Koço Devole më thërret në parajsë: Hajde bir se vajzat këtu të vijnë vërdallë por s’ka… s*ks

24 Janar 2022, 11:23Kulturë TEMA

Nga Mitro Çela

Nga fillimi i shkurtit dola njeri pozitiv. Një natë temperatura arriti-37 e pesë viza.

U përpëlita në krevat…Më zuri gjumi…

…Mbi ballë ndjeva një dorë. Hapa sytë…Ishte Koço Devole!

-Paske ethe, mor bir?

-Po! Ti ke përvojë. Çfarë të bëj?

-Po ndoqe përvojën time, të pret parajsa!

-Po erdha unë, i vjen radha Filipit!

-Mos ki merak. Tani që u bë edhe drejtor i Portokallisë, ka kush të zëvendëson.

-Por i duhem Denisës?! Dori do mbetet jetim. Devisit do t’i bjerë vilani…Anitës,
Matildës,Alketës,  Ivës- kush do tua zgjidhi hallet? Palomës do i mungojne numrat e telefonit. Kolit kush do ja rregulloi gruan në punë? Alisa, Foni, Antela- duan ndonjë këshillë.

-Do mbetet pa u botuar libri që kam nisur të shkruaj: “Koço Devole”.

-Mos e bëj qejfin qeder! Në tokë je i harruar pa mbushur gjashtë muaj? Ja zotrote: ke shkuar të ndezësh ndonjë qiri tek varri im?!

-Ka çupa në parajsë?

-Parajsën për femra e ke parajsë. Lakuriq. Zogun e mbulojnë me gjethe pjergulle. Burrat mbulojnë hallater me peshqir. Modë e re në parajsë. Dikush e solli. Kishte vdekur me peshqir shaleve, në një lokal seksi në Gjermani.

-U pëlqye si modë. “Vulën “e vuri Shën Pjetri.

-Çupat të vinë vërdall. Por nuk ka seks!

-Poshtë parajsa! Për çupa, Tirana është parajsë e shkuar parjsës. Ti më ke mësuar: Nuk ka lumturi pa seks! Nuk vi me ty?!

-Avash. Avash. Ka arsye qiellore! Po u nakatos zogu me birbilin, ënjtet barku. Do lindin miliarda fëmijë. Ku do mbytet parajsa me kalamanë nëpër këmbë?!

-Dhe Zoti vendosi: Në parajsë seksi është herezi?!

-Koço! Filipi ka një merak. Mos ke lënë ndonjë fëmijë rrugëve të Tiranës? Duam ti ndihmojmë: të mos rriten si jetimë?

-Mitro Xhani! Thuaj Filipit të mos e bëjë qejfin qeder! Në rini i kisha frenat top…

Pastaj doli perservativi…

…U hap drita. Hyri Ezmerka!… U prish ëndërra.

11 komente në “Koço Devole më thërret në parajsë: Hajde bir se vajzat këtu të vijnë vërdallë por s’ka… s*ks”

  1. Student Horr i dhjetorit says:

    Pu, pu, pu çfare hallati eshte ky shqiptari Miter. Po komplet ama. Humor laperesh.

  2. O MITRO MOS VDEKSH KURRE O ZOT.RRALLE QULLOS TANI KALEMIN POR GODET ME SHUME SE NJE LEKSION 16 ORESH TE KETYRE POLITIKANVE TANE QE JANE QORROLLEPSUR PAS QEFIT E DYBEKUT ,SIGURISHTE DHE PAS PARAVE DUKE I LESHUAR KOPET POSHTE QE SDIM KUR E MBASE SA KOHE DO MBLIDHEN.POR SIC DUKET KOHA SHI M…. DO BJERE PER RININ.

  3. Plani 5te pesevjecar says:

    Koco! Rri larg Mitros se ai edhe nga parajsa te heq… Kete pune ben edhe ne kete ane…

  4. Roberto says:

    Po per ty ashtu do jete o student i dhjere-torit. Ju jeni nje brez qe u mesuat me shakate e kripura te Duce Berishes prandaj nuk te pelqejne keto. Fundja nuk ke faj aq kupton.

    1. Student Horr i dhjetorit says:

      Jo o Rob Er Toto, Jam student horr i dhjetorit 1972, pjesmarres dhe i denuar nga festivali i 11 ne RTSH. Jam mesoar me shakate e kripure te Shokut Enver jo me humor alabakesh le te quhen Miter apo cfaredo tjeter.

  5. Pena says:

    O Mitro, nuk ke ku shkon, ke gjynahe per te lare, ketij populli i ke lene peshqesh saliun, se bashku me ata shoket e tu, Koçon, Filipin, etj, gjej nje menyre qe te falesh nga mekatet, …. . Mer shembull nga Hamdiu qe eshte pozicionuar si dikur, drejtoju SPAKUT dhe tregoji ato qe di.

  6. zgalem says:

    Humor bajat , per dimer . Asnje lloj humori . Shiko mos kujtosh ndonje seance me Tritanin , kur benit manovra , me shoqaten famkeqe “Shqiponja “. Ai humor te ka mbetur ne pjese . T’i rruash Tritanit . Kocua ishte tjeter prerje . Lere te prehet rehat . Zgalem

  7. Thomai says:

    Mitro ziu dordolec i ri e karragjoz plak, kujton se ben humor por vecse zhgaravitet neper gazeta per the thene se eshte akoma gjalle, apo akoma eshte???

  8. Haka Tekizoti says:

    Sipas sasisë së komentuesve që s’e gëlltisin dot humorin e hollë të Mitros del që atdheu ynë i ne shqiponjave ka një numër shumë të madh namuzqarësh. Kjo na nderon, na bën krenarë e na mbush deri në fyt me besim se do të kemi një alamet të ardhmeje.

  9. Tironsi says:

    Humor profesionisti!
    I holle dhe finese!
    Tani ka vetem pislliqe bajate dhe vulgare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje