Një gazetare që i nxori sytë bosit

20 Janar 2022, 16:39Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Ato u ulën ballë përballë; njëra zëdhënëse e Presidentit të Shqipërisë (tani non- grata në Amerikë) dhe tjetra përfaqësuese e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, ambasadore në Shqipëri. Zonja shqiptare, gazetare moderatore në televizionin Euronews Albania, dukej sikur po vinte nga një vrapim, vrapim me detyrë për të pastruar fytyrën e bosit të saj president. Ndërsa tjetra po priste pyetjet, domethënë ‘sulmet’, sipas stilit sovjetik të medias përballë armikut.

Armiku nuk mbahet afër, sipas ‘luftës së Ftohtë’…

-Unë dua të di kur do të ikësh nga vendi ynë, zonja ambasadore!- tha gazetarja.

-Nuk kam asnjë dëshirë që të largohem më parë nga Shqipëria- u përgjigj ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

– Si, nuk do të ikësh ‘më parë’? Kur më parë, para cilës ditë?

– Mandatit tim…- tha përfaqësuesja amerikane.

Palës së bosit i ranë krahët. Jo vetëm pse sipas një fantazie, Yuri Kim (Kimete, sipas tyre) do të largohet menjëherë, por më e keqja është kjo: Ra alibia e përhapur nga presidenti Berisha se ‘pengesa ime Kimete largohet shpejt… Kam folur diku me miqtë e mi’. Fantazia u kishte dhënë krahë mbështetësve të presidentit, ndërsa pas kësaj që ndodhi ai nuk mbledh dot as aq njerëz sa më parë; ata tashmë e morën vesh se ‘presidenti ia fut kot, plako!’, nuk janë fare budallenj… Ç’deshi shqiptarja që i drejtoi atë pyetje? Apo ia kishin dhënë qëkur e nisën?!

‘Po nuk të desha ty, atëherë rrëzoj edhe vendin tim ku po qëndron ti!’.

Ky është një tragjizëm që në doket shqiptare është treguar si ‘një e keqe, por që ndodh’… Sa të jenë amerikanët këtu, Shqipëria është vend i keq!- këtë ka trumbetuar presidenti Berisha pa pushim. ‘Narkoshtet!’, ‘narkopolici!’, ‘vasalë të serbit’, ‘të vdekur për bukë’, ‘makutë të korrupsionit’… Një njeri normal i Perëndimit sapo dëgjon këto, puna e parë- gris biletën e fluturimit drejt Rinasit…

-Do të ikësh zonja Kim- këmbënguli gazetarja shqiptare- por më thonë se ca ikin më mall e ca me urrejtje nga Shqipëria.

-Nuk njoh asnjë të huaj që ikën nga Shqipëria me urrejtje. Të gjithë miqtë e mi amerikanë kanë dashuri për këtë vend; edhe unë e dua shumë. Amerika e do Shqipërinë dhe shqiptarët; jemi partnerë shumë të mirë. Edhe perëndimorët e tjerë…

Gazetarja shqiptare hodhi përdhè ‘statujën e dytë’ të bosit president.

Zoti është mizor…, këtë ide zgjoi gazetarja. Një jetë të tërë sa në bllok, sa në presidencë; Berisha kishte menduar se e kishte Lordin në xhep; herë e rrihte e herë e përkëdhelte dhe gjithnjë i thoshte “rri urtë, aty rri!’. Ishte tunduar nga djalli dhe e la veten në dorë të mëkatit. Ka kohë që fle në atë shtrat; por djallin e zgjoi gazetarja- skllave e tij.

Gazetarja pyet ambasadoren: ‘Kush ua dha faktet për Berishën, Soros a dikush nga këta këtu?.

Ambasadorja:

-Jo, absolutisht jo. Absolutisht… ky është një proces disavjeçar që përfshin shumë agjenci të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Nuk është vetëm Departamenti i Shtetit. Përfshihen agjenci si Departamenti i Thesarit, FBI, CIA.

Ambasadorja foli për herë të parë për këto agjenci. U tmerrua ajo përballë. CIA, FBI, Departamenti i Thesarit… Bosi që ndiqte intervistën që nga shtëpia, nuk e donte më veten; më mirë e kishte kaluar kohën me fantazi.

Kjo e futi bosin në kujtimet e Amerikës. E pyeti përfaqësuesen amerikane ‘pse merreni me Berishën pas tetë vjet pa pushtet?’.

Yuri Kim, ambasadore:

“Më lejoni të mbaroj. Nëse e përdor autoritetin e postit për të shkelur ligjin, për të vjedhur nga vendi yt, dhe pastaj përdor forcën politike për të intimiduar të tjerët, për të mos lejuar ndjekje penale, ndjekjen e duhur penale, kjo nuk është më e pranueshme… Në botë janë 200 non- grata”, por ky del në krye.

Kështu tha ambasadorja; kush kishte mendje e mësoi të vërtetën. Zëdhënësja rrëzoi bosin e saj.

Duhet te flas me gjykatësin… Me këtë ide kishte ardhur gazetarja ‘në vrapim’. Gjykatësi është në Francë.

-A do t’i dërgoni fakte francezit?…

-Nuk ndodh ashtu…

-Pra, a do të çoni prova në gjykatë në Paris apo në një gjykatë në Shqipëri apo…

-Sapo ju thashë, nuk shkon ashtu … Nuk do të komentoj për fantazi apo hipoteza. Më pëlqen të jetoj në një botë bazuar në fakte- tha ambasadorja.

Nga pozicioni ku ndodhej bosi u lëshuan sinjale përvëluese për Amerikën: ‘Kjo gazetare po flet me gjykatësin apo me vrasësin!?’

Koment për 8 Janarin?…

Ambasadorja, gjatë gjithë bisedës u vërtit te kjo ngjarje:

Një herë tha se sulmi mbi PD i datës 8 janar skandalizoi Amerikën. ‘Jam kundër dhunës politike. Shtetet e Bashkuara është kundër dhunës politike… Shiko, mendoj se njerëzit u skandalizuan’. Më pas tha se Lulzim Basha është kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike. ‘Jo vetëm egërsirat, por ka edhe njerëz që duan të vrasin veten’.

Ndërsa komenti: Të gjithë duan të jetojnë përtej vdekjes, por është e pamundur.

Dhe më në fund, bosi i verbër:

Nuk e di nëse gazetarja e dinte anekdotën amerikane me ‘bosin e verbër’. Por u bë sikur e mbylli programin televiziv duke tërhequr bosin përdore, ‘bosi doli i verbër’.

Anekdota:

Dikush e pyeti zotin se si ishte verbuar ai njeri; e verboi zoti apo prindërit?

-Jo, u përgjigj zoti; ai verboi veten. Verboi veten se donte të shijonte në verbëri mirësinë e zotit’. Por Amerika nuk ishte zoti i mirësisë. Gazetarja e ndihmoi verbimin e bosit.

28 komente në “Një gazetare që i nxori sytë bosit”

  1. Edvin says:

    Pirdh pirdh se lirohesh Frrok. Asgje te re s’tha Kimetja vec faktit qe DASH s’ka ndermend te dergoje prova ne Paris. Me nje vrime i bieni fyellit por realiteti eshte krejt ndryshe. Berisha ska bere asnje shkelje se ne te kundert do te kishte patur te paktën akuza zyrtare ndaj tij pas 8 vitesh dhe me drejtesine e kapur amerikano-ramiste. Shba-te thjesht nuk e duan Berishen se ai u hap punë dhe nuk bëhet zar si Rama për interesat e tyre në rajon. Me Ramën ata mund te sjellin refugjatë të tjerë në të ardhmen, mund të shtojnë bazat ushtarake dhe ti kërkojnë favore të tjera Ramës për interesat e tyre politike kurse me Berishën shohin veç pengesa. Berisha duke qenë në opozitë si deputet i thjeshtë ju kundërvu atyre dhe për çështjen e Kosovës, lëre pastaj për gjëra më të mëdha siç ishin armët kimike që Rama ishte gati ti sillte këtu. Të kishin qenë aq të drejtë ata sdo kishin lejuar masakrën e 25 prillit dhe sdo lejonin as masakrën e 6 marsit kur tja vjedhin votat Berishes e tja japin Bashes si kthim favori për largimin e Berishës. Ne jemi kthyer jo vetëm në shtet diktatorial por edhe satelit të USA.

    1. Kollaj says:

      Shba nuk e ka per detyre te çoje dokumenta ne Paris pasi gjyhata e Parisit nuk ka kompetenca te gjykoje nje vendim te qeverise amerikane.
      Qeveria amerikane po ushtron gjithe te drejtat e veta kushtetuese e sovraniste t’ia mbylli deren nje horri e krimineli. Ti ne shtepine tende je te drejte te shpallesh kedo non grata dhe askush nuk ka te drejte te thote hapja deren nje njeriu qe nuk e do apo nderro mendim. Ja kaq e thjeshte eshte.

      1. Ed says:

        KY edvini DO JETE NDONJE FSHATAR SE ATA E KUPTOJNE SHAKANE KUR PLAKEN. SE.MENDOJNE SE MEQE NGASIN NJE MAKINE NE FSHAT JU DUKET VETJA QYTETARE PO HAROJNE QE MAKINEN.E NGET NJE FSHATAR.

      2. joel shkodra says:

        O “Kollaj”, dokumentat kunder Berishes Amerika le t’i dergoje ne gjykaten shqiptare (ajo qe eshte) dhe Berisha te denohet ketu ku jeton. Perse nuk e bejne amerikanet nje gje te tille?

        1. ca po thua says:

          ,,, sepse ka GOMERE si ty o Joel qe kerkojne gjurmet, kur ujkun e kane perballe!
          o Joel o IDIOT!

      3. Emigranti says:

        Si ka thanë nona Drane, mos e prek grenzën me krane se prek të zezën tane.
        Këtë zëdhënsen e salës më duket se e kishte futur Edi Rama me Sorrosin me diskretitu Sali Berishën.
        Bile edhe pyetjet I kishin thanë me I marrë ke Qim Peka e Mul Noka. Si e shiti edhe era xhanëm. Sa keq ku është katandisur I gjori plaku mere salë krimi

    2. Njutoni says:

      Çar flet o rrot kari.
      E gjith Lindja u fut n Europ mas renies se murit t berlinit.
      Veç shqipnija dhe gjysma e Jugosllavis jo.
      N ish jugosllavi ngelen jasht ssrbt boshnjakt maqedont malazest…t gjith t perly me luft konflikte krime korrupsjone sherre..ku bje era Putin.
      Pra kan nji shkak arsye llogjike.
      Veç shqipnija s ka justifikim qe ngeli jasht europe.s ka shkak llogjik. Ka vetem budallallik.
      Pse .
      Sepse ka Sal.
      Po t mos kishte Sal dhe saliqira,do ishim EU si Çeki Poloni Hungari Lituani….
      Amerika e kapi kte “defekt”.por von..shum von..por me mir von se kurr,prandaj ashtu siç e perkrahu n fillimet e 90es Salen,pa kushte,veç t permyste rregjimin e vjeter,tash,pa kushte,veç t shporri Salen..po vepron.
      Esht i njejti qendrim si ateher kur ra komunizmi,por n kah t kundert.
      Ne t ngritem,ne po t heqim.
      Pik.
      Kjo esht fillozofija amerikane tash.
      …se sala osht kthy n dreq..e kujt i duhet dreqi ?
      Veç qoftlargut…
      Ike Sale..pordhe..nga goja e nga bytha
      Ike sikurse erdhe
      Po nga Amerika.

      1. Indignados says:

        Qoftelargu me i rrezikshem sot eshte Rama dhe, per fat te keq opozita e vetme sot i ka shpresat tek Berisha

        1. heu bre says:

          Pse mor debil Indigranos, cfare t’ka bere Rama qe qeke hidhnu kaq fort, o kokrra e budalles!?
          O qenie inferiore me zgjuarsi me te ulet se te gomarit …

    3. xheJ. eN. Bi. says:

      O Edvin i Bërishajve…
      Kaq shumë keq të vjen për idhullin që nëpërkëmbet nëpër kanalet televizive dhe në rrjetet sociale ???
      Po mos kishin fakte, nuk do ta shpallnin non grata… po da ta përkëdhelnin.
      Edhe një buf ta pyesësh për Bërishën do të t’i numurojë krimet e tij, vetëm ju të ” Foltores” dhe farefisi i Bërishës nuk doni ta kuptoni.
      Besoj se nuk ke haruar se si e futi Shqipërinë në Organizatën Islamike, strehimin e terroristëve të Bin Ladenit. Mos të të kujtojë vresjet në 97- ën, në Gërdec, në 21 Janar. Nuk kanë të numuruar të këqiat që i ka bërë popullit Shqiptarë.

    4. trimi says:

      Po mos nuk do kishte fakte nuk do shpallej non grata me gjith familien o trongull

    5. Salihi says:

      Te gjykosh ne kete menyre do te thote qe ti nuk ke koncept per te verteten. Te besh nje analize te tille ti e ben se ke shpirtin e shejtanit si vete dishepulli yt. Qe ti je nje injorent ne kulture, dije dhe qe s’ke asnje lidhje me politiken kete e ke te shkruar ne balle . E thote bukur artikulshkruesi me larte: ” Ti je i familjes qe do te shijosh miresine e kesaj bote ne verberine tende”. Nuk te ndihmojme dot sepse e ke nga vetja .

  2. Artan says:

    Perle, ke kapercyer vetveten

  3. Labi says:

    Frrok duhet te vi pak keq per ate biben qe mbahet per gazetare,pak u tall ambasadorja po do tallesh dhe ti,keta demek te djathtet nuk ven mend,historikisht jan tallur me ta.

  4. labi says:

    Edvin p..,th se lirohesh,nga je nga tropoja ,a te ruaft zoti por si HAKLAJT,JO SI REMZI HOXHA ,JO SI TREBICKA ,JO SI 4 TE VRARET NE 2011 DHE AS TE 26 TE GERDECIT.PO VJEDHJET E TJERA I DI PER GITEN,ZENIN DHE JAMMALAZES MALLTEZI.P i ndonje ilac te lerohesh.Bravo FRROK artikull brillant te lumte pena

  5. Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve says:

    Nje gazetare qe i nxorri syte bosit? Ahahahaha…krejt e kunderta pra e autorit te ketij shkrimi qe rreket prej 30 vitesh ti nxjerre syte boseve qe dalin ne opozite, pasi u ka sherbyer si langua sa ishin ne pushtet.

  6. Alex says:

    Edvin…të ka pjerdhur Sala mu në gojë,prandaj arsyeton kështu.

  7. Sos says:

    VERTITET ENDE SI FANTAZEM NE FAQET E SHTYPIT KJO HIJE E MOCME E ZGERLAQUR QE TE KALL NEVERI
    MESHIRE PER TE NGORDHURIT E GJALLE SI KJO
    KERMA MIRDITORE

  8. sypeshkaqeni po shijon jeten si bllokmen says:

    Erla leshoi ca perla,cfare i thate privatisht lulit,pyetje qe mund ta bejne vetem idiotet e saliut.
    Do coni fakte ne paris,kujton se eshte gjin gjoni me plepistat.
    Mire qe nuk e pyeti per sypeshkaqenin qe humbi gjyqin ne usa,apo per jamhajdut malltezin e klubit partizani

  9. Aleko says:

    Po pritem qe demokracine dhe interesat shqipetare ti mbroje nje moster si berisha qe beggraundii tij gjate 30 viteve eshte me i zi se korbi ,ahere ne smeritojme te jemi as popull , as shtet e as kombe..Po si nje takem injorsntesh kerkojne ende fakte per kete korb te zi, kur faktet i dine dhe ata qe skane lindur akoma.Po pak u duken juve o qorra qe pol8tika anti shqipetare antikombetare e ketij superkrimineli beri te mundur shkaterrimin e mbi 500 objekteve industriale e buqesore qe u ngriten para 90 tes, shkaterrimin e zgjedhjeve me 1996 ten , shkaterrimin e ushtrise shqipetare..duke shitur kudo. armet dhe leket nuk dihet ku shkuan , dhe me ne fund ,shkaterrimin total te shtetit shqipetare.Pyetja qe behet eshte..cfare ngelet me per te prishur e shkaterruar ..o njerezte liq qe ngelet pas bythes se nje njeriut me lig qe nxorri ky vend..Vafshi ne dreq se ju jeni ata qe i jepni oksigjen ketij tr vdekuri te pa kallur ne varre..

  10. Sahale-Shpellari says:

    Or Edvin Shpell-kari qeke pjerdh prej trunit or voc, tipaska shplar trut SaHaleja. Fyelliti bie ti ne nje vrime bashk me ato shtaze qe akoma besojne se thirrja ne gjygj ne Paris e Sekretarit te Shtetit Amerikan, Blinken, eshte legjitime… Por jo more shtaze, se SaHaleja ju ka hedhur trut e gomarit dhe ju jeni aq idiot t’a besoni… Edhe femijet me 5 klase shkolle me nje zhvillim normal mendor arrijn t’a kuptojne se kjo eshte nje farse thjesht per te justifikuar bemat dhe tmerret e SaHales, Shpellarit te Vucidollit qe e dogji, poqi dhe shkaterroj kete vend. Ku ne p%dh te semes i gjeti ky malok paret per te ndertuar vila e shtepi e zyrat qe ka, pergjigjet qe i di i gjith populli: Piramidat, nafta e shitur tek Miloshevici, shkaterrimi total barbarik i vendit dhe vjedhja shtetrore, hapja e depove te armve te ushtris e pasuar nga Gerdeci, CEZ, Rruga e Kombit, 3% i Argites pa permendur ketu shume te tjera… Prandaj mosna e ca [email protected] mor pleher se s’e mbulon dot diellin me shosh ti dhe te gjithe trushplaret e SaHales.

  11. shori says:

    O Frrok, boll e lepite kaq shume Daj Semin…! Gerdallen Sali Berisha, e ushqyen, e mbajten dhe e mbajne miqte tane amerikane…,te tjerat jane brockulla dhe perralla per shqipot injorante…!!! Ku e ke Vetingun, SPAK-un (krijime te amerikaneve) qe tallin bythen me mjeranet shqipo…???!!!

  12. Student Horr i dhjetorit says:

    Prap ky majmuni Rhinopithecus? Mos hyni ne krim ore pushtetar, hidhini ndionj kocke maskarait plak se po ngordh per pak komunizem johebraik.

  13. Rroftë dhe zoti e bekoftë edhe më shumë Ameriken, dhe motren e Shqiptarve znj.Yuri Kim. says:

    Z. Frrok Çupi, e keni analizuar drejt takimin e Miellit, agjentes e agjentit Serb, Sali Beisha. Tani po harxhoj pak minuta me komentuesin Edvin shkerdhata. I rrespektoj fanatikët e dumbabës, që i shkojnë pas sAli Babës si 40 hajdutë, por më dhëmbin sytë kur lexoj disa byrek-ngrënës thonj pa-prerë që shkruajnë si gazeta Pravda. Edvin komentues shkerdhata, ti e din shumë mirë që as Shqiperia, kushdo që të jetë President apo K/Minister, por gati asnjë shtet në botë nuk mundet ti ndalojnë apo ti prishin planet e Amerikës sot për sot. Politikisht, Amerika e din që goja e Sali Berishës flet, hapet dhe mbyllet me komandë nga dora e Serbisë dhe e Rusisë, që ja kanë futur në bythë, dhe ja komandojnë vetem gojen. Amerika nuk ka nevojë që ta ketë aleat as Sali kopil Viçidolin, as Edi Ramen dhe asnjë drejtues shteti në Shqiperi, sepse aleati i tyre gjigand dhe besnik, është krejt kombi Shqiptar. Amerikanët nuk e kanë shkerdhyer pederin e Viçidolit per vepra kriminaletë bëra para 6 muajve apo 1 viti. Amerika, e ka kaluar në “radio-skopi” personin e Sali Shiqeres që kur është lindur e deri sot, dhe ka rrezultuar që ky shkerdhatë nuk ka patur dhe nuk ka asnjë deshirë per të punuar per popullin dhe Shqiperinë. Ky tradhetar, ka punuar dhe reaguar vetem e vetem per planet dhe llogaritë e Serbisë, sepse që kur ishte i ri ka ngrënë jo një lugë, por një kazan me çorbë Serbe të prishur dhe do vjellin tërë jeten ai dhe haremi i tij….!!! Ti komentuesi Edvin, je aq trap dhe aq shkerdhatë, sa koka jote në formë geshtenje dallohet si kokë jo-normale që nga helikopteri. Ti komentuesi Edvin je vertetë një fis-shkerdhyer dhe dumbabist, që dallohesh si i tilë, kur mendon per arsyen se pse Amerika nuk i çon provat që ka kunder UDB-ashit Berisha në Paris….., hahahahahahaha, Amerika t’ja çojë provat Parisit me një avokat….., pse, sepse Sali kurva ishte aq i djallëzuar, sa e denoncoj shtetin Amerikan tek kryeqyteti i Mekës së pederava, në Parrrrris. Por, Sali dhia e Viçidolit nuk ishte aq dinak sa duket, sepse po të ishte diank i madh, do e padiste Ameriken në Beograd, Moskë, Pekin, Havanë, Piong-Jan apo Teheran, ku vertetë Amerika do dhiente nga frika…..hahahahahahahahahahahaha. Shkerdhata Edvin komentatori, kur thua se Amerika mendon per interesat e sajë, dhe Saliu kurrë nuk do ti kishte lejuar bazat Amerikane në Shqiperi, ketu jam dakort me ty, sepse u garantua në Beograd nga druzhe Slloboja, dhe në Athinë, që kurrë nuk do të na sulmonin, dhe që në 1992-shin, Sali tradhetari lejoj zagarët e vet që të coptonin tanket, topat, shinat e hekurudhës, uzinat etj etj etj me saldatriçe, dhe hekurin e shisnin me kilo në Maqedoni dhe Mal të Zi. Kêshtu, në saje të Sali tradhëtarit, Shqiperia nga një forcë rrajonale, u gjend pa brek në bythë, ashtu siç kishin ëndërruar armiqt e atdheut tonë. Pra ty komentuesit shkerdhatë dhe dumbabist, po ta kujtoj që në gjendjen që ishte Shqiperia në kohen e sAli Babës me 400 hajdutë, Shqiperia do pushtohej, ashtu siç tha druzhe Slloboja, vetem me shoqaten e gjahtarve të Serbisë, dmth me zagarë e me çifte. Pra ti qelbësira komentues Edvin trapi,duhet që Shqiperia ta dojë dhe ta rrespektojë shumë Ameriken, që në saje të “çadres” Amerikane, Shqiperia flen e qetë dhe në të thatë, dhe nuk lagemi nga shiu, bresheri, dëbora dhe furtuna që mund të vinin apo të vijnë nga komshinjt tanë apo armiqt e Shqiperisë kudo që janë. Ti komentues c…ari, prit edhe pak, sepse Amerika nuk shkon tek Saliu, por me karremin që ja kanë zgjatur, krapi Sali do shkojë vetë tek peshkatari Amerikan.

  14. Koli says:

    Ore ju qe I keni varur shpresat tek Amerika se do ju beje rehat. Do ju çliroje nga varferia dhe korrupsioni dhe do ju sjelle begatine, a e pate nje shkrim te Temes sot me titull “A po shkon Amerika drejt luftes civile?

    1. uhahahaaaaaa says:

      E pame e pame. Aty shkruhet se eshet nej Kol Kol, qe do shpetoje boten uahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  15. Gani says:

    A votohen keta Berishiste fashista me drejtuar shtetin Me sjelljet qe kane treguar dhe agresivitetin qe kane me arrite qellimet Mendoni njehere nuk ju mjaftuan demet e dhimbjet qe i kane shkaktuar ketij populli me shkatrrimet e prones me piramidat me vrasjet me 97 me pucet ndaj qeverise dhe vete pd per interesa te pastra korrupsioni e perfitimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje