Zbulohet plani për atentatin ndaj Vuçiç: Grupi kryesohej nga një malazez

22 Janar 2022, 09:11Rajoni TEMA

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, thotë se një organizatë kriminale, e kryesuar nga shtetasi malazez Radoje Zvicer, një nga liderët e ‘’klanit Kavac’’, kishte planifikuar vrasjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

”Anëtarët e MPB-së dhe BIA-s, së bashku me përfaqësuesit e Europolit dhe shërbimet partnere, nga të cilët kemi marrë informacion, kanë nisur një aksion gjithëpërfshirës për përcaktimin e identitetit të të gjithë anëtarëve të kësaj organizate kriminale, e cila synon të vrasë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq”, tha Vulin, shkruan N1 serb.

Ai shpjegoi se më 14 janar, informacioni me shënimin ”urgjent” ka ardhur nga ”pjesëtarë të policisë së një shteti anëtar të Bashkimit Europian”, të cilët kanë informuar Ministrinë e Brendshme të Serbisë për ekzistencën e një grupi të përbërë nga shtetas të vendeve të ndryshme, qëllimi i të cilit është për të vrarë Vuçiçin.

Në krye të kësaj organizate është shtetasi malazez Radoje Zvicer, për të cilin Serbia tashmë ka lëshuar fletarrest, tha Vulin. Ai tha se hetimi do të përcaktojë nëse Zvicer “e mblodhi këtë organizatë kriminale për të vrarë presidentin sipas gjykimit të tij apo sepse ai mori urdhra nga lideri i tij politik”.

2 komente në “Zbulohet plani për atentatin ndaj Vuçiç: Grupi kryesohej nga një malazez”

  1. taso kume says:

    MA ?, E vertete apo ishministri i Millosheviçit ben viktimen ?.Interpoli sidomos zyra per Europen jane te dalluar per shtremberime te vepres penale,si rasti i çobanit te ERSEKES qe GERQIA e futi ne rethe te kuq se priste drute e GERQISE qe kur i kishte bgarkuar ne gomar dikujte ju duken si raketa antitank.

  2. Mero Kurva says:

    Po rren vellau i Edkarit.
    Rrena eshte virtyt nacional i serbitchave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje