Washington Post: Kur shkatërrimi i komunizmit, rrëmoi edhe realitetin e një 11-vjeçareje

23 Janar 2022, 14:08Kulturë TEMA
Washington Post: Kur shkatërrimi i komunizmit, rrëmoi edhe realitetin

Prestigjiozja amerikane “Washington Post”, i ka dedikuar një artikull librit më të fundit të autores Lea Ypi – “Të lirë” – duke hyrë në “rrënojat” e komunizmit të diktaturës dhe realitetit të një fëmije të përkorë.

Fillimisht, syprina e profesorit Charles King, vështron kujtimet e gënjeshtërta të përvojës së Lea Ypit në Ballkanin e epokës komuniste.

Kjo, teksa familja e saj ndiqte zhvillimet e dhjetorit të vitit 1990 nga televizori.

Më rënien e deklaruar të shtetit njëpartiak, fabula kapet mbas historisë revizioniste të “Ypit”.

“Askush nuk kishte besuar ndonjëherë në komunizëm”, thonë ata.

Për WP-në dhe profesorin e Georgetown-it, në këtë moment zhbëhet raporti me realitetin për Lean.

Vendi i saj ishte një burg, edukimi i saj ishte indoktrinim, versionet e vjetra të lirisë dhe demokracisë ishin gënjeshtra.

“Por unë isha një pioniere”, kundërshton ajo e prekur pas anëtarësimit të fituar me vështirësi në organizatën komuniste të fëmijëve.

Shamia e saj e kuqe bëhet një leckë pluhuri. Ajo sapo kishte mbushur 11 vjeç.

Ypi, një teoriciene e shquar politike në Shkollën Ekonomike të Londrës, nënvizon e përditshmja amerikane, u rrit në Shqipëri.

Sipas rreshtave të King, kronologjia historike e vendit formoi sfondin e fëmijërisë së Ypit, por kapitujt e librit “Të lirë” janë “histori intime, të filigranuara nga një jete e mirëqenë që kthehet në pasiguri”.

Ka të afërm të pazakontë, aroma e kremit të diellit që përhapet nga turistët, një grindje në lagje për një kanaçe Coca-Cola apo akti vandal i thyerjes së statujës së Stalinit.

Sipas WP-së, “Të lirë” është kujtimi më hulumtues i prodhuar gjer më sot për periudhën e papërcaktuar të “tranzicionit” post-komunist në Evropë.

Ypi, referuar King, ka shkruar një histori të shkëlqyer personale të çorientimit, për atë që ndodh kur parmakët e jetës së përditshme – e kaluara e një familjeje, udhëzimet e suksesit, shënuesit e një të ardhmeje normale – bien krejt papritur.

Në rrugë dhe në klasa, Karl Marksi dhe Friedrich Engels ua lanë vendin ekonomistëve Milton Friedman dhe Friedrich von Hayek.

Sekretari amerikan i Shtetit, James Baker, shpalli një slogan të ri – “Liria funksionon” – përpara se të ndizte turmat në kryeqytet.

Një politikan vendas u shfaq në derën e Ypit duke kërkuar të merrte hua çorapet gri të babait të saj.

Familja më vonë e pa burrin në televizor, me çorapet që dukeshin poshtë pantallonave të tij, dhe më vonë me truproja dhe një Mercedes.

Çorapet humbën gjatë tranzicionit, dhe në një farë mënyre edhe idetë e babait të saj.

“Çfarë dinte, çfarë ishte, çfarë u përpoq të bëhej, çfarë donte e pa të ndodhte”.

Teoricieni politik Isaiah Berlin, reflekton King, dalloi dy koncepte të lirisë në diskursin perëndimor.

Liria negative ishte e drejta për t’u lënë vetëm, për të ndërtuar një jetë kuptimplotë të pakënaqur nga ndërhyrja e shtetit.

Liria pozitive ishte e drejta për të mos anashkaluar, për të gëzuar qasje në disa nga përfitimet e jetës, pavarësisht nga prejardhja apo rrethanat.

“Për huadhënësit dhe konsulentët ndërkombëtarë që zbritën në Shqipëri dhe në pjesë të tjera të botës në vitet 1990, liria negative ishte gjendja e natyrës, liria pozitive, mashtrimi që fshihej pas dekadash marrëzie dhe tiranie”, sqaron King për WP-në.

Sipas tij, kthimi në realitet kërkonte privatizim dhe pasuri, që nga ana e tyre sillnin lumturi dhe lulëzim njerëzor.

“Gjykimi i historisë zakonisht nuk vjen si lavdërim apo dënim, por si hutim. Si mund të jetonin kështu? “Ne nuk kishim kategori për të përshkruar atë që ndodhi, nuk kishim përkufizime për të kapur atë që kishim humbur dhe çfarë fituam në vend të saj”, shkruan Ypi në librin e saj.

Të lexosh “Të lirë” sot, vëren WP-ja, nuk është thjesht një rikthim në Luftën e Ftohtë.

Por, një vështrim i shkurtër i rrugës së mundshme të çdo shoqërie, një kartolinë nga e ardhmja, si ajo e Kullës Eifel që Ypi merr nga një turist francez në plazh.

“Filozofitë kanë një gjysmë jetë. Shtetet pësojnë rënie. Virtytet e vjetra kthehen në vese të vetëkuptueshme ose, më keq, në bindje që mbahen mend si marrëzi. Në vorbullën e historisë, ne kapemi pas asaj që dimë, çfarë jemi, kush përpiqemi të jemi, çfarë duam të shohim të ndodhë”, përmbyll artikullin Washington Post.

26 komente në “Washington Post: Kur shkatërrimi i komunizmit, rrëmoi edhe realitetin e një 11-vjeçareje”

  1. Andreas says:

    Nga doli kjo, ku ka qene deri tani qe na habiti me perjetimet e saj sikur ka ardhur nga Marsi. C’eshte kjo reklame per kete Lean?!

    1. Student Horr i dhjetorit says:

      Pyet Meron o burre. Eshte katundar gjenial.

    2. ec aty says:

      Lea Ypi sot eshte bere nje marksiste e njohur ne Londer! Pas 30 vitesh idiotizmi te propagandes antikomuniste, qe ja kane shpelare edhe asaj trurin, Lea ka mundesi ti besoje edhe vete genjeshtrave te saj “historike”.
      Por ama sot eshte nje marksiste e bindur …

  2. Supaxhiu 300 evro says:

    Komplimenta Lea!Duhen shkrime,kujtime sesi erdhi ndryshimi nè tè kundèrt njerèzit nuk nxjerrin leksione nga e kaluara.

  3. Pak says:

    Kur te mburr i huaji, do te thote se ta hypur , Ypi, se vetem keto pune dini ju bijte e krimineleve sot. Genjeshtra jeta juajn genjeshtra shkruan dhe ate do merrni me vete dhe kur tu drejtohet kurrizi. Une jam ,nje “komunist” i pandreqshem qe po te shkruaj, por ama ai libri yt eshte te fshishe bythen me te edhe merua qe te ta vë ketu per klikime.

  4. Teori says:

    Kera angl9 amerikanet vdesin te na shohin si krihesa te nje bote te paqyteteruar. Si Xhejni Tarzanin, si Edit Durhami malesoret e pashkolle larg botes se perparuar. Kurse vete nuk hiqte dore nga te gjitha komoditetet e Londres.
    E i perpijne keto fjalet e Leas qe mashtron haptazi kur shkruan se ishte rropatur shume per t’u bere pioniere. Une nuk besoj se e ka bere me keqdashje. Po ka harruar se statusi i pionierit nuk njihte diskriminime. U takonte paperjashtim te gjithe atyre qe mvushnin moshen 10 vjeç dhe fitonin te drejten per shamibe e kuqe. I vetmi dallim ishte se pasaniket e kishin pjer akllazi siç quhej pelhura asokohe. Ata me te vobektet prej bezeje te kuqe qe i dilte boja nga e lara. Jam murioze cfare shamie mbante kjo Lea.
    Po fakti se nuk ka ide te qarta mbi statusin e pionierit qe fitohej automatikisht per arsye moshe dhe jo biografie, njesoj si e drejta apo detyrimi per leternjoftim qe e kishin te gjitge, komuniste a te perndjekur, me shtyn te mendoj se ia fut po kaq kot dhe per kujtime te tjera. Nuk e di nese pasaktesia varet prej moshes a nga dashakeqesia/iluzionet/mllefet kunder sistemit etj.
    Pastaj mjeshtratve trajtimit prikologjik te çdo dukurie hidhen si hijena mbi keto kocka te njoma qe ofron Lea me kujtimet e saj dhe fillojne e molloisin teori te reja. Po qe pas nja dy vjetesh e shumra do behen te vjetra
    Mua si shqiptare qe eshte, do me pelqente me shjme qe suksesin e pretenduar si teoriciene politike, ta kishte fituar me studime objektive jo me truke emotive.
    Po nga ana tjeter mun te themi, ja pse ekonomia borerore shkon per lesh, pasi ne shkollen me te famshme ekonomike evropiane, kane punesuar teoriciene si Lea. Qe praktiken dhe realitetin nuk e njohin apo e ilustrojne sipas midèse.
    Te mos harrojme se shkolla e Strasburgut, ajo qe duhet te formonte kuadrot me ti mire te administrates franceze, funksionaret e larte shteteroi, deshtoi pikerisht nga administrimi i keq dhe u mbyll pergjithmone. Keta qe jane te pazot te administrojne nje shkolle pretendpjne se dine te administrojne nje shtet. Te pakten ne shqiptaret kemi ende ate justifikimin e gjindjes pa shkolle. Nuk.kemi teoriciene, pervec se ne studiot televizive..

  5. Parajsa tokesore says:

    Eshte nje karte e kapur nga perendimi “demokratik” per t’ua tundur para syve te mendjes qytetareve te vet e per t’ua mbushur koken se parajsa tokesore lulezon tek ky perendim.

  6. Teori says:

    Kera angllo-amerikanet vdesin te na shohin si krijesa te nje bote te paqyteteruar. Si Xhejni Tarzanin, si Edit Durhami malesoret e pashkolle larg botes se perparuar. Kurse vete nuk hiqte dore nga te gjitha komoditetet e Londres.
    E i perpijne keto fjalet e Leas qe mashtron haptazi kur shkruan se ishte rropatur shume per t’u bere pioniere. Une nuk besoj se e ka bere me keqdashje. Po ka harruar se statusi i pionierit nuk njihte diskriminime. U takonte pa.perjashtim te gjithe atyre qe mbushnin moshen 10 vjeç dhe fitonin te drejten per shamine e kuqe. I vetmi dallim ishte se pasaniket e kishin prel akllazi siç quhej ajio pelhura asokohe. Ata me te vobektet prej bezeje te kuqe qe i dilte boja nga e lara. Do te doja te dija cfare shamie mbante kjo Lea.
    Po fakti se nuk ka ide te qarta mbi statusin e pionierit qe fitohej automatikisht per arsye moshe dhe jo biografie, njesoj si e drejta apo detyrimi per leternjoftim qe e kishin te gjithe, komuniste a te perndjekur, me shtyn te mendoj se ia fut po kaq kot dhe per kujtime te tjera. Nuk e di nese pasaktesia varet prej moshes a nga dashakeqesia/iluzionet/mllefet kunder sistemit etj.
    Pastaj mjeshtrat e trajtimit prikologjik te çdo dukurie hidhen si hijena mbi keto kocka te njoma qe ofron Lea me kujtimet e saj te femijerise dhe fillojne e molloisin teori te reja. Po qe pas nja dy vjetesh e shumra do behen te vjetra
    Mua si shqiptare qe eshte, do me pelqente me shume qe suksesin qe i mvishet si teoriciene politike, ta kishte fituar me studime objektive jo me truke emotive.
    Po nga ana tjeter mund te themi: ja pse ekonomia borerore shkon per lesh, pasi ne shkollen me te famshme ekonomike evropiane, kane punesuar teoriciene si Lea. Qe praktiken dhe realitetin nuk e njohin apo e ilustrojne sipas midèse.
    Te mos harrojme se shkolla e Strasburgut, ajo qe duhet te formonte kuadrot me te mire te administrates franceze, funksionaret e larte shteterore, deshtoi pikerisht nga administrimi i keq dhe u mbyll pergjithmone. Keta qe jane te pazot te administrojne nje shkolle pretendpjne se dine te administrojne nje shtet. Te pakten ne shqiptaret kemi ende ate justifikimin e gjindjes pa shkolle. Nuk.kemi teoriciene, pervec se ne studiot televizive..
    Te nderuar komentues, mos ia merrni personale Leas. Eshte vetem versioni simetrik i Andi Bushatit apo Fevziut. Ajo qe i bashkon eshte kapja fort mbas statusit te parise. Paria e zogut, e Enverit, e Tranzicionit. Sikur Lea ti kishte qene mbesa e nje diversanti nga Hasi dhe e internuar ne Myzeqe, nuk do dallonte shume nga mbeskat e gulageve. Qe tani jane plaka. Kjo ka vetem favorin e rinise. Te ishte 60 vjeçe nuk do ta botonte njeri.
    Biznesi dhe marketingu i publicistikes kane nevoje per gjak te ri, fytyra te reja, limfe te re, argumenta te reja. Solidarnosti dhe perestrojka jane vjeteruar tashme e ja ku na doli nga kapelja e botuesve Lea, mbesa e nje kuislingu. Andej nga Anglia dhe Amerika mbase kane humbur talentin per ekonomi se fundmi, po reklamat dine t i bejne me mire se te gjithe. Fu dja ky liber per ta eshte shkruar. Ne Shqiptareve s’ka çfare na tregon asgje nga ato qe nuk dime. Te gjithe kemi nje kusheri, mik, komshi, krushk, koleg etj te persekutuar qe na ka kerkuar kepucet a fustanin diten e fejeses. Vetem se kemi qene me fat dhe na i kane kthyer pastaj.

  7. Artan says:

    Me beri kurioz te lexoj librin e Leas

  8. Vranakonti says:

    Kesaj i thone,pirdh qe te shfryhesh. Liria negative,apo liria pozitive e mbroçkulla te tjera. Dihet nga te gjithe se sot pas renies se komunizmit,jane ngritur grupe pune per te luftuar me çdo mjete komunizmin.Por gjithashtu e din te gjithe se ideologjia e komunizmit eshte futur thelle ne ndergjegjen e njerzeve perparimtar te botes qe perjetuan kohen e komunizmit dhe nuk e harrojn kurre se ai eshte ideologjia me drejte,me paster me e pranushme.Sistemi kominismit siguron jeten e njerzeve me te gjitha mjetet e jeteses duke zbatuar ato ligje shtetrore dhe norma shoqerore,ku gjente kuptim dhe zbatim te vertete “ligji eshte i barabart per te gjithe.Kurse sot (po mare shembull shqiperine),ligjet i bene Sali Berisha,Meta,Basha,qe nuk pyesin fare per ligjet shteterore.

  9. Lili says:

    Coroditja e shqipeve eshte aq e madhe sa e keqja ju duket e mira, horrin e vleresojne te mirin e perbuzin , vesin e bejne vyrtyt!
    Mos u cuditni pse qe 30 vite jeni kurkund pos ne vorbullen e shemtuar nga ku nuk dini si me dal!
    Sa per femijet pionere, shko germon edhe pak e meso cilet nuk kishin te drejte asnje te drejte as te shkollimit pos fillores ne ate sisten’

    1. Leksion historie says:

      Idiot/e
      Kjo ka lindur ne 1981. Kur me kushtetuten e vitit 1976 fiksohej arsimi i detyrueshem 8-vjeçar e shkonin meseus e mesuese ne skajet me te thella per te punuar. Deri me vitin 1963 ishte vetem 7 vjeçar e me pas u be 8 vjeçar. Ti qenke me keq se Lea, ose i /e paditur ose mashtrues/e.
      Edhe sikur dikush te thoshte nuk e çoj femijen ke shkolla e Enverit, ia merrnin dhe ia çonin njesoj ne shkolle. Na mbyten nanipuluedit e hiatorise. Kujtoni o mjerane se te tjeret jane po aq aguridhe e te leshte sa ju

    2. ca po thua says:

      O Lili o psikopate, a i kullote dhente e dhite o analfabete? Po ti nuk je as nga Shqiperia, ku mutin e di ti te verteten? Po e verteta nuk ka asnje lidhje me ato qe thua ti apo me ato qe fantazon kjo Lea trularaska! Ka me miliona vete qe e kane jetuar ate kohe dhe te jesh e sigurte se e verteta nuk ka lidhje me budallakinat tuaja!

  10. Populli arsimdashes says:

    Ti lilush bibilush jeton ne Lüttich ke thone.

    Se ke morr vesh.

    Aresimi ne Shqiperine e kohes se XHAXHIT kish 8-VJECAREN TE DETYRUESHME.
    Kur mbarova une maturen, mesataria per te shkuar ne universitet qe 9,8.

    Ata njerezit e tu te komitetit te maleve nuk donin qe njerezit te mesoshin shkrim e kendim, prandaj dhe i vrane mesuesit e drites, prandaj vrane Heroinat e Mirdites.

    E mos na trego perrallat e gjyshes tate analfabete dhe te kesaj ja hypi leas.
    Fashista.

    Ik lilush bibilush shko te mergata jote e qyqes, reth mretit sifilitik.

  11. Populli arsimdashes says:

    Ti lilush bibilush jeton ne Lüttich ke thone.

    Se ke morr vesh.

    Aresimi ne Shqiperine e kohes se XHAXHIT kish 8-VJECAREN TE DETYRUESHME.
    Kur mbarova une maturen, mesataria per te shkuar ne universitet qe 9,8.

    Ata njerezit e tu te komitetit te maleve nuk donin qe njerezit te mesoshin shkrim e kendim, prandaj dhe i vrane mesuesit e drites, prandaj vrane Heroinat e Mirdites.

    E mos na trego perrallat e gjyshes tate analfabete dhe te kesaj ja hypi leas.
    Fashista.

    Ik lilush bibilush shko te mergata jote e qyqes, reth mretit sifilitik.

  12. Miri says:

    O Mero, hiqi komentet fare mer burre i dheut, se e bere Temen si halet publike ne kohen e dulles.
    Shpresoj qe Lea Ypi te jete shkendija per fillimin e nje rivoluzioni iluminist qe kemi aq nevoje. Mbeshteteni kete zonje se eshte e vetmja shprese e kesaj shoqerie te ndrydhur.

    1. ec aty says:

      Natyrisht si marksiste qe eshte, Lea Ypi do mund te perparoje sadopak mendesine ne shoqerine e sotme shqiptare. Por edhe sikur te pastronte pak fantazite e saj per kohet e shkuara, nuk do bente keq!

  13. Populli says:

    Lea YPI, duhet t’iu thote shqiptareve dhe vete Gazetes Washington Post dicka per origjinen e saj.
    Nese ka te beje, per shembull, me Xhafer Ypin, i cili, menjehere pas pushtimit italian të Shqipërisë, si “Kryetar i Komitetit të Administrimit të Përkohshëm” “thirri” asamblenë e 12 prillit 1939 dhe i dërgoi mesazh Benito Musolinit duke i rikonfirmuar besnikërinë e popullit shqiptar ndaj tij. Të njëjtën ditë transmetoi një fjalim në të cilin theksoi paaftësinë e shqiptarëve për të qeverisur dhe i bëri thirrje Duçes që te shpëtonte Shqipërinë!!!!!!!
    Keshtu qe vreri i patologjik, jo analitik, i znj. Ypi, mund te kete kete edhe origjine.
    Disi e pabesueshme qe keto hollesira t’i shpetojne Gazetes Washington Post.

    1. Besnik says:

      Po eshte e mbesa

  14. Lomy says:

    Po e promovojne per presidente kete majtisten e vogel haluçinante… Me librin e sajuar “sqarohet” puna e gjyshit dhe rregullohet biografia, Luli do e pranoje se eshte edhe “e perndjekur” etj etj.
    Populli do grindet kafeneve ne eshte “balliste” apo “komuniste” dhe ky vend do haje mut si gjithmone duke pare teatrin e rradhes.

  15. Leja edhe nje here inglizit says:

    Akoma su ngopen duke promovuar veten ne rolin e viktimes se komunizmit. Edhe sot e pas 30 vitesh vazhdojne te hane buke me komunizmin duke pershtyre mbi vendin dhe veten e tyre per lemoshat e te huajve.

  16. Student Horr i dhjetorit says:

    Padyshim Migjeni eshte njeriu me i madh qe ka jetuar ne keto ane.
    IDHUJ PA KRENA NGA MIGJENI
    Një tufan i tmerrshëm i shembi idhujt. Disa i bani pluhun e disa i la pa krena.Tufani i tmerrshëm nuk fryni as nga një anë e horizontit, dhe as nga qiella, por duel nga zemra e dheut. Çdo gja që del nga zemra asht ose përkdhelse si andja më intime, ose e tmerrshme si tufani që shemb idhujt.
    U tret pluhuni i idhujve q`u shembën krejt, dhe s’u mbet fara, e idhujt që mbeten pa krena qëndrojnë si dëshmorët e shëmtuem e një jetës së përndueme.
    Idhuj pa krena! Shëmtim i natyrës! E njerëzit që jetojnë në mes tyne enden si të harlisun. Ata që kishin lindun para se t’u shembeshin idhujt dhe i pan me syt e vet në bukurinë e tyne ceremoniale, ata tash rënkojnë, psherëtijnë për kohën e idhujve të vjetër, dhe tue vdekun shpresojnë se këta idhuj do t’i shpëtojnë. E ata që lindin në kohën e idhujve pa krena s’dinë ka t’ia mbajnë. Duen t’adhurojnë, po ç’ka t’adhurojnë? Idhuj pa krena?…Duen të besojnë, por ç’ka të besojnë? Idhujt pa krena? Kush mund të adhurojë të shëmtuemen? Kush mund të besojë në një zot pa krye? Çdo gja që s’ka krye asht kufomë e kufoma s’e ka vendin mes të gjallëve. Kufoma duhet varrosë. Përndryshe, e përlyemja me të ka për të qenë katastrofale. E katastrofa asht katastrofë! Zhduk kombe! (Kombi ynë me të vërtetë s’u zhduk. Por arsyeja asht vetëm se dhe kojshitë tonë t’afërm qenë pak a shumë të një fati si ne.)
    Idhuj pa krena! Flitë e kohës, e cila gjithçka përpin, dhe fli të fatalitetit. Qëndrojnë ashtu të gjymtuem vetëm e vetëm pse s’duel njeriu i zoti të ndërtojë idhujt e ri. Por, herët a vonë, ai do të dali. Dhe idhujt e ri që do t’i ndërtojë ai, kanë për t’u adhurue nga turmat. Se landa e tyne ka për të qenë moral i kohës, model i tyne – njeriu i sotshëm. Idhujt pa krena! Në varrimin e tyne kumonet kanë për të plasë së ramit, minaret kanë për ta thye kurrizin së faluni dhe zhrecve do t’u këputen telat e fytit së kënduemi. Dhe do të vijë heshtja. Se çdo vikamë fillon dhe mbaron me heshtje. Mbasandaj do të fillojë puna…

  17. Tema Gelbaza says:

    Mero shaftari dhe policat e tij , nuk epelqyen komentin tim dhe e bllokuan.

  18. Velo says:

    Lea! Gjej një fushë tjetër për t’u bërë e famshme. Kësaj temës së viktimizimit i ka dalë boja. Sado ta ngjyrosësh me falsifikime ti, prapë si lëtyrë ngjan.

  19. Supaxhiu 300 evro says:

    Ore te thekurit e 8 nentorit 1941!Une nuk e kam lexuar librin e Leas por ju po ja fusni vehtes me sa shikoj .Lexova jav mè pare se Lea mbeshtet partin laburiste ne angli,dmth eshte e majt dhe e voton te majten,perpara se te ofendoni vajzen e botes informohuni sepse ju be mendja dhalle me PKK.Shikoni dhe ndiqni me vemendje bastardin me pseudonimin Dulla”Eleminoj te gjith ish Ministrat e Brendshem,mbi gjakun e 28 mij deshmoreve dulla krijoj partin e tij personale siç e kopjoj edhe Birisha.Hapni syt dhe gjykoheni me gjakftohtesi diktaturen e dulles,kishje frik te flisje,s’pirdhte dulla se ishje familje deshmori apo heroi,e zhduku nga faqja e dheut djalin e Ismail Qemalit neper burgje dhe internime,urdheroj te vritej kunati i tij dhe la niprit jetim dhe motren pa burre,ka me shkerdhat burr si dulla i cili çdo plenum do te shpikte armiq populli duke filluar nga kultura,arsimi,festivalet e radio televizionit,ministrija e brendshme,ajo e mbrojtjes,ju preu kokat dhe populli varfer nga injoranca therriste parti enver jemi gati kurdoher .Ju do te thoni se ne kohen e atij jetohej dhe studiohej me mir,nuk kishte krime e korrupsion,sepse Birisha demokracin e kuptoj perseprapthi,e mbushi qytetet me fshtataret e varfer qe as vet nuk e dinin se ku shkonin,filluan “grabitjet e tokave te zanuna”vjedhje,rrembime,piramidat e 97 es,pra edhe keto te keqija vijn si rrjedhim i nje bastardi komunist si Birisha.Per te kontrolluar gjith kete katrahur dhe shteti te vihet ne binar duhen edhe 30 te vjet te tjera.Nuk ju a ka fajin Lea qe esht e majt por sistemi 45 vjeçar i Dulles dhe djalit te tij Birishes.

    1. heu bre says:

      O DEBIL! Kur ta kuptosh se keto qe thua nuk jane realitet por propagande, atehere do kesh shprese te kutosh thelbin e shoqerise njerezore! O trupeshk :
      Antikomunizmi eshte virtyt i budallait dhe i maskarait!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje