"Kandidoj për mandatin e 3 në Bashkinë Tiranë, kam bekimin e Ramës", Veliaj: Kullat në selinë blu? Ka projekt nga pronarët e tokës, por kanë konflikt me PD

24 Janar 2022, 22:33Politika TEMA

Erion Veliaj do të kandidojë sërish për një mandat të tretë në Bashkinë Tiranë në zgjedhjet lokale të 2023 dhe për këtë ka edhe bekimin e kryesocialistit Edi Rama. Gjatë një në një intervistë për emisionin “Repolitix” në Report Tv, Veliaj tha se dëshira e tij është që të mbyll të gjitha punët e nisura në Tiranë dhe se ligi ia lejon edhe një mandat të 3-të.

“Me ligj e kam edhe një mandat të tretë, duhet të mbarojmë disa projekte që kemi nisur piramida, unaza e madhe, kopshti zoologjik dhe botanik, dua të çoj deri në fund projektin e bregut të lumit. Dëshira dhe pasioni im është të jem sërish në krye të Bashkisë Tiranë. Kam marrë bekimin e lidershipit të PS”, tha Veliaj.

Lidhur me projektin e ndërtimit të kullave në territorin ku ndodhet Partia Demokratike duket se një kërkesë e tillë i ka shkuar edhe Bashkisë së Tiranës nga pronarët e tokës që është familja Toptani. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ka një interes të tillë nga kjo familje por problemi qëndron se familja Toptani është pronare e tokës, ndërsa godina është në administrimin e PD dhe pa zgjidhur konfliktin mes të dyjave, Bashkia e Tiranës nuk mund të shqyrtojë asnjë ndërtim dhe plan urbanisitik.

 “Selia e PD ka një ngërç ku tokën e ka familja Toptani dhe prona është në administrimin e PD-së, pra flasim për dy pronarë të ndryshëm. Ka pasur në bashki një shprehej interesi me kullat dhe është sjellë nga pronarët e tokës, të cilët kanë pretenduar se kanë një dëshirë për të zhvilluar pronën, por urbanistika e ka të pamundur ta shqyrtojë nëse PD dhe pronarët nuk bien dakord. Nëse bien dakord do shqyrtohet ndërtimi sipas regullave të urbanistikës”, tha Veliaj.

8 komente në ““Kandidoj për mandatin e 3 në Bashkinë Tiranë, kam bekimin e Ramës”, Veliaj: Kullat në selinë blu? Ka projekt nga pronarët e tokës, por kanë konflikt me PD”

  1. Titi says:

    Haha…me ty dhe Edin e paskan “rregulluar” tani pritet pazari me Bashen se Berisha e ka marre me kohe pjesen e vet.Turp!

  2. Korrupsioni says:

    Ti je fatkeqesia me e madhe e Tiranes!
    Edhe Ver Llapa te ishte kryebashkiak do bente 10 here me shume se ty!

  3. Oketo says:

    Gati Lal Eri per nje seri tjeter kullash !
    Mos u ngopshi !
    Mjaft Mjaftit !

  4. bybi says:

    Tre mandate, nje te 4-t per ER, he pastaj mandatin e pare si KM ne 2029. Bravo.

  5. E keni more me tapi says:

    Po PSE vetem ti je ne Tirana ska njerez të tjer .

  6. Tahipi says:

    Problemi i fundit qe zgjidhi lali fiku ishte ai I shurres. Boll me me maloket qe shurrojne poshte urave te Lanes . Te gjithe te vrapojne te shurrosin tek dera e FSHF -se. Ndersa per ate tjetrin mendoj une, dera e bashkise nuk duket keq.

  7. Taulant says:

    Lal plehu qe nuk do ndertone me kulla e betonizoj me keq Tiranen.
    Cfare te presesh nga keta bastard.

  8. Xha Jaho says:

    Hajde Komunista nga te gjitha krahet hajde !
    Po si mor Lali AEri ti na thua qe toka paska dyx pronare ???????????
    Pronari eshte nje dhe vetem nje. Ai quhet Familja Toptani. Ku na dalka PD bashekepronare…? PD eshte me qera tek Toka e Toptaneve dhe pike.
    Po na luni mendsh me tjetersimin e prones me ligjin famekeq 7005 !!!
    TURP TURP TURP TURP NE VITIN 2022 dhe akoma nuk dini te dalloni pronarin nga qiramarresi !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje