Robert Ndrenika, minjtë që studiojnë në Harvard dhe zoti që i lutet Elvis Naçit

10 Janar 2022, 18:40Kulturë TEMA

Nga Mustafa Nano

Një ditë prej ditësh, shumë kohë më parë, në vit të parë a të dytë të shkollës së mesme, një miku im më bën një pyetje të papritur: “Çfarë është një gjë që nuk e ke e do të doje ta kishe?” Unë, pa e menduar fare, aty për aty, iu përgjigja: “Emri Robert.” Kapa në befasi edhe veten me këtë përgjigje. Emrin Robert nuk e kisha çuar ndonjëherë në mendje. Ishte herë e para që e mendova. Madje, as që e mendova. Thjesht e thashë. “Ec aty, Robert Ndrenika!”, ia bëri miku im. Dhe unë u ftillova që e gjitha kjo duhej të ishte një trill i subkoshiencës. Ndrenika ishte i vetmi Robert i rëndësishëm që njihja. Ishte aktori im i preferuar. Duhet të ketë qenë viti 1975 ose ’976, dhe ndërkohë kisha parë filmat: “Horizonte të hapura”, “Kapedani”, “Rrugë të bardha”, dhe “Shtigje lufte”. Ai nuk kishte ende zulmën e do aktorëve të tjerë, madje në asnjë rol nuk kishte qenë protagonist, por për mua ishte shumë i dashur. Dhe mua sot më vjen mirë që “e kam pasur xhan” në një kohë kur të tjerët nuk e kishin vënë re, apo nuk e kishin evidentuar ende madhështinë e tij.

Prej asaj kohe, për një “hakmarrje”, unë nuk i kam thirrur në emër asnjë Roberti. Apo nuk kam njohur ndonjë Robert? Ndoshta. Por sidoqoftë, as Robert Ndrenikës nuk i thërras në emër. I thërras në mbiemër. Siç bëjnë të shumtit që e njohin, në fakt. Unë do të isha zemëruar nëse do të quhesha Robert e të tjerët nuk do të më thërrisnin në emër, por Ndrenika nuk e bën për hall. Ndoshta ngaqë mendon se edhe “Ndrenika” nuk ka të sharë. Dhe ashtu duket. Ndrenika ka një tingëllim të mirë. Ka një fillim të vrazhdë, NDR, por në fund zbutet e bëhet lozonjar. “Dhe duhet thënë që i shkon ky mbiemër,” më bëhet të them, ndonëse e di se ky fiksimi mbi përputhshmërinë e personit me emrin a llagapin është një gënjim fëminor. Ne mësohemi me emrin e dikujt, dhe këtë e quajmë përputhshmëri. Kaq e thjeshtë është. Kjo është arsyeja që edhe mua më thonë shumë vetë: “Sa të shkon emri Mustafa!” Edhe Ndrenikës do t’i shkonte emri Mustafa, sikur ky emër të kishte qenë i tij prej fillimit. Mustafa Ndrenika. Dhe njerëzit do ta thërrisnin Muç Ndrenika.

Por po i lë këto spekulime retorike e antroponimike, dhe po hyj drejt e në thela. Unë jam i kënaqur që kam pasur mundësinë ta njoh Robert Ndrenikën. Këtë kënaqësi ma kanë dhënë edhe do persona të tjerë, të cilët më herët, që fëmijë, i kam njohur thjesht si personazhe, por me Robertin ka qenë ndryshe, pasi unë kam qenë e kam mbetur një fan i tij. Unë e admiroj atë për çfarë ka bërë si aktor. Çfarëdo që të bëjë Ndrenika në teatër, për mua është punë e paqme. Ai mund të ngjitet në skenë edhe për të recituar një nga fjalimet e Myslim Murrizit në parlament, e për mua do të ishte qejf ta dëgjoja. Sepse mua më mjafton ta shoh të flasë a të recitojë. Madje, në këtë pikë po ju them një sekret, që s’ia kam thënë as atij. Personazhi Ndrenika nuk më lë të mësohem me personin Robert. Edhe në një drekë a darkë po të jem me të, mjaft t’i dëgjoj zërin, dhe e gjitha më bëhet si një déjà vu, më bëhet sikur nuk jam në restorant. Përkundrazi, më bëhet sikur jam në shfaqje. Me sa duket, nuk mund ta shoh ndryshe, veçse si një aktor. Dhe meqë jam në këtë pikë, po ju bëj të njiheni me një paradoks të fortë. Me një ngjarje paradoksale.

Para njërës prej shfaqjeve të mia me titullin ngacmues “Nuk ka kurva në këtë botë”, teksa unë prisja sinjalin për të filluar, erdhi tekniku i skenës për të tërhequr perden. “Në sallë është Robert Ndrenika. Është në rreshtin e parë, në anën e djathtë,” më tha, dhe dukej që ishte i shastisur. Sikur në sallë të kishte parë ndonjë alien apo zombi, do të ishte më pak i shastisur.

Unë e dija që Ndrenika do të ishte në sallë. E megjithatë, kur u hap perdja, hodha sytë në rreshtin e parë, në të djathtë. Ishte shí në ndenjësen e fundit të rreshtit të parë. Do të duhej të ishte në qendër, diku në rreshtin e tretë a të katërt, atje ku rëndom rrinë të ftuarit e rëndësishëm, por ai vetë nuk di pse kishte parapëlqyer të rrinte mënjanë. Mbaj mend që gjatë gjithë shfaqjes, hidhja sytë herë pas here nga ai, në përpjekje për të hetuar me kujdes reagimin e tij. Nëse do të jepte shenja padurimi e mërzie, kjo do të thoshte se unë nuk kisha qullosur gjë. Në të kundërt, nëse do të ishte i përqendruar e me shikimin e mbërthyer në skenë, kjo gjë do të ishte për mua një si euangelion. Ishte ky euangelion që më interesonte. Të qeshurat e sallës, që atë natë nuk e di pse ishin më të shumta se çdo natë tjetër, nuk më ngrohnin aq sa më ngrohte ai përqendrim i Robert Ndrenikës.

Në fund, shkova t’i jepja dorën. Ai më bëri një kompliment, që më ngazëlleu pa masë. Unë nuk jam njeri i skenës, nuk e kam zanat aktrimin, dhe afërmendsh që për një njeri si unë nuk mund të ketë ngazëllim më të madh sesa të mbyllë një shfaqje që zgjat 90 minuta e në fund të shohë në këmbë një magjistar të skenës që duartroket bashkë me të tjerët. Të ngjan me një rreng që po ta punon dikush. Dhe ti vetvetiu nuk arrin të gëzohesh deri në fund. Një copë herë mbetesh dyshues. E harron Ndrenikën dhe fillon e hedh sytë nëpër sallë për të gjetur një shenjë që do të konfirmonte frikën tënde se e gjitha ishte një rreng. Dhe do të gëzoheshe. Ngaqë kështu e gjitha do të merrte kuptim. Se ja, ma thoni ju, ç’dreq kuptimi ka të shohësh Bert Ndrenikën në sallë që duartroket Muç Nanon në skenë? Duket sikur je në një botë të kthyer përmbys, ku sheh minj që studiojnë në Harvard, Zotin që i lutet Elvis Naçit, etj.

Ky mendim që kam për Robert Ndrenikën më bën të shqetësohem kur shoh ndonjë që nuk e respekton aq sa duhet. Kjo nuk ndodh asnjëherë, ç’është e vërteta. Por njëherë ka ndodhur, ta hajë dreqi, ta hajë. Dhe personi që e fyeu ishte Edi Rama. Nuk e fyeu siç fyen të tjerët, duke i hedhur ndonjë romuz apo duke i bërë ndonjë gjest përbuzës. Jo, jo, deri këtu nuk mund të shkonte. Ai e fyeu duke mos e vënë re në një konferencë për shtypin që ai e mbajti në Kryeministri për të informuar publikun mbi projektin e ri të ndërtesës së Teatrit Kombëtar, të bërë nga një skandinav. Ishte kryeministri që e mbrojti projektin. Rast i rrallë ky, apo jo? Nuk është parë ndonjëherë ndonjë kryeministër që të mbrojë projektin e një ndërtese. Shumë ndërtesa lidhen me emra perandorësh, mbretërish, burrash shteti (Napoleonit, fjala vjen, i mvishen shumë harqe, monumente, ura, shatërvanë e rrugë të gjera të Parisit), dhe ai kërkon të hyjë në histori si këta. Madje edhe duke i tejkaluar këta.

Duke prezantuar edhe projektet, për shembull. Dhe kështu i mblodhi të gjithë në Kryeministri për t’u treguar mrekullinë që do të ndërtonte, për të cilën deri në atë moment nuk dinte asgjë askush. Bën vaki, që edhe “Napoleoni i Tiranës” nuk ka ditur gjë deri në atë moment. Dhe Ndrenika shkoi atje për të marrë vesh se ç’do ndodhte me atë ndërtesë, me të cilën ai ka lidhur jetën e tij. Mirëpo, nuk mori vesh gjë. U ngrit në fund ta takonte “të zotin e shtëpisë”, por ai, me të thënë ç’kishte për të thënë (në fakt, me të parë Ndrenikën që u ngrit), u kthye dhe iku fluturimthi. U zhduk. Humbi. Dhe Ndrenika mbeti vetëm, si i shpërfillur, në sy të të gjithëve. Më ligsht nuk duhet ta ketë parë veten.

Duhet të ketë qenë edhe kjo rrethanë që e mbushi me zemërim më pas, e që e bëri të merrte një rol që nuk e kishte marrë kurrë, atë të protagonistit të jetës publike e të tribunit popullor. U bashkua me të tjerët për t’i dalë zot asaj ndërtese. Një ditë më bëri edhe mua një telefonatë. “Dua të më firmosësh një peticion në mbrojtje të ndërtesës së Teatrit Kombëtar,” më tha. “Nuk më ke për këtë punë,” i thashë. “Po pse, more Muçi?” “Për dy arsye: së pari ngaqë kam vendosur të mos nënshkruaj më peticione kolektive, dhe së dyti ngaqë unë do të doja që ajo ndërtesë të prishej e në vend të saj të ndërtohej një teatër i bukur.” Nuk i erdhi mirë. Por më pas, ca në presionin e Leka Bungos e miqve të tjerë, ca ngaqë edhe vetë nuk duhet të ketë marrë pjesë 100% i bindur në atë betejë, ca ngaqë duhet të ketë kuptuar se po e përdornin, u tërhoq.

Dhe bëri mirë. Atij nuk i kishte hije ajo betejë. Atij nuk i ka hije asgjë tjetër, veçse të luajë në skenë. E prandaj, ai nuk ka kuptim të bëjë gjëra të tjera. Duhet ndaluar të bëjë gjëra të tjera. Ndoshta edhe me ligj. Duhet bërë një ligj, ku të thuhet: “Robert Ndrenikës i ndalohet të bëjë gjëra që nuk kanë lidhje me aktrimin. Dënohet me gjoba të rënda kushdo që e shtrëngon të bëjë gjëra të tilla. Ai është aktor. Më saktë: Ai është aktori.”

25 komente në “Robert Ndrenika, minjtë që studiojnë në Harvard dhe zoti që i lutet Elvis Naçit”

  1. VISAR says:

    O Pullumb KULLA, mos vdeksh kurrë .
    O i vo( më fal , i madhi ) Robert Ndrenika .
    Si po të jargaviten kush të mund sot , je bo me … . Nigjo mu . Vetes mos ja fut , po ma mirë dil e thuaj : O më…. , kam ndërru datën , se qendër pune me ndërru s’ka ngel mo .

    1. vang says:

      po perse ta lepijne more VISAR? TA gezojne,ta nderojne,ta falenderojne per ate kenaqesi qe u ka dhene.Ndrenika nuk eshte as kryeminister as kyetar bashkie Ai eshte AKTORI DHE KETE MUCI E THA SHUME BUKUR.Artisti vetem dashurine dhe mirnjohjen ka dhe ajo e mbane gjalle dhe optimist,qe njerzit e duan dhe e respektojne.

      1. kulmaku says:

        Eshte figura me e ndritur dhe me e madhe e Skraparit mbas I.Metes dhe me sa vura re ky Mustafai eshte vetmi skrapali qe perdor dygermeshin “do” ne vend te “disa” .Bravo.

    2. Vranakonti says:

      Robert Ndrenika dhe Guljem Radoja t’i mbajne mende ato role te bukura,si Ndrenika te filmi Koncertet e vitit 1936 dhe Radoja te filmi gjeneral gramafoni.Ato role jane shume te bukura dhe mendoje qe duhet t’i vene ne korrniza dhe t’i varin ne murin e shtepise.Respekt pre Ndreniken qe na ka dhene shume kenaqesi me filmat e tij,rolet shume te bukura dhe profesionale.I uroj jete e shendet.

    3. Icka says:

      Ska si te jete ndryshe Robert Ndrenika.Aktor dhe artist nga me te talentuarit ne Shqiperi.Ose me I talentuari.
      Te kesh shok te aferte Vudi Alenin shqiptar ( Leka Bungon shokun e Luces) e te mos jesh brilant?ESHTE NON SENS.

  2. epo kjo pune says:

    doni me per belulin…

    1. Tan_Tironci says:

      O Muç. Qe ke qene kar kte e dinim. Por ti o shkerdhat? Cfare universiteti ke bere? Kush o kurve ta paska injoruar Robertin? Cfare e di ti kryeministrin?
      Ti, ndoshta e ke pas per nder ta kishe Robertin babe, por si fillim ai duhet te te qinte tet’eme.

  3. Long talk says:

    Shuuuume uje!

  4. hunda ne qiell,bytha ne diell says:

    Nga qytetaria ke mbetur fare muco or Mustafa.pra nuk eshte faji i tend,qe vuan nga sindromi i Cepanit,ai i origjines tende:
    Roberti para se te jete aktor i talentuar,eshte njeri,qe duke cfrytezuar emrin e tij eshte nder te paret,qe duhet te ngrihet ne mbrojtje te vlerave njerzore,kushdo qofshin ato.
    Dhe kete e kane bere qe nga Ajnshtani deri tek Robert Ndrenika.

  5. Xoni says:

    E ke shkruar bukur o Muçi, Ndrenika eshte ne majen e aktrimit shqiptar, e meriton te jete me I dashuri.Por ate pjesen me Ramen e ke futur kot, jo se me vjen keq per Ramen por me duket se po shterngohesh te dukesh edhe anti Rame.
    Megjithate me vlera edhe si artist perveçse si gazetar. Urime!

  6. rako says:

    Kjo eshte:Doni me per Belulin?

  7. JO Gjiro says:

    O Muci Po edhe ne rolin qe nuk i shkonte per shtat AI i Madhi Aktor Mbeti ne kutese me kosin 0% indyrne

  8. Ylli says:

    Cfare peshtirosje…..njehere ndodhi ,ta haje dreqi ta haje….gjoja ky i mllefosur nga rastesia e çuditshme ofenduese qe Edi i beri Robertit .
    Ore kokrra e karit …Ed Rama ka ofendu me liber shtepie cdo person qe ka afer e ti gjoja na u habite nga ajo dite….o Zot ,si i ngroh te gjitha qeniet njesoj.

  9. emigranti USA says:

    E vertete eshte qe qytetaria e kerkon qe njerez me figure te rendesishme publike te ndihmojne me mendime progresin apo mbrojtjen e vlerave por ne rastin e mesiperm i jap te drejte Mucit. Per fat te mire dhe te madh doja te thoja kam shume miq personalitete te artit shqiptar por , e verteta eshte qe te qenit artist i talentuar nuk do te thote qe je arkitekt , shkencetar apo dhe sportist . Eshte mire qe c’dokush te jape nje mendim por ne ate fushe ku ka investuar dhe eshte vertet talent. Besoj se nuk ka lidhje aktrimi me sallen ku do zhvillohet shfaqja. Nostalgjia ne menyre absolute PO. Sa per horizont nuk di nese e kane pyetur apo te kete firmosur ndonje here ndonje peticion Albert Einstain.

  10. NV says:

    R ,Ndrenika di të bëjë koqe ve ne film dhe teatër,bravo !e kemi respektuar shumë më herët se ti dhe vazhdojmë t’a respektojmë,por jo vetëm Robertin ,por edhe Birçen,edhe Kadriun edhe Bexhetin Naimin Anastasin,Violetën Tinkën ,e mjaft të tjerë para dhe pas tyre ,të shtova emra sepse janë shumë ,janë dy dhe tre breza per të mos thene deri edhe tek A.Moisiu ,dhe e di pse sepse secili bënte aq sa edhe Roberti dikush edhe më shumë ,pa dashur të ndaj apo specifikoj emra të tjerë
    Por duhet të dish edhe një gjë ti kalemxhi sallonesh ,në Shqipëri ka aq shumë si Roberti e Timo me shokë dhe shumë herë më shumë nga këta që bëjnë koqe ve në skenë sa ju kalemxhijtë nuk ju a merr mëndja ,ka shkencetarë pa tituj Dr e Prof ,janë profesionistë inxhinierë,mjekë mekanikë ,bujq çobanë që nuk i bëjnë vezët si të aktorëve por bëjnë vezë struci dhe si të dinosaurëve ,por Ju nuk e njihni vendin tuaj ,ju e mendoni “thellë” për tu çfaqur më shumë ju në sfondin e reklames së emrave të artit pa menduar se jeta ka fusha të shumllljshme dhe secila ka rëndësinë dhe rolin e saj në zhvillimin kulturor ,ekonomik dhe social npër çdo shqiptar por në veçanti për brezat që vijnë pas nesh ,prandaj dilni dhe i kërkoni ,mos mbivlerësoni dhe nënvlerësoni ,zotësi është të krijosh duke gërmuar dhe mbushur botën shpirtërore jo vetëm me një gjellë por me lloje të ndryshme dhe të gjenerojë forcë ,respekt dhe shpresë mendimi dhe fjala Juaj tek gjithë njerëzit ,jo vetëm në një vënd .

  11. spektatori says:

    robert ndrenika, nuk duhej te vepronte ashtu si do legeni mu(.)ç nano qe ka mbetur akoma me mentalitetin e nje fshatari te prapambetur e qe po ky u be pa asnje merite, ambasador dhe kur e pushian nga kjo detyre u e armik me ata qe e bene padrejtesisht ambassdor.
    Robert ndrenika fillimisht ishte pro ruajtjes te nderteses historike te teatrit, por per shkak se bashkia i zgjidhi nje problem qe kishte te bente me shtepine e tij, ndryshoi mendim dhe u be ithtar i prishjes te nderteses te teatrit.
    A mendoni se duhet te respsktohet ky robert ndrenika?

  12. Vjosa.al says:

    Zoti Mustafa Nano,
    Per fat te keq dhe perkunder nga sa cfaqeshn nga sa shkruan apo nga sa thua zakonisht,, ky shkrim i yti eshte nje katastrofe por ty, per reputacionin dhe per publicistiken tende.
    Shkurt dhe shkoqur fare, ta ka thene kete ukubet, komentuesi me nofken simpatike ”epo kjo pune” duke sjellle tingellimen e famshme te humorit per narcistin e pafytyre qe i ben vehtes vetsherbim: ”A doni me per Belulin”!
    Por, nuk eshte vetem kjo qe te poshteron ne kete shkrim.
    Me kryesorja eshte mesazhi social i padegjuar me pare qe ke ke dashur ti imponosh opinionit publik:
    “Robert Ndrenikes i lejohet vetem aktrimi, cdo gje tjeter duhet ti ndalohet me ligj!”
    Mendoje edhe nje here cfare ke thene Muc Nano dhe mbase te lind deshira ta pergenjeshtrosh para se te te mbetet si damke e zeze ne fytyren e nje njeriu qe ka mbi dy dekada qe i fut hundet dhe jep mendime e keshilla per pothuajse cdo gje te kesaj bote.
    Nuk po zgjatem ta ilustroj kete fakt me dhjetra e dhjetra gjate kohes.
    Dhe dicka tjeter.
    Zoti Mustafa Nano, mund tju shpjegosh lexuesve te tu se cfare do te thote fjala ”Euangelion”?
    Ti vazhdon e perserit kete fjale disa here, me nje ngazellim te nje primitivi qe i ka rene ne dore nje guacke e rralle, duke qene fare i igurte se 99.99% e lexuesve te gazetes, nuk e dine kuptimin e kesaj fjale, jo thjesht ngaqe eshte nje fjale me prejardhje tehuaj, nje nga ato qindra e qindra qe perdoren rendom ne publicistiken tone e me te cilat lexuesi i zakonshem tashme eshte familjarizuar, por sepse ”Eaungelion” eshte pothuaj teresisht e panjohur dhe e paperdorur ne shqipen tone dhe vetem gjuhetaret nuk do te kisjhin nevoje te hapnin Google per ti gjetur kuptimin.
    Meqe ju zoti Nano e keni si hobi dhe e gjeni veten interesant kur perdorini turqizma ne shkrimet tuaja, ”zahmet e kishe te perdorje turqizmen ”myzhde”, ne vend te ”Eaungelion” meqe kjo fjale ende perdoret nga nje pjese e popullsise dhe njijhet nga nje pjese e tjeter e saj edhe nese nuk e perdorin.

  13. Diana says:

    Shikoni keto dy video ne youtube dhe me thoni kush eshte robert ndrenika ne raport me politiken

    https://youtu.be/U7WAXZhOHw4

    Dhe tjetra:

    https://youtu.be/REGgrQVJXQs

    Shikim dhe gjykim te kendshem

  14. Lux says:

    Doni me per belulin

  15. raul says:

    Muc je i madh. Shkrim i bukur. Bert Ndrenika eshte nje legjende e teatrit dhe ashtu do mbetet i madh, i dashur per skenen . Por meqenese permende Napoleon Bonapartin me erdhi keq qe e kalove lehte.Po te mos ishte bere Perandor Napoleoni sot Parisi nuk do ishte kryeqyteti me i bukur i planetit, eshte mendja e ndritur e a atij burri te madherishem ne ndertimin e bulevardit me te bukur te planetit, te urave madheshtore, muzeumeve, Shen Elizese, ndertesave te qeverise, rrugeve te gjera e trotuareve te bukur qe u ndertuan ne kohen e arte te Frances 1795_ 1815 kur ky perandor i lavdishem sundoi Francen dhe bashkoi shtetet e Europes ne nje konfederate politiko ushtarake duke bere bashkimin Europian qysh ne ate kohe. Anglia duhet te mbaje turpin e perjetshem qe e dergoi ne Shen Helene dhe i shpejtoi vdekjen ketij njeriu gjigang qe njerzimi nuk do ta shohe me sa kohe te jete jeta. Filozofi i madh Gete ka thene_ Kur permendet emri i Napoleon Bonapartit (per te cilin une besoj se eshte me origjine arbereshe nga nena) lavdise i merren kembet. E pra Muc me kujdes kur permend nje emer te lavdishem qe e ka shkruar historine e tij me shpate ne dore ( rrinte mbi kale ne beteje 4 ore me shpate ne dore pa zbritur) me vepra madheshtore per te cilet Francezet jane krenare. Eshte cilesuar gjeniu ushtarak me i madh i te gjitha koherave. Dhe tre perandoret me te medhenj dhe te pavdekshem ne memorjen e popujve jane:
    1. Napoleon Bonaparti qe ndertoi Parisin me nadheshtine qe ka sot. Dhe beri bashkimin e pare politiko ushtarak te Europes para 200 vjetesh.
    2. Jul Cezari qe ndertoi Romen kryeqytetin e botes dikur.
    2. Aleksandri i madh i Maqedonise ( dhe ky me origjine nga nena Ilir) qe pushtoi 3 kontinente dhe ndertoi Aleksandrine.
    E fundit, po te kishte jetuar te plote jeten e tij Perandori i madherishem Napoleon Bonaparti bota sot do ishte 25 vjet me perpara me zhvillimin e saj.

  16. Lasgushi says:

    O Muc!
    Vertet Roberti eshte “the best” absolut i skenes se teatrit shqiptare.
    Por ti haron nje merite,qe e kini te perbashket me Bertin.
    Aktiviste te politike e te cartur,kompetente,te PD qe ne themelet e saj.

  17. qytetari says:

    Ka qene vertete i bukur ai skeci ” Doni me per Belulin?”

  18. Ani says:

    Much ktu ku jetoj ka nje teater te vjeter me te shemtuar se teatro kombetar dhe e ruajne ndonese kane mijera ndertesa mbi 100 vjecare….ne populli pa bazament e histori kemi nja 100 ndertesa mbi 70 vjecare dhe u veme kazmen se do Leka Bungo bisnesmeni e pushtetari…..turp

  19. Mare Nostrum says:

    Muc Nano eshte skraparli atipik. Tani qe po e mendoj eshte i vetmi skraparli qe me pelqen ta lexoj e degjoj. Ndryshe nga skraparliu tipik nuk eshte i mbushur me veten, ne analizat e tij merret shume me veten jo per te treguar sa i shkathet, sa i forte, sa i mencur, sa mishngrenes, sa pijanec, sa notar e sa kalores i mire qe eshte, por merret me veten ne nje kuptim analitik, me syte e kthyer nga perbrenda ne zhbirilim te vogelsirave, te cikerrimave ne perjetime. Me e thene si me e thene, Muc Nano eshte i vetmi skraparli qe nuk ma can trapin, perkundrazi, stili i tij eshte terheqes sepse eshte i vertete. Ne kete shkrim jam dakord 100% me te, por edhe ne ato raste kur nuk jam dakord, me pelqen t’i degjoj argumentat e tij dhe linjen e tij te arsyetimit.

  20. rako says:

    Vhyjne minjte qe studiojne ne Harward?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

3 Komente

  1. L
    Leyla

    Dua vetëm të shfrytëzoj një mundësi tjetër për të dëshmuar atë që ka bërë për mua magjistari i vërtetë Voodoo Lord. Kur e kontaktova për herë të parë, ai më ndihmoi të rivendosja paqen, dashurinë dhe lumturinë në martesën time duke më lënë shtatzënë dhe burri im ndaloi së tradhtuari dhe filloi të sillej me përgjegjësi. Dhe tani ai sapo i ka bërë burrit tim të marrë ngritjen në detyrë në punë që i kishte shumë kohë që e meritonte, së bashku me përfitime të tjera. Tani ka një nivel tjetër lumturie në familjen time falë këtij magjistari të shkëlqyer, të fuqishëm dhe efektiv. Kontaktoni atë tani dhe kërkoni ndihmën e tij në detajet e tij të kontaktit [email protected], gjithashtu mund të përdorni whatsapp 234 8097014925... Ai mund të bëjë mrekulli, ai ka bërë mrekulli për mua për herë të dytë.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hon. Maxim

      I gjithë falënderimi i takon Voodoo Lord, një Magjistar shumë i fuqishëm për atë që bëri në jetën time, për ndihmën që më dha për të arritur ambicien time politike. Pa Voodoo Lord, ëndrra ime për t'u bërë senatore nuk do të realizohej, por sot jam senatore falë Voodoo Lord. Ai gjithashtu më ndihmoi të shëroja sëmundjen time të brendshme me të cilën kam luftuar prej vitesh. Po dëshmoj për atë që ai ka bërë në jetën time, ashtu siç i premtova se do ta bëj. E hasa në internet nga një nga dëshmitaret që ai kishte ndihmuar, "TANYA MONROE". Faleminderit shumë Voodoo Lord, nuk do të ndalem kurrë së foluri për sa i madh dhe i fuqishëm je, fjalët nuk mund të shprehin sa shumë ke bërë për mua dhe familjen time dhe besoj se fjalët nuk janë të mjaftueshme për të përshkruar veprat e tua efektive dhe të mrekullueshme. Nëse ke nevojë për ndihmë shpirtërore ose çfarëdo lloj ndihme, drejtohu te Voodoo Lord, ai është i sinqertë, i padëmshëm, efektiv, mirëkuptues, komunikues dhe i gatshëm për të ndihmuar. Kontaktoni atë nëpërmjet email-it të tij në [email protected] ose Whatsapp në 234-8097014925 dhe ai patjetër do të gjejë zgjidhje për problemet tuaja.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anonim

        Nuk kam pasur kurrë më parë ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme (SST) dhe nuk kam pasur kurrë marrëdhënie seksuale të pambrojtura. Megjithatë, kisha një të dashur që kishte plagë në atë kohë. Të them të drejtën, menduam se ishte thjesht një skuqje sepse nuk kishim dëgjuar kurrë për HERPESIN deri më tani. Bëmë seks oral dhe kështu e mora HERPESIN. Falënderoj Zotin që gjeta një zot të voodoo-së në internet i cili bëri një magji mirëqenieje dhe gjithashtu më përgatiti një ilaç bimor të cilin e mora me besim vetëm për 14 ditë, pastaj kur fillova të vëreja ndryshime në trupin tim, shkova në spital për një kontroll dhe konfirmova se isha shëruar plotësisht nga HERPES (herpes negativ). Ilaçet e tij NUK KANË EFEKTE ANËSORE, nuk ka dietë të veçantë kur merrni ilaçe, mund ta kontaktoni në emailin e tij: [email protected] dhe gjithashtu në WhatsApp 234- 8097014925 dhe të zgjidhni të gjitha problemet tuaja shëndetësore.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje