Franca thirrje qytetarëve të saj: Shmangni udhëtimet në Ukrainë, tensionet po përshkallëzohen

24 Janar 2022, 17:59Bota TEMA

Franca po këshillon qytetarët e saj që të shtyjnë udhëtimet e panevojshme në Ukrainë, ku tensionet me Rusinë fqinje po përshkallëzohen.

“Për aq sa është e mundur, rekomandohet që të shtyni udhëtimin e panevojshëm ose jo urgjent në Ukrainë,” tha Ministria e Jashtme franceze në një deklaratë duke përditësuar këshillat e saj të udhëtimit.

Tensionet mes Moskës dhe Kievit janë përshkallëzuar, ndërsa Rusia ka pozicionuar trupat ushtarake në kufi me Ukrainën.

Nga ana tjetër, SHBA dhe BE kanë kërcënuar Rusinë për sanksione të ashpra në rast se pushton Ukrainën. SHBA dhe Britania kanë nisur evakuimin e stafeve të tyre nga ambasadat në Kiev.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje