Dështon protesta e njerëzve të Berishës,  Basha: Ata që duan të përçajnë PD, u themi ndal ose jashtë

20 Janar 2022, 16:29Politika TEMA

Pasi protesta e njerëzve të Sali Berishës për të penguar takimin e Lulzim Bashës me demokratët dështoi,  kryedemokrati iu drejtuar me një mesazh duke u shprehur se ata që duan të përçajnë PD ka dy rrugë, ose të ndalojnë ose do të nxirren jashtë.

“Ata që duan ta përçajnë PD-në e bëjnë për hesap të Edi Ramës, atyre u themi ndal ose jashtë. Një grusht njerëzish janë këta, që i kanë bërë llogaritë gjithmonë për xhepat e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër, që përhumbet pas imazheve të së kaluarës dhe ndalet përpara njerëzve sikur me qenë ikona, dhe me gabime shumë të mëdha, që mund të kushtonin edhe jetë demokratësh me një gjuhë urrejtje.

Ata e kanë kaluar vijën e kuqe, që është dhuna, që kur kalohet ka dy rrugë; ose e lëmë të na shkatërrojë ose të marrë vendimet sikur i mori PD-ja. 8 janari ishte dite dramatike për të gjithë. Gjithmonë pas reve fshihet një diell, pas të keqes ka një të mirë.

E mira është që demokratët janë të ndërgjegjësuar tashmë. Nuk e di sa prej jush patët mundësi të lexonit nëj shkrim për Ballkanin, ku thuhej me dy fjalë se Edi Rama nuk ka aleat më të mirë sot për të vazhduar korrupsionin, sesa Sali Berishën. Aleatët tanë duan që shqiptarët të zgjedhin të ardhmen”, deklaroi Basha.

5 komente në “Dështon protesta e njerëzve të Berishës,  Basha: Ata që duan të përçajnë PD, u themi ndal ose jashtë”

  1. Indignados says:

    E ardhmja sigurisht qe do te jete me e mire, por per fat te mire te Shqiperise, ti nuk bene pjese tek e ardhmja, pasi je nje hije e zeze e se shkuares, nje manekin i korbit te ngordhur Sali Berisha.

    1. Taulant says:

      Sakte. Ne fakt edhe luli eshte non gratta por nuk i eshte bere publike. Ndoshta pas 1 viti mbasi te kete ngordhur qelbesira.

  2. John says:

    Po sa falco dukesh kur permend Ramen. Jo se e bej Ramen te paster, po ti dil e fito mbi Ramen o qofte. Tani merru me Sali kriminelin, babain tend.

  3. Plaku says:

    O Luli,Rama do te qeverise sa kohe te jeshe ti kryetar i PD_se bashke me ekipin tend dhe sigurishte dhe sa kohe ne opozite do te jene Berisha,Meta e Mona Kryemadhja….bashke me ta e keni katandisur popullin opozitare ne njerez pa shprese. Shqipetaret e kanë kuptuar mire kete…..

  4. Arjan says:

    Eshte e turpshme qe debila si luli vazhdojne lojen e tyre duke vrare shpresat e shqiptareve per nje shqiperi sa me te mire.Fundi i lulezim bashoviqit eshte nenshkruar. me 2009 duke firmosur dhenien e detit greqise.Si nuk nxihen keta plehra por bejne sikur nuk ka ndodhur asgje .Kujtojne se populli harron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje