Zgjedhjet e pjesshme vendore, Meta: Asnjë forcë politike nuk po shmanget

20 Janar 2022, 13:19Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat nga Shkodra tha se sa i përket dekretimit të datës së zgjedhjeve nuk ka shmangie të asnjë force politike.

“S’ka asnjë shmangie të asnjë force as të PD as të PD LSI, të asnjë force në Kuvend apo që është pjesë e sistemit tonë politik, aq më tepër është një mundësi dhe për shoqërinë civile dhe për grupet e interesit për cdo qytetar të marrë pjesë dhe të kontriubojë në një situatë”, tha Meta.

I pyetur nëse është favorizuar maxhoranca, Meta u shpreh se të favorizuar janë qytetarët.

“Të favorizuar janë qytetarët të cilët do kenë mundësinë të zgjedhin mes disa kandidatëve, se kanë pasur këtë mundësi tani u jepet si mundësi”.

1 komente në “Zgjedhjet e pjesshme vendore, Meta: Asnjë forcë politike nuk po shmanget”

  1. Këtë e paska lënë mëndja fare , me një fjalë i dekretoi ky si president zgjedhjet , pa do marin pjesë të gjitha forcat politike , se po t’i dekretonte ai i 2019 -ës nuk do merte pjesë asnjë forcë politike !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje