Ilir Meta: Kam hyrë vetëm një herë në burg fshehurazi, po lëre këtë muhabet tani

20 Janar 2022, 10:18Politika TEMA

Ilir Meta ka zbuluar një secret, që tha se e ruante që nga viti 1994. Meta tha se në vitin 1994 kishte hyrë fshehurazi në burgun ku ndodhej ish-kryeministri Fatos Nano.

Gazetari Blendi Fevziu e pyeti për më tepër detaje në lidhje me hyrjen e Metës në burg, por ai nuk i ndau me publikun, duke kërkuar që ta linin me aq atë temë.

Pavarësisht këmbënguljes së Fevziut, e vetmja gjë që tha Meta ishte se ka pasur njerëz që ia kanë mundësuar hyrjen e tij në burgun ku ndodhej Nano.

Ilir Meta: Ilir Meta ka vetëm një aleancë, në koherencë të plotë me Ilir Metën e ’94-s. Që kur Partia Socialiste në atë kohë donte të bojkotonte referendumin e doktorit të madhërishëm…

Blendi Fevziu: Po, po e mbaj mend.

Ilir Meta: Jo, s’pranova, më thirri Nano në burg mua, hyra fshehurazi në burg, ç’a të të them, histori.

Blendi Fevziu: Hyre fshehurazi?

Ilir Meta: Hyra fshehurazi, me Xhinën e me njerëz.

Blendi Fevziu: Domethënë ai sistemi kontrollues i doktorit paska qenë i dobët.

Ilir Meta: Tani ata që na futën ne e kë parasysh.

Blendi Fevziu: Si hytë fshehurazi në burg?

Ilir Meta: Tani lëre këtë muhabet.

Blendi Fevziu: Me ambulancë?

Ilir Meta: Po se thonin na bojkoton Ilir Meta, orë ç’është budallallëk.

2 komente në “Ilir Meta: Kam hyrë vetëm një herë në burg fshehurazi, po lëre këtë muhabet tani”

  1. Salivirusi ppsh says:

    E ka goditur lopa ne koke kur ka qene i vogel
    Ky jetone ne nje bote tjeter eshte i mbaruar njeri pa familje gruaja ka mare rruget femijet e kane abandonuar rrakia ka bere punen e vehte pataaaaaaa like edhe pak kohe se burgu Recit eshte gati .

  2. nje antar i LIBRAS says:

    Kesaj rradhe do hysh nga dera kryesore Like!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje