Studimi i historisë: Prejardhja gjenetike e shqiptarëve

3 Janar 2022, 18:09Kulturë TEMA

Prej vitesh tashmë, përparimi i teknologjisë së zbatuar biokompjuterike ka mundësuar shfrytëzimin e të dhënave gjenetike për studimin e historisë.

Veçanërisht përmes analizës së kromozomi Y, i cili përçohet drejtpërdrejt nga babai te i biri, pa kontribut gjenetik nga nëna, çdo familje apo fis mund të gjurmojë prejardhjen e vijës atërore, apo siç njihet botërisht, haplogrupit. Kurse mbledhja e një kampioni përfqësues rezultatesh gjenetike mundëson edhe hulumtimin e prejardhjes në shkallë krahinore apo vendi.

Deri tani, në Projektin Shqiptar të ADN-së “Rrënjët” janë mbledhur në mënyrë vullnetare rezultatet e 1322 anëtarëve nga të gjitha trevat shqiptare. Nga krahasimi i tyre si me analiza gjenetike të eshtrave të lashta në Ballkan e Europë, ashtu edhe me rezultate nga popujt e sotshëm, dalin qartë disa përfundime të cilat po i paraqesim në mënyrë të përmbledhur më poshtë. Ndërkohë ftojmë çdo familje shqiptare të kryejë një test gjenetik të kromozomit Y dhe të anëtarësohet në projekt. Për më shumë rreth mënyrës së regjistrimit në projekt mund të na kontaktoni drejtpërdrejt përmes faqes “Projekti Rrënjët” në Facebook: https://www.facebook.com/Projekti-Rrenjet-101700961530810, ose të ndiqni udhëzimet në faqen tonë: https://rrenjet.com/#Si_te_regjistroheni.

1. Përmbledhje statistikore

Nga drejtpeshimi statistikor i 1322 rezultateve, del se rreth 10 haplogrupet më të shpeshta përmbledhin rreth 94.6% të gjithë linjave atërore shqiptare. Afërsisht një e katërta e rezultateve u takojnë anëtarëve nga Kosova, Maqedonia dhe trevat e tjera shqiptare jashtë Republikës së Shqipërisë. Me rritjen e numrit të anëtarëve në këto treva, sidomos në Kosovë, përqindjet mund të pësojnë ndryshime të lehta, por duhet të mbesin brenda rrezeve të sigurisë 95%. Më poshtë gjeni shpeshtinë e secilit haplogrup:

Haplogrupi Përqindja Rrezja e sigurisë 95%

E1b-M123 0.7% 0.3 – 1.2%

Në mënyrë të përmbledhur, nga tabela dallojmë se një përqindje e vogël e linjave atërore shqiptare (1-4%) janë të vendosura e të përhapura në Ballkan prej më shumë se 4500 vitesh kryesisht me përhapjen e bujqësisë, shumica prej 72-77% u përhapën rreth 2500 deri 4000 vite më parë me fiset e lashta të ballkanit si ilirët, dardanët, dakët, etj. Vala e fundit që ka lënë gjurmë të rëndësishme gjenetike prej të cilave vijnë 16-19% e linjave atërore shqiptare mbërriti para rreth 1200-1800 vitesh, gjatë periudhës së dyndjeve të fiseve gjermanike, sllave, etj.

2. Historia e linjave atërore shqiptare

Përtej statistikave të përgjithshme, secili haplogrup ka historinë e tij dhe duhet studiuar në thellësi për të kuptuar kohën dhe mënyrën e vendosjen dhe përhapjes. Prandaj më poshtë paraqesim një nga një periudhat e ndryshme arekologjike dhe historike me rëndësi për kuptimin e prejardhjes së shqiptarëve.

2.1 Para Epokës së Bronzit

Mendohet se njeriu modern mbërriti në Europë para më shumë se 30.000 vitesh. Ndër linjat atërore më të vjetra të gjetura në Europë deri në periudhën e Mesolitit janë haplogrupet C, I, F, më pas I1, I2-P37, I2-M223, I2-L596, R1b-V2219, etj. Europianët e kësaj periudhe ishin popuj nomadë që merreshin kryesisht me gjueti, duke ndjekur gjahun nga një zone në tjetrën. Edhe pse ka shqiptarë të cilët bartin disa prej linjave atërore të lartpërmendura, nuk mund të flitet për vazhdimësi gjenetike të tyre në popullin shqiptar sot, pasi pjesa dërrmuese e këtyre linjave kanë lëvizur nëpër Europë derisa kanë arritur të rishpërndahen, në shumicën e rasteve nga Europa veriore ose lindore, duke u vendosur në Ballkan relativisht vonë. Përqindja e paraardhësve atërorë të shqiptarëve që kanë banuar vazhdimisht në Ballkan prej Mesolitit është nën 0.5%.

Prej 7000-9000 më parë, popuj që kishin përvetësuar bujqësinë në Levant filluan të përhapen drejt Ballkanit dhe Europës në përgjithësi. Kjo lëvizje është vënë re prej kohësh në arkeologji, por së fundi kemi mësuar edhe që linjat atërore që mbërritën në Europë gjatë kësaj kohe ishin kryesisht degëzime të haplgrupeve G, E, J1, J2, T, etj. Revolucioni bujqësor, brenda pak vitesh, ndërroi në mënyrë drastike përbërjen gjenetike të Europës jugore dhe qendrore, duke zëvendësuar linjat atërore mesolitike me të ardhurat rishtazi nga lindja. Kështu, haplogrupi G është qartazi mbizotërues në gjithë gjetjet neolitike në studime shkencore në Ballkan, ndërsa haplogrupe të tjera të gjetura në Ballkan përfshinin degëzime të caktuara të J2a, J1, etj. Sot haplogrupin G e mbartin më pak se 2% e shqiptarëve, kurse linjat e tjera qartësisht neolitike gjenden edhe më rrallë. Në Toskërinë veriore dhe lindore kjo përqindje është pak më e lartë por gjithesi nuk kalon 5%. Duke marrë parasysh faktin se një pjesë e këtyre linjave mund të jenë vendosur edhe në periudha më të vona nga drejtime të ndryshme, mund të themi me siguri se më pak se 4% e gjithë paraardhësve atërorë të shqiptarëve gjendeshin ndër popujt neolitikë (pra, para-ilirë) të trojeve të sotshme shqiptare.

2.2 Nga Epoka e Bronzit deri në Antikitet

Pas disa mijëravjeçarëve zgjerimi të bujqësisë dhe linjave atërore të popujve që e shpërndanë, me fillimin e Epokës së Bronzit nisën edhe dyndjet masive të indo-europianëve. Në vendorigjinën e tyre në Stepat e Euroazisë, kjo popullsi me strukturë shoqërore patriarkale merrej kryesisht me bletori, dhe kishte përvetësuar edhe përdorimin e kuajve dhe më vonë edhe të karrocave, dhe kishin fituar imunitet të lartë ndaj sëmundjeve të kafshëve dhe tolerancë ndaj laktozës. Nga zona e Stepave, indo-europianët u përhapën në të gjitha drejtimet, duke u shtrirë në pak breza nga Europa perëndimore deri në Kinë e Indi. Grupet e mëdha gjuhësore të Europës së sotshme, si grupi i gjuhëve latine, i atyre gjermanikët, sllave, keltët, ashtu si edhe shqipja e greqishtja, kanë rrënjë të përbashkët pikërisht nga gjuha që fliste ky popull. Mbërritja e indo-europianëve në Europën qendrore dhe në Ballkan është e mirëdokumentuar jo vetëm gjenetikisht, por edhe në arkeologji.

Ndër popujt e Stepave që lëvizën drejt perëndimit gjatë Epokës së Bronzit, haplogrupi kryesor ishte R1b-M269, kurse haplogrupe të tjera përfshinin R1a-Z93, I2-M223. Ka shumë mundësi që zgjerimi drejt trojeve të sotshme shqiptare mos të ketë qenë një lëvizje e njëtrajtshme, por një seri zhvendosjesh që nisin nga Epoka e Bronzit e vijojnë deri në Antikitet, duke asimiluar e përfshirë edhe popuj të tjerë në këto dyndje. Linjat atërore kryesore të shqiptarëve që janë vendosur në Ballkan prej kësaj periudhe nga veriu dhe verilindja janë R1b-PF7562, J2b-L283, E-V13, R1b-CTS9219, I2-L701, etj.

R1b-PF7562 dhe J2b-L283, në pjesën dërrmuese të tyre, janë vendosur në trojet e sotshme shqiptare prej Epokës së Bronzit. Për prani mbi 3000 vjeçare flasin si gjetjet nga lashtësia, ashtu edhe diversiteti i linjave modern. J2b-L283 është gjetur edhe në eshtra ilire nga Epoka e Bronzit dhe e Hekurit në Dalmaci, Slloveni dhe Vojvodinë, nga Epoka e Hekurit ndër mesape të Puljas, dhe në Antikitetin e vonë në Moezi dhe Dardani. Në përputhje me këto gjetje, në databazën e Projektit Rrënjët, vërehet se nëndegët e R1b-PF7562 ndër shqiptarët e sotshëm janë veçuar prej 3400-4000 vitesh, kurse ato të J2b-L283 prej 3100-3600 vitesh. Sot R1b-PF7562 gjendet në dendësi të ngjashme (3-4%) në gjithë trojet shqiptare, kurse J2b-L283 gjendet shumë më dendur në veri (15-30% sipas zonës) se në jug (7-10%). Këto dy linja atërore përmbledhin rreth 20% linjave atërore shqiptare.

Për linjat atërore E-V13 dhe R1b-CTS9219, ka më shumë mundësi që vendosja në Ballkanin perëndimor ka nisur nga veriu, me gjasë nga zona mes Alpeve Europiane dhe Karpateve, duke filluar nga fundi i Epokës së Bronzit e përgjatë Epokës së Hekurit deri në Antikitet. R-CTS9219 është gjetur në kufi të Dardanisë së periudhës romake, kurse linja të afërta me të janë gjetur edhe në Vojvodinë nga Epoka e Bronzit. Për këtë linjë atërore, pellgu panonik duhet të ketë qenë ndalesa mes Stepave dhe Ballkanit. Kurse E-V13 ishte një linjë e rrallë atërore e mbijetuar ndër pasardhësit e popujve bujqësorë që indo-europianët i gjetën në Europën qendrore e lindore, por përhapja e saj nisi gjithashtu gjatë Epokës së Bronzit. Gjetja e linjave të afërta në Ballkanin verior dhe në Hungari, dhe prania masive e vetë E-V13 në Moezi dhe në kufi të Dardanisë në periudhën e vonë romake dhe më rrallë në kulturat kelte të Europës qendrore, gjithashtu tregon se në trojet e sotshme shqiptare duhet të ketë mbërritur kryesisht nga veriu e veri-lindja. R-CTS9219 gjendet e përhapur me dendësi të njëtrajtshme (14%) në trojet shqiptare, kurse E-V13 ka shumë nëndegë, secila me shpërndarjen e saj të veçantë. Si nëndegët e sotshme shqiptare të R-CTS9219, ashtu edhe ato të E-V13, kanë lidhje gjenetike rreth 2500-3500 vjeçare me linja atërore jashtë ballkanit, kryesisht në Europën qendrore. Pra vendosja e këtyre dy linjave në trojet e sotshme mund të hamendësohet rreth fundit të Epokës së Bronzit ose gjatë Epokës së Hekurit. Këto dy linja atërore përbëjnë rreth 40-45% të gjithë linjave atërore shqiptare.

Përveç linjave të lartpërmendura, edhe nëndegë të I2-L701, R1b-L51, J2a-M410 dhe J1-M267 mund të jenë vendosur në trojet e sotshme shqiptare mes Epokës së Bronzit dhe Antikitetit. Në përmbledhje, me të dhënat e deritanishme, rreth 75% e gjithë linjave atërore shqiptare duhet të kenë qenë në Ballkanin qendror e perëndimor prej asaj kohe, duke qenë edhe pjesë e fiseve ilire.

2.3 Antikiteti i vonë dhe Mesjeta e hershme

Me dobësimin e Perandorisë Romake, fise të ndryshme nga Europa veriore e lindore filluan të depërtonin kufinjtë perandorak, duke vërshuar rregullisht edhe drejt Ballkanit. Ndër dyndjet më të famshme mund të përmendim ato të gotëve, hunëve, vandalëve, avarëve, sllavëve, etj. Elementi i lashtë ballkanik arriti t’u mbijetojë këtyre vërshimeve, por duke përthithur edhe prurje të reja, diku më rrallë e diku më dendur. Një studim i fundit mbi trashëgiminë gjenetike të ballkanasve të lashtë dhe dyndjeve sllave, vlerëson se shqiptarët dhe grekët u prekën nga këto lëvizje më pak se serbët, bullgarët, rumunët e kroatët.

Linjat atërore që u bashkuan në këtë periudhë me ata banorë të Ballkanit që u mbijetuan dyndjeve janë I1-M253, R1a-CTS1211 e R1a-M458, I2a-Y3120, N-P189.2, etj. Të gjitha këto mugojnë në gjetjet e lashta deri në periudhën perandorake romake, dhe linjat moderne që gjenden ndër shqiptarë zakonisht lidhen me linja nga Europa veriore dhe lindore në rreth 1400-2000 vjet. I1-M253 është e lidhur më ngushtë me lëvizjet e fiseve gjermanike, N-P189.2 me ato të popujve të Euroazisë (avarët, magjarët, etj.), kurse R1a-CTS1211, R1a-M458 dhe I2-Y3120 me ato të sllavëve. Megjithatë, nuk përjashtohet që ndonjë nëndegë e veçantë e R1a ose I2-Y3120 të ketë lëvizur me fiset gjermanike, ose ndonjë degëzim I1-M253 me ato sllave. Sot I1-M253 është më e përqendruar në treva malore si Kurveleshi, Puka dhe zona mes Matit e Mirditës, kurse R1a-M417 dhe I2-Y3120 gjenden më shpesh në treva fushore. Gjithë këto linja së bashku përbëjnë rreth 16-19% të linjave atërore shqiptare sot, ndër të cilat rreth ¾ kanë mbërritur me fiset sllave, kurse pjesa tjetër kryesisht me fiset gjermanike.

2.4 Etnogjeneza arbërore

Pas kalimit të trazirave nga rënia e Perandorisë Romake, dyndjeve të njëpasnjëshme barbare dhe epidemive të ndryshme, popujt e sotshëm të Ballkanit filluan të ravijëzohen gjatë Mesjetës së Hershme. Populli arbër, i cili del në dokumente nga shekulli i XI, arriti të ruajë një gjuhë që rridhte nga gjuhët e lashta të Ballkanit. Edhe në rrafshin gjenetik, vëmë re se shekujt e fundit të Antikitetit ishin periudhë e vështirë për paraardhësit tanë, pasi shumica e linjave tona kanë kaluar efektin bottleneck (rrallim i degëzimeve të linjës atërore) gjatë kësaj kohe.

Shqiptarët e sotëm të të gjitha linjave atërore, në tërësi janë pasardhës i asaj popullsie të tkurrur me prejardhje në kryesisht paleo-Ballkanike dhe trashëguese të një gjuhe të lashtë, që u mbijetoi përmbysjeve të shekujve 3-7. Në përputhje me këtë vërejtje, një studim i vitit 2013 thekson se shqiptarët janë populli më homogjen në Europë, dhe shumica vijnë nga paraardhës të përbashkët që përbënin një popullsi të vogël por kompakte para rreth 1500 vitesh.

3. Përfundim

Si përfundim, duhet theksuar se gjenetika e popujve është disiplinë e re e në zhvillim, prandaj ky artikull do të zgjerohet dhe përmirësohet vazhdimisht, si me rritjen e kampionit të shqiptarëve të sotëm, ashtu edhe me daljen në dritë të rezultateve të reja nga eshtra të lashta. Nga ana tjetër, numri i rezultateve te sotshme e të lashta na lejon tashmë të përmbledhim me siguri prejardhjen e linjave atërore shqiptare në tri grupe kryesore: (1) një pakicë shumë e kufizuar, nën 4%, që mund të jetë pasardhëse e popujve neolitikë në të njëjtat troje si sot; (2) një pakicë e rëndësishme, rreth 20%, që vjen nga fiset që u vendosën këtu mes shekujve 3 dhe 7; dhe (3) shumica dërrmuese, rreth 75%, që vjen nga fiset e lashta ballkanike që mbërritën mes Epokës së Bronzit dhe Antikitetit.

Informacion më të hollësishëm rreth secilit haplogrup mund të gjeni këtu: https://rrenjet.com/linjat-aterore/. Artikullin e plotë bashkë me lidhëset për studimet e cituara mund t’a gjeni këtu: https://rrenjet.com/prejardhja-gjenetike-e-shqiptareve/. Për pyetje apo ndonjë paqartësi, mund të kontaktoni një prej vullnetarëve të projektit përmes faqes në Facebook ose adresave të email-it që gjenden këtu: www.rrenjet.com/rreth-nesh.1.1

26 komente në “Studimi i historisë: Prejardhja gjenetike e shqiptarëve”

  1. Ertuguli nga XingJangu says:

    ca gjera nuk jane vetem gjenetike jane edhe kulturore
    ja azija e vogel:
    ne mesjete erdhen turqit me surrat kazaku (dmth kineze lekure bardhe edhe ndonjehere edhe me sy blu)
    gjeten popullin ezemer bizantin qe fliste greqisht edhe armenisht.
    Sot kemi nje popull ezemer qe flet turqisht ose kurdce edhe eshte arabo-myslyman kulturalisht.
    Pra popullisa vendase gjenetikisht fitoi, kulturalisht humbi.

    1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

      Mjere hasonet se cpo heqin,nuk po i gjendet fara dhe gjaku!?
      Erdogan dhe Pamuk: arapet e mi mos e qethni sumen,jemi jeni turq,jemi tanet birazere……me none e babe,kshq nuk ka Y apo qitap apo defter qe ua ndrron apo mohon origjinen.
      Pastaj,perse duhet te lodheni kaq shume me analiza e pordhe me rigone,mjafton ti merrni njehere ere sqetullave e do te kuptoni origjinen tone arabe…… gezuar ramazonin.

      1. Aron says:

        Kur flasin edhe greket qe e kane surratin si bytha e tenxherese ne prush mos ngelte njeri. ?

      2. u dhime duke qesh says:

        O Pamuk Pisoglendi, ngele duke i mbajture ere sqetullave dhe bytheve te te tjereve, o kokrra e budalles ?

    2. Janullistan Airways says:

      Korrake Islamike, serbet jan autoktone ne Shqiperi, jo shqiptaret muslimon, katolik, orthodhoth, nese flasin shqip, vetem nese flasin serbisht jan autokton.

  2. Detari says:

    Vetem nga 1300 teste? domth futja kot.
    Qe te jete i sakte testi duhen mijera teste te cdo fisi ndryshe eshte kot.

    1. Tahipi says:

      Testet gjenetike nuk jane tampone te shpejte o Derrtar. Duhen jave e ndonjehere muaj per nje test. Sigurisht nuk mund te japin nje perfundim 100% por nje tendence po. Nese perfundimet thone 70- 75% ,nuk ndryshon gje nese eshte 69 apo 76. Katallavesh

  3. Grigua says:

    Fakt i padiskutueshem ADN-je:
    Ne ADN tone kemi perqindje te cdo mashkulli qe ka kryer mardhenje seksule femra nga e cila kemi lindur. Qe kur ka filluar te kete mardhenie e der sa ka lindur femijen e fundit, cdo femije mbart perqindie adn te cdo mashkulli qe ka shkuar. E thashe me lezet?
    Der me tani, nga cfare kam pare, nuk del asnjeri ne bote i “paster” gjenetikisht.
    Nje ADN e sakte kerkon qe “nenat-gjyshet” te tregohen te verteta qe te shmanget perqindia e njerzve qe kane vajtur, pastaj te merren ata njerez e tu gjenden nenat e gjyshet e tyre e te jene edhe ato te verteta qe te shmangim edhe atje perqindjen e burrave qe kane vajtur… e vari lesht.
    E kuptoni qe ne antikitet, sexsi ishte i lire dhe nje femer ishte e lire te vente me kedo?
    Hajde te gjesh prejardhjen…
    Heren e fundit qe pashe nje prejardhie adn-je, ishte nje kubanez, i cili e vertetonte prejardhjen e tije kubaneze me fakte dhe kjo shkonte der ne kater stergjysha.
    Rezultatet: 20% cubanez, 60% amerikan, te tjerat dilnin meksike e rrethina.

    1. Tahipi says:

      Grigua- si emer gomari me duket. Prandaj dhe keput gomarlleqe.

  4. arrifi says:

    … sperme Turke gjithandej.

    1. ca po thua says:

      … askund nuk duket, o derdimen!

  5. …mjaft te shikosh kush mblidhet ne xhami e kupton fare thjeshte se eshte mbetje sperme otomane dmth gjyshet e tyre kane ngritur kembet me turqit e dervishat.

    1. shqiptari says:

      Po jot gjyshe me ke i ka ngritur kembet? apo njesoj si e bija (jot eme) dhe e mbesa (jot shoqe), i kane ngritur kembet me aziatiket ponti qe sot popullojne te ashtuquajturen Greqi?

    2. vezhguesi says:

      Juve hajvanet neo-greke edhe para fakteve shkencore nuk e pranoni te verteten. Zaten nga e verteta juve keni alergji, pasi zbulimet shkencore ju nxjerrin zbuluar para gjithe botes per genjeshtrat qe keni thene e thoni perdite mbi prejardhjen tuaj, gjoja nga greket e lashte.
      Hajde se do mesoheni edhe juve me te verteten, se nuk ini rruge tjeter. Do ju qeshin njerezia per ca kohe dhe pastaj do pushojne.

  6. ben says:

    Ky artikull, i mbeshtetur ne fakte shkencore verteton se sa te pasakta jane pretendimet e disa komentuesve 300 evrosh per prejardhjen tone.
    Im vella ka bere analizen e ADN-se se tij ne Amerike dhe ka dale 100% shqiptare, me shperndarje aterore ne te gjithe territorin shqiptar, veri-qender-jug, lindje-perendim dhe me shtrirje ne Greqine e sotme te veriut dhe perendim te Maqedonise se sotme e Kosove.
    Jane pikerisht keto troje ku kane jetuar historikisht shqiptaret, qe nga antikiteti e deri me sot.
    Shkenca e sotme dhe zbulimet e saja po ja cjerrin masken cdo dite fqinjeve tane qe kane pretendime groteske per origjinen e tyre gjoja nga helenet apo maqedonet e lashte.

  7. Albina says:

    Na paskan shqyer shalët sllavët….
    Sipas këtyre studimeve të ADN që po kryhen kudo, po del se me prejardhje Ilire qënkan vetëm Kroatët…

    1. vezhguesi says:

      Albina-lexoje mire artikullin, pasi duhet ca kohe qe ta “pertypesh”. Shumica e shqiptareve jane vendes, por ka edhe ndikime te rracave gjermanike e sllave qe kane ardhur me vone ne rrajon. Ajo qe vertetohet ketu eshte se ka zero ndikime te arabeve apo turqve ne rracen e sotme shqiptare, sic pretendojne disa 300 evroviste qe na cajne trapin ketu tek TEMA. Po tu besh analizat e ADN-se atyre jevgjiteve te Greqise do na dalin shumica shqiptare, vllehe apo sllave te Bullgarise dhe nje pakice me prejardhje nga Anadolli. Greket e lashte na kana lene shendene me kohe e me vakt.

      1. Mario says:

        Vertet, ne zonat e Shqiptare nuk lane aq shume adn’ne e tyre turqit, por mund te themi qe ne Turqi nga ana aterore nje pjese e mire e “turqeve” jane shqiptar.

  8. Fermeri says:

    Nuk e di si e nxorret kete konkluzion nga artikulli. Sllavet perbejne vetem 15% te linjave mashkullore shqiptare, me e uleta ne ballkan. Pastaj vijne greket me 25%. Ndersa kroaten jane 65% linja sllave. Boshnjaket kane % me te larte sllave ne ballkan me te me 75%.

  9. Istor Jani says:

    23andme.com, nje tjeter kompani qe merret me grumbullimin e materialit gjenetik, tregon se sllavet, turqit dhe arrabet pothuaj nuk kane fare ndikim te shqiptaret. Shqiptaret jane gjenetikisht te pandashem nga greket. Sa me ne veri te shkosh (pra Kosova), aq me te “paster”, jane shqiptaret. Sa me ne jug te shkosh (pra Greqia) aq me te perzier jane me arabe e turq. Ky konkluzion eshte i bazuar nga perberja e geneve te cdo individi.

    Ky artikull merr ne shqyrtim vetem linjen mashkullore. Po linjen vetem femerore, perse nuk e shqyrton?! Ka nje tregues femeror (maternal haplogroup) qe shkon nga nena te femijet, por vetem vajzat e percjellin me tej.

    Bazimi vetem ne linjen aterore nuk eshte shume i sakte. Le te kapim nje haplogrup, G-ne, nje nga te “lashtet”. Perse ky haplogrup qenka “shqiptar” dhe nuk ka ardhur te ne nga, te themi, dyndjet sllave apo edhe nga turqit? Ata (G) mund te mos ishin sllave (apo turq) gjenetike, por mund te ishin sllave/turq kulturore, te asimiluar diku gjetke.

    1. Tori says:

      Beji qefin vetes eshte e shkruajtur e zeza ne te bardhe E-V 13 shumica e Shqiptare e 15% e Grekerve jane E-V 13 dhe 20% e Bullgareve jane po E-V 13
      Hajde gjeje ti tani

      1. Istor Jani says:

        Tori, ja c’thote 23andme per E-V13. Eshte shume i perhapur. 4500 vjet me pare nuk kishte as greke, as bullgare e as shqiptare. Duke qene shume i perhapur dhe i hershem, nuk mund te shenoje levizjet e popullsise ne vitet 500 deri ne1900, vecse po qe karakteristike mungesa apo shpeshtesia shume e theksuar e E-V13-tes ne ndonje kulture te caktuar. P.sh., ta zeme se 90 perqind e sllaveve jane E-V13. Ne Shqiperi ka shume me E-V13, si rrjedhim, ka shume te ngjare te kemi “gjak” sllav. Por sllavet nuk jane 90% E-V13. Pra nuk nxjerrim dot ndonje perfundim.

        Nje tjeter tregues i vjetersise se shqiptareve mund te jene edhe genet neandertale. Sa me te perhapura te jene ato nder shqiptare, aq me autoktone duhet te jene shqiptaret.

        Ja c’thote 23and me per E-V13. I drejtohet personit me ate grup:
        Your haplogroup migrated in large numbers from the Balkans into Europe about 4,500 years ago, triggered by the beginning of the Balkan Bronze Age. During this migration, members of your haplogroup mainly followed rivers connecting the southern Balkans to northern-central Europe. Technological leaps often cause lineages to grow dramatically in numbers and in geographic range. The development of Bronze technology may have given men in your lineage a competitive advantage over other men, causing your lineage to proliferate and become widespread.

  10. ka gallat ne kte mejhanen e katundarit
    cfar nuk lexon ktu
    99% te temave qe hidhen ktu si gjasme Lajm – jane thjeshte genjeshtra e mashtrime ,
    nderkohe qe asnjeres si dihet burimi i vertete .
    vetem hajtmo bej nji kerkom ne google hop gjen nji shkrim e bla bla bla
    dhe hidhja opinionit parazite te ngedheshi nervin , e cfryje dalldine e te jetuarit ate jete boshe ,
    keshtu i kursen grushtat e shqelmat gruas dhe femijeve kur shkon ne shtepi .
    Pra budalliqet e stanit i largojn shqiptareve dellin e shejtanit?

    1. Qinon Gorrilla says:

      s keni nevoj me i bo test ADN je shqiptarve.
      Dil n rrug,shif cdonjonin me kom t shkurtra,…osht shqiptar.
      Dil n rrug.shif cdonjeri qe krru hunet.osht shqiptar.
      Dil n rrug.shif dy veta tu bisedu me zo t lart sikur zihen..jan shqiptar.
      Shko n burg.
      Hap dyert e qelive.
      Atje ku bje er pordh..jan shqiptar tu pordhnu..
      Shko n plazh.po pe njeri qe hap krahet si gango..krahet pulastren…osht shqiptar.
      Ec n bulevard..po pe njeri tu pshty n tok…patjeter shqiptar del.
      Shko n muzeum.
      Shif skeletet e majmunve t lasht.
      Veri skeletin e shqiptarit persiper…
      perputhen.

      1. Demo Gropa says:

        gjigand hahahaha

      2. uhahahaaaaaa says:

        Shiko nonen e Qinonit…. perputhet
        uahahahahahahahahaaaaaaaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje