Ndërron jetë gazetari dhe poeti shqiptar Demir Gjergji

16 Janar 2022, 15:05Kulturë TEMA

Ka ndërruar jetë gazetari dhe poeti shqiptar Demir Gjergji.

Lajmin e ka bërë me dije djali i tij ku ka njoftur:

“Shokë dhe miq të babit tim , DEMIR GJERGJI , me dhimbje të madhe ju njoftoj se babi nderroi jete !

Homazhet do të Kryhen diten e Marte nga ora 8:30 tek Shtëpia ,me pas do e shoqerojme për ne banesen e fundit !

Faleminderit”, shkruan i biri.

Gjergji pati një fëmijëri e rini të vështirë, ku krijimet e para i nënshkroi si minator e më pas botimi i parë poetik në vitin 1974.

Me origjinë nga Devolli i Korçës, ai e kalon fëmijërinë në Manëz të Durrësit aty ku kryen dhe shkollën fillore, për të vazhduar më pas arsimin e mesëm në Berat.

Gjatë periudhës së shkollë së mesme ai dallohet për pasionin për poezinë dhe letërsinë dhe menjëherë angazhohet në shtypin e shkruar. Shkrimi i tij i parë ka qenë një reportazh i cili botohet në gazetën “Zëri i Rinisë” për të vazhduar më pas me plot shkrime në gazetën “Drita”, “Adriatiku” dhe revistën “Nëntori”.

Në këtë kohë Demir Gjergji fillon të shkruajë dhe poezitë e tij të para, të cilat po ashtu i botohen në gazetat e kohës.

Pas përfundimit të shkollës së mesme ai ndjek studimet e larta në Fakultetin e Histori – Filologjisë në Tiranë në degën e Gjuhës dhe Letërsisë në vitet 1974-1980.

Demir Gjergji, është një emër i njohur në letrat shqipe, ku për dy dekada shërbeu si gazetar dhe drejtues i emisioneve të suksesshme në Radio Tirana “Fjala si fillim, Fjala si flijim” dhe “Vatër shqiptare”.

Ai është nderuar me shumë çmime vlerësuese për krijimtarinë në poezi e prozë dhe me Medaljen “Naim Frashëri” të Klasit të Dytë (1988) për kontributin e tij në gazetari.

4 komente në “Ndërron jetë gazetari dhe poeti shqiptar Demir Gjergji”

  1. DB says:

    Më vjen thellësisht keq! Ishte një gazetar e letrar i dalluar, gjithçka e ka ndërtuar me vështirësi, këmbëngulje dhe talent. Përveç poezive të shumta lirike, para disa vitesh ka botuar edhe romanin “Biri i botës”. Ngushëllime të ndiera familjes! Nga një shok i tij.

  2. godina 15 -qyteti studentit says:

    Njeri i dashur i respektueshem,mbi te gjitha me humor.

    Nuk kujtoj mire si u ndodhen fakulteti yne i inxhinjerise me filoqylin por diku nga viti 1979 kemi bere zborin bashke pra para 43 vitesh nuk e kam pare me Demirin dhe as nje shokun tone te perbashket pra pothuaj gjysem shekulli dhe njeriu i mire mbahet mend…edhe pse qenka korcar dhe disa kohe ndenjur ne Berat te foluren e kishte si durrsak autokton nga qe ka kaluar femijerine..ne Manez

    Qofte i parajses..

  3. ALBANA KAMBERAJ says:

    ME VIKA KEQ VERTET , E KAM PAS KOMSHI DHE KA QEN NJE NJERI I PERKRYER ME NJE FAMILJE MODEL , NGUSHELLIMET ME TE SINQERTA FAMILJES ???.

  4. hilmi shehu says:

    ngushellime familjes. Qofte ne xhenet. Ishte me shpirt te paster njerezor. Do te na mungoje krijimi i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

3 Komente

  1. D
    Dh. M Xhoga

    Te gjitha ndariet nga jeta do i pronja po te denmir Gjergjit Ji me befasoiky lajm mua njen86 vjecar,ngame veetranet me maredhenisme RT. ne emisionet e saj sidomos per kulturen shkollen dhe Emigracionin.DenriGjergjin Aty ne Radio Tirana njur nga ruaj mbrsa te pa shkllyshme keq qe po e perciell une 86 vjecari,qe e uroja *Marc nga ditet e mia*. Ngushellime families sa dashamirsit e shumte qe me shume te drejte,PSHERETIJNE per larimin e tij nga jeta para kohe.. Nga te oqeani pa harruar atdheun,LAVIERES bere,Takimin e pare me Radio Tiranen,ne Emisionet per Kulturen-Arresimin dhe Emigracionin.Me Jaho Margjeken dhe Demir Gjergjin,ndaje *dhimbie -emigracioni* sa clodhie te kulturuar. I perjetshem kujtimi i Tij. Familes dhe shoqerise ngushellime.,*86 vjecari nga Toronto me ne krah bashkeatdhetare, ne loklaiin si *Seline tone* Ruga *PAPE*[ te bashkatdhetares- Aktiviste shoqates,zonja-Alma Cela me Dhimitris-bashkeshortin Kretas-..

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dh. M Xhoga

      Pe nuk ma pranoni Koemntin per te ndierin e te paharruarin demir Gjerii !.U prifte ne FRON te PERENDISE..uroj une 86 vjecari ,nje jete me te dhe RT. edhe se 30 vjet..mergimtar i Pas 90tes..Dh. M ,Xhoga -nje jete MESUES krah R/Tiranes e shtypit perditshem... Nga Toronto-Ngushelime familes dhe dashamiresve.... Dh,M. Xhoga. 02-04-2022 .

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gazmend Kryeziu

        Me keqardhje të madhe e percolla lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të profesorit dhe shkrimtarit të talentuar Demir Gjergji.Unë pata fatin ta takoj personalisht,dhe si një thesar mbaj dy librat e tij me poezi që mbajnë firmën e tij.Shpirti i tij i madhërishëm u prehtë në pariz. Ngushëllimet tona té përzemërta Gazmend Kryeziu

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje