muci nuk na eshte dukur kaq budalla,sa i ka kerkuar ndihme,per te vene ne fre islamin arautas aktual pushtues,kryetarit te Kalifatit dhe kryevezirit Arnautas Edi Kristaq Rama.

  9. Patrioti says:

    Problemi me i madh eshte qe ish sigurimsat e shtetit komunist per te pastruar llumin e tyre fillojne te merren me islamin mbas viteve 1990 per tu dukur moderne ke vendet perendimore. Keshtu ata fituan privilegje ekonomike dhe hapesira mediatike. Te tille njerez i gjen ne media te flasin per gjithcka madje jo vetem per fete por per gjithcka. Duke vazhduar luften e klasave si trashegimi e sistemit komunist dhe aq me shume fene duke denigruar ne mendiat shqiptare te qenurit fetar. Prandaj e gjejme rinine shqiptare te hashashizuar dhe kane endrra me shtepia bari dhe makina luksoze sepse ish sigurimsat nuk kane mendje te luftojne te keqen per fene.keshtu thithin dhe paret e trafikut qe qarkullojne si pastrime parash ne ndertim e duke pertituar dhe keto analiste ndonje shtepi si bonus per mendimet e vyera ndaj servilizmit politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje