Njeriu që ka 67 vite pa u larë dhe ha mbeturina habit ekspertët: Gëzon shëndet të plotë

20 Janar 2022, 11:47Lifestyle TEMA
Njeriu që ka 67 vite pa u larë dhe ha mbeturina habit ekspertët:

Një burrë 87-vjeçar, i cili nuk është larë prej 67 vitesh dhe ushqehet me mbeturina, ka habitur ekspertët e shëndetësisë, të cilët konfirmojnë se ai gëzon shëndet të plotë.

Amou Jaji, nga Irani, thotë se nuk lahet pasi mendon se po ta bëjë këtë gjë, do ta ndjekë tersi. “Daily Star” raporton se disa mjekë që shkuan ta vizitonin për qëllime studimore janë shprehur se çuditërisht, ai nuk ka asnjë sëmundje serioze apo baktere të dëmshme, pavarësisht stilit të tij të jetës aspak higjienik.

Ekspertët shkuan për të gjetur parazitë të ndryshëm që mund të jetonin në trupin e të moshuarit, por u kthyen duarbosh:

“Besojmë se ai është i shëndetshëm pasi duke jetuar kështu, ka forcuar jashtëzakonisht imunitetin. Ka ngrënë mbeturina dhe pi ujë nga pellgjet në rrugë, por nuk ka asnjë sëmundje të rëndë apo virus”.

3 komente në “Njeriu që ka 67 vite pa u larë dhe ha mbeturina habit ekspertët: Gëzon shëndet të plotë”

  1. qytetar says:

    Si mendon BILL GATES per kete fenomen [email protected]

  2. Qinon says:

    shif kur t filloj Sala t dali rrugve pa la pa rrujt tu honger lekura shalqini kazonve t plenave tu flejt posht ures Lanes …”pse,mu do ma kalosh ti a ?!.un jam gjithnji i pari”..
    “No One beat Sal!”

  3. Xoni says:

    Ky qenka shoku i Gjergjit te shkolla bashkuar qe mund te kete 30 vite pa u lare e nuk e ka gjet asgje deri tani. Disa here e kam pare ne kembe ne Vore e ne Elbasan…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje