INTERVISTA/ Yuri Kim: Provat e korrupsionit të Berishës janë para syve të gjithë shqiptarëve, ka zero shans t'i hiqet "non grata". Mos u merrni me fantazitë e tij

19 Janar 2022, 21:13Politika TEMA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur në Euronews për shpalljen non grata të Sali Berishës.

Erla Mëhilli: E qartë. Zonja ambasadore, do të kaloj tani tek aktualiteti por që ka të bëjë edhe me forcimin e demokracisë, një nga objektivat që ju keni patur në fillim të mandatit tuaj. Në maj, Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken bëri dizenjimin publik të Sali Berishës. Duhet thënë që Z. Berisha kishte 8 vite që nuk mbante më asnjë pushtet dhe kur nuk ke pushtet nuk bën dot korrupsion. Zonja Ambasadore, si mund të luftohet korrupsioni duke goditur dikë që nuk ka më pushtet?

Ambasadorja Kim: Ka të bëjë vërtet me korrupsionin dhe procesi për dizenjimin e dikujt për përfshirje në korrupsion domethënës merr vite. Nuk bëhet brenda ditës, nuk bëhet nga një individ. Nuk bëhet nga teori konspirative. Nuk është diçka që mund të zhbëhet. Ideja se ky është një dizenjim që në njëfarë mënyre është hakmarrje politike, apo se ndodh sepse nuk na pëlqen pozicioni i dikujt mbi Kosovën, apo se ndodh se dikush na urdhëroi; gjëja më dashamirëse që mund të them për këtë lloj argumenti është se është fantazi. Fantazi!

Ja faktet. Më shumë se 200 persona janë dizenjuar nga Departamenti i Shtetit për përfshirje në korrupsion domethënës. Të gjitha ato raste kalojnë një proces shumë rigoroz shqyrtimi nga një numër agjencish. Këtu përfshihen qindra njerëz, qindra ekspertë që kalojnë të gjitha të dhënat. Ekzaminojnë çdo provë dhe pastaj ndërtojnë një paketë.

Pra, kur arrin në tryezën e Sekretarit të Shtetit, cilitdo sekretar shteti, pavarësisht i cilës parti, pavarësisht i cilës administratë, Sekretari ka sigurinë që informacioni është tërësisht i besueshëm. Ja një fakt tjetër: nga 200 e ca personat që janë dizenjuar nga Sekretari i Shtetit, e dini se sa emra janë që kur i pa publiku mendoi: epo, çfarë surprise! Nuk e dinim!? Zero. E di ni se sa persona ia kanë dalë të zmbrapsin përcaktimet që iu janë bërë? Zero. Shqipëria nuk është përjashtimi i rregullit. Nuk ka surpriza këtu.

Provat janë përpara syve të të gjithëve. Përpara syve tuaja. Dhe siç thuhet në deklaratën e dizenjimit nga Sekretari i Shtetit, personat i ikën ndjekjes penale jo se ishin të pafajshëm. I ikën ndjekjes penale sepse përdorën pushtetin e tyre, abuzuan pushtetin për të siguruar që do të mbeteshin mbi ligjin. Dhe ajo që po themi me anë të këtyre përcaktimeve është se askush, askush nuk është mbi ligjin…

Erla Mëhilli: Pra kjo është një nga arsyet …

Ambasadorja Kim: …dhe nëse përdorni… Më lejoni të mbaroj. Nëse e përdor autoritetin e postit për të shkelur ligjin, për të vjedhur nga vendi yt, dhe pastaj përdor forcën politike për të intimiduar të tjerët, për të mos lejuar ndjekje penale, ndjekjen e duhur penale, kjo nuk është më e pranueshme. Kështu ka qenë për disa kohë.

Presidenti Biden e ka bërë ekstra të qartë. Vitin e kaluar, nxori disa Proklamata Presidenciale si dhe disa Urdhra Ekzekutivë që i kërkojnë Departamentit të Shtetit dhe pjesës tjetër të Qeverisë së SHBA që t’iu kërkojnë llogari personave për përfshirje në korrupsion domethënës apo përpjekje për të minuar demokracinë kudo në botë dhe specifikisht në Ballkanin Perëndimor.

Pra, përgjigja është që kjo s’ka të bëjë me as gjë tjetër; nuk ka të bëjë me pikëpamjet politike; nuk ka të bëjë me teori konspirative; nuk ka të bëjë me ato fantazitë, por ka të bëjë me faktet. Dhe faktet janë përpara syve të tu, të mi, dhe të popullit Shqiptar. Janë të dukshme.

Erla Mëhilli: Zonja Ambasadore, meqë përmendët faktet, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke iu përgjigjur kërkesës së një media këtu në Shqipëri tha se burimet ku ishin mbështetur Sekretari Amerikan i Shtetit dhe Departamenti Amerikan i Shtetit për të marrë këtë vendim ishin nga shoqatat joqeveritare, qeveria dhe mediat. Këto janë të vetmet burime?

Ambasadorja Kim: Jo, absolutisht jo. Absolutisht jo. Do të thotë që marrim në konsideratë një gamë të gjerë informacioni që është në dispozicion publikisht dhe jo publikisht, pra informacion nga burime të hapura, informacion që është i mirënjohur për publikun, si dhe burime më konfidenciale. Më lejoni të theksoj përsëri, ky është një proces disavjeçar që përfshin shumë agjenci të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Nuk është vetëm Departamenti i Shtetit. Përfshihen agjenci si Departamenti i Thesarit, FBI, CIA; përfshihen një gamë ekspertësh për të parë faktet; së pari, për të mbledhur faktet dhe pastaj për të shqyrtuar faktet, dhe pastaj ndërtimi i një dosjeje që Sekretari i Shtetit të ketë besim ta nënshkruajë. Kështu ndodhin këto përcaktime.

Nuk ndodhin sepse dikush i tha diçka dikujt, ka një thashethem, prandaj a s’di ishte mirë të bënim hakmarrje? Është fantazi. Është fantazi. Vendimet tona bazohen në fakte. Po ju them edhe diçka tjetër lidhur me përcaktimet. E dini, njerëzit thonë ose janë përpjekur me argumentin: epo, nuk ka dosje provash, prandaj me siguri s’ka bazë. Këto përcaktime sipas 7031(c) janë shumë specifike.

Nuk është çështje ligjore. Ndaj, në 200 e ca përcaktimet që ju përmenda, në asnjë rast nuk paraqesim një dosje provash. Nuk është ky procesi. Prandaj, përsëri, Shqipëria nuk ka për të qenë përjashtim në këtë rregull. E di që njerëzit janë mësuar të jenë përjashtimi. E di që të përcaktuarit janë mësuar të përjashtohen nga rregullat. Por për këtë, nuk do t’i shpëtoni rregullit, ndjesë!

Erla Mëhilli: Pra, a do të çoni prova në gjykatë në Paris apo në një gjykatë në Shqipëri apo…

Ambasadorja Kim: Sapo ju thashë, nuk shkon ashtu …

Erla Mëhilli: Nuk do të çoni prova…

Ambasadorja Kim: …Nuk ndodh ashtu …

Erla Mëhilli: …edhe nëse jua kërkojnë në një gjykatë në Paris …

Ambasadorja Kim: Nuk ndodh ashtu. Nuk ndodh ashtu. Nuk ndodh ashtu.

Erla Mëhilli: Po çfarë ndodh, nëse gjyqi, Z. Berisha e ka hedhur në gjyq në një gjykatë në Paris Sekretarin Amerikan të Shtetit Z. Blinken. Nëse do të kërkoheshin prova, ju nuk do t’i dërgoni ato? Si është procedura, si…

Ambasadorja Kim: Nuk do të komentoj për fantazi apo hipoteza. Më pëlqen të jetoj në një botë bazuar në fakte.

Erla Mëhilli: Po për qeverinë e tanishme, a keni fakte? Se keni thënë shumë shpesh që do të ketë non-grata, vendime të tjera non-grata.

Ambasadorja Kim: Më lejoni të përsëris se Shtetet e Bashkuara janë serioze sa më s’ka kur flasim për korrupsionin dhe përpjekjet për të minuar demokracinë. Jemi seriozë sa më s’ka  kur themi se të gjithë, të gjithë udhëheqësit do të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre. Më lejoni të them edhe, siç kam përsëritur vitin e kaluar: nëse je përfshirë në korrupsion, nëse abuzon autoritetin e pushtetin e postit, nëse abuzon me besimin publik, tani është koha për të ndaluar dhe menduar pasojat. Tani është koha për të vënë në peshoree nëse ajo që po bën dhe po përfiton ia vlejnë koston që në fund do të duhet të paguash. Drejtësia po vjen dhe në mos gjë tjetër, përcaktimet që kanë bërë Shtetet e Bashkuara, vjet dhe tashmë këtë vit, demonstrojnë se cilido do të japë llogari. Askush nuk është mbi ligjin. Askush.

22 komente në “INTERVISTA/ Yuri Kim: Provat e korrupsionit të Berishës janë para syve të gjithë shqiptarëve, ka zero shans t’i hiqet “non grata”. Mos u merrni me fantazitë e tij”

  1. Gjeramadhi says:

    Provat per salen dhe faktet i di dhe une .kurse injorantet dhe populli me tru gomari kerkojne fakte nga amerikal ne themi ja ujku hajvanet kerkojne gjurmat kjo eshte tja besh vetes bam

    1. Caci Mamuthi i korrupsionit aktiv says:

      TURP PER TELEVIZIONIN EURONEWS QE LEJON NJE DREJTUESE TE TILLE EMISIONI SI KJO ERLA MHILLI ME STATUS POLITIK TE THEKSUAR DHE QE KA SHERBYER SI SEKRETARE E SALI BERISHES. TURP TURP TURP… MSSA DUKET TEK EURONEWS KA AKSIONE DHE BERISHA E META, SIKURSE PERFLITET.E OERSERIS: TURP TURP TURP. VETEM GAXRTARI SBEN KJO KUKUMJAÇKA POKITIKE MHILLI E KAFAZIT TE BERISHAJVE …

    2. Kalec Dega says:

      Kimeten do ta morrim partizone……lol..U infektua edhe Kimetja dhe merret me thashetheme, si shqiptart…..

  2. Sokoli says:

    bo cfare katunarje eshte kjo Mehilli! Zaten duket qe nga emri dhe paraqitja ,tamam maloke

    1. Genci Mane says:

      Nuk eshte katunare , eshte ish sekretarja e Sali Berishes per vite e vite me radhe , eshte nje njeri qe u fut neper kembet e Saliut dhe ne politike pran tij si nje njeri i thjeshte si nje femer qe e shifje dhe nuk i hidhje as qurat , dhe iku prej andej e kamur , me vile dhe para kash…., nga nje askush u be dikush …..prandaj dhe eshte merakosur per ish padronin e saj …..e mori si nje cop katunare sic quan dhe e beri njeri …
      Ke Flamur Noken , p sh, cfare roli luante Muli para se te behej deputet dhe minister ??? Nje njeri i pallogarigur , nje malok muti qe rinte ne maje te pemes dhe hante valanidh se i kujtonte per ullinj …..Muli qe skish pare kurre ne jeten e tij det ube me vile ne Gjirin e lalzit ….Muli eshte vetem nje , si ai ka plot sahanlepires dhe konsumatore te parase se zeze , te vjedhur , te piste ….ketyre pisave duhet tu nxiret gjuha per se gjalli dhe jo burgu , por jemi ne te tjera kohera qe nuk zbatohet urejtja e njerezve te thjeshte …….nejse …tung shoku

  3. mirel says:

    Hallall fiqte e Qeparoit.

  4. Astrit says:

    God’s blessings America

  5. Rrushit Bilbil Gramshi says:

    Falemderit Amerikes!
    Falemderit znj. Kim !

  6. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Kur do edhe kjo biba e saliut te vere me shpatulla pas murit ambadadoren e amerikes.
    Kjo servilja e kriminelit sali sikur nuk e di kush e shpetoi ilir vidion nga burgu,sikur nuk e di kush e mbron medi gerdecin,sikur nuk e di kush i favorizoi familjen berishovic te fitoj miliona e sa e sa te tjere si tritan preshi e gjithe lukunia me vila

  7. Plaku says:

    Gazetare me idiote nuk me kane zene syte…..ben pyetje nga foltorja,nuk di se si e mbajne ne pune ne kete televizion ?????

  8. Spektatori says:

    Erla Mielli, kur ti pyesje ambasadoren e Amerikës, motren e Shqiptarve Yuri Kim, na dukej sikur nëpermjet jush, degjonim Sali Hajdutin e Viçidolit. “ëëëë, ku janë faktet, pse nuk i nxirrni në gazetat e Shqiperisë faktet që keni per Berishen si hajdut dhe korrupsionist, pse nuk i çoni faktet në gjykaten e Hasit, të Kakavisë, të Pukës apo të Parisit në Francë, e ham ham, e ham ham eham ham”. Të gjithë ata Shqiptarë që kanë 2 gram tru në kokë, e kuptojnë që Sali Berishës me familje dhe me “miq” kokaine, ju ka shkerdhye Gita e babit, dhe varri i Shugares definitivisht. Amerika me damken e hajdutit, xhepistit, shkerdhatës, trafikantit etj etj,që ja tatuoj në ballë Sali Berishës dhe familjes së tij, nuk do të ketë gjykatë dhe as doktorr plastic në botë që do t’ja heqi. Të tjerat janë bla bla bla, llam llam llam e ham ham ham. ps- Erla Mielli, po të foli keq shkerdhata e Viçidolit, sikur gjoja nuk ishe në lartesinë e duhur, per ta futur në kurthë znj.Yuri Kim, ti bëj Be udb-ashit, me benë e tij të shenjtë ” pa qi nanen, ja bëra Kimit të gjitha pyetjet që ti mi shkrove”, por znj Kim nuk e hëngri atë copë byreku Berishjan, bre sAli Baba.

  9. Pisha says:

    Kanibali Sali do vdesi nga marazi

  10. Pra zj Erla , si ç’qihet , shifet , nuk hiqet NON GRATA .

  11. Polici says:

    Kjo Erla do mbahet mende vetem per ate qe tha kur ishte zevendsja e Saliut ” e hengra kete mut per politike”.. nje cop debile.

  12. Indignados says:

    Ti ke nevoje per suze moj zonje, pasi sheh vetem nga njeri sy

  13. Ceni says:

    Erla ka qene zedhense e Berishes, flet me gjuhen dhe logjiken e tija. SHBA jane supershtet shume serioz. Kur marin vendime, si non grata, ata marin te dhena nga disa agjensi. Nga CIA, FBI, nga Perfaqsuesit e drejtesise dhe ushtrise, qe ndodhen ne shqiperi. Ne ato te dhena jane dhe Gerdeci, Trebicka, Bulevardi, Reforma ne drejtesi etj. Vetem kur te dhenat e atyre agjencive perputhen ata e quajne te besushme. Nuk eshte si ketu ku njeshi vendos per gjithecka.

  14. Caci Mamuthi i korrupsionit aktiv says:

    TURP PER TELEVIZIONIN EURONEWS QE LEJON NJE DREJTUESE TE TILLE EMISIONI SI KJO ERLA MHILLI ME STATUS POLITIK TE THEKSUAR DHE QE KA SHERBYER SI SEKRETARE E SALI BERISHES. TURP TURP TURP… MSSA DUKET TEK EURONEWS KA AKSIONE DHE BERISHA E META, SIKURSE PERFLITET.E OERSERIS: TURP TURP TURP. VETEM GAXRTARI SBEN KJO KUKUMJAÇKA POKITIKE MHILLI E KAFAZIT TE BERISHAJVE

  15. arb says:

    Berisha ishte dhe eshte idhulli i Mehillit, ajo si gazetare edhe mund t aprovoje, se njeriu ndryshon dhe ka nevoje per te rregulluar imazhin, por ajo e ka te lyer e boje qe nuk lahet. Ajo eshte berishiste deri ne palcë. Prandaj pyetjet e saj jane fallco, s’kane kuptim se ajo e di se çfare fshihet pas ecejakeve te Saliu i cili mundohet te shpetoje lekuren dhe familjen e korruptuar.

  16. shtrigari vicidolas says:

    Me ne fund shqiptaret qe i ha meraku i madh se ku jane provat per shpalljen Non Grata te kriminelit 24 karatesh Vicidolas e moren pergjigjen zyrtarisht me gojen e zonjes shume te nderuar Kim.Ajo me ne fund i vuri pikat mbi i hapur,qarte dhe bindshem.U dha pergjigje dhe “fantazive” e budallalleqeve te thena qellimisht nga banda berishiste per gjoja ndikim te Rames,te Sorosit ,te KimJon Un-it apo te ndonje tjetri ne vendimin e DASH per shpalljen e ketij bastardi si te padeshiruar per SHBA-ne.Tani presim qe kamikazet e vicidolasit,Noka UDB-ashi,paloka,Kellici,Bumci,Harxhi,Hoxha,Bylyku,Gjata i Clirimit e te tjere trabuke qe i shkojne prapa si lepuj ketij maskarai vrases e te degjeneruar te dalin neper studiot televizive dhe te shpifin ndonje tjeter aresyetim ne mbrojtje te Padrinos se tyre.Presim gjithashtu qe te sulen dhe kunder Trampit,sepse qemtimi e grumbullimi i fakteve per kete faqezi ka filluar perpara disa viteve,ne kohen kur ishte President Trampi dhe jo muajt e fundit qe eshte Biden president.
    Dhe thene kjo,fjala u mbetet shqiptareve qe jane rreshtuar ne krahun e opozites se ashtuquajtur “Demokratike” por qe ne realitet vetem me demokraqcine nuk ka lidhje. .Eshte koha qe ti vene gishtin kokes dhe te mendojne me tru e jo me b….Sepse per shumiucen e shqiptareve eshte e qarte si drita e diellit se kush eshte SB dhe cfare te zezash i ka shkaktuar ai ketij vendi e ketij populli dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite me grushtin e fundit te shtetit kunder vete selise se partise qe dikur me forcen e shantazheve e te pistoletave vodhi e uzurpoi.Ai ka qene dhe eshte fatkeqesia me e madhe e ketij vendi dhe shkaktari kryesor i pengimit te vendosjes se demokracise ne kete vend,shkaktari kryesor i prapambetejes se zhvillimit ekonomik te ketij vendi dhe penguesi i ardhjes se investimeve ne Shqiperi.Me pasurite nentokesore te shqiperise dhe me territorin e vogel te saj ,me nje njeri largpames e patriot ne krye vendi yne do kishte te ardhura te ngjashme me te Zvicres,po te mos kishimn fatyin e keq qe ne krye te vendit te kishim persona sio Berisha dhe siamezi i tij Like Floriri Metaj dhe e shoqja!
    Fatkeqesia dhe e keqja vazhdon akoma edhe sot,megjithese me insistimin dhe financimin e USA-s e te BE-se u be reforma ne drejtesi,u ngrit Spaku e BKH-ja,por pavaresisht kesaj,ne kohen kur shpresat e shqiptareve jane rigjalleruar,shohim se ndikimi i tij dhe frika e prokuroreve te SPAKUT ndaj tij vazhdon! Nuk jane te pakte zerat qofte nga analiste,gazetare,politikane e intelektuale qe cuditen dhe e shohin te pavend e me pikepyetje qendrimin e Arben Krajes ndaj organizuesit te sulmeve banditeske ndaj selise zyrtare te PD-se ne 8 janar.U arrestuan e u proceduan rreth 40 persona qe moren pjese ne sulm,por u mjaftua prokuroria e Tiranes thjesht me “marjen ne pyetje” te organizatorit dhe pergjegjesit kryesor te revoltes se armatosur nga ky bandit.Kurse SPAKU,ne vend qe te arrestonte kete maniak kriminal duke nisur hetimin kryesisht heshti e vazhdon te heshte edhe sot e kesaj dite! Perse? Cfare e mban lidhur Arben Krajen e SPAKUN te beje me ne fiund detyren dhe te pertligje shpresat e mbi 90% te shqiptareve si dhe te aleateve pererndimore? Cfare pret SPAKU qe te beje me shume ky vampir?Ka ndonje pergjigje per kete te japi?Kete prersin shqiptaret prej shume kohesh dhe ngrene supet te cuditur me kete organ qe “do i shkoje lodren nepoer sy” politikaneve ne Shqiperi dhe sidomos me te permendurve si Berisha,Metaj etj etj.
    Eshte fat i madh per vendin tone qe ne krye te ambasades amerikane ndodhet zonja Juri Kim,e cila po ben maksimumin e mundeshem qe ketyre zaberhaneve qe prej 30 vjetesh e kane perdorur pasurine e popullit shqiptar si placken e tyre te pergjigjen perpara ligjit,sepse sic ajo shprehet me te drejte,ligji duhet te jete nje per te gjithe e jo Berisha ,Meta e kompani te interpretojne ligjin sipas interesit te tytre e te jene mbi ligjin!

  17. Mali says:

    Ore Yri Kim e dinte qe po shkonte ne ekranin e gjarperinjve, pot iu lumte. Ua palsi momben ne cerdhen e tyre, pisave. Mali

  18. Agron says:

    Turp për televizionin që mbanë një gazetare militante të PD(krahu Berisha)

  19. Juliano says:

    Popullit me faktet e berishës, si kriminel, si shantazhist, si bashkëpuntorë në korrupsion e si nxitës i luftës civile me popullin e jugut të shqipërisë, i ka ardhë në majë të hundës. Kemi tridhjet vjet që bërtasim e ulërijmë për kët killer, por vetëm zhgënjime kemi marë. Berisha në statusin e El Çapos, ku bënte tregti të ndaluar e ushqente ca njerëz rreth tijë. Ppr të paktën el çapo po paguan për ato që bëri, ky rri rri edhe ha mut duke djegur e trazuar qetësinë e njerëzve, dhe duke u bërë shantazh dhe karshillëk të gjithëve deri tek SPAK, SHBA dhe gjith institucioneve ligj zbatuese. Arrestimi i këtij tregon se frikën e kujt?, të shtetit. Avash avash me këto foltore ku i hapen dyer të institucioneve të cilat kanë një kosto në marjen me qera, kush paguan, nga vijnë këto të ardhura. Hetimi dhe zbulimi zero, tregon një bashkëpunim në heshtje të shum strukturave të cilat japin konferenca,por që fuqizojnë berishën.
    Shteti,SPAK, SHBA dhe kushdo qoftë, para berishës këta janë të gjunjëzuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje