Nga Pëllumb Kulla
TI, Robert Ndrenika, duhet ta ndjesh që kjo është një ditë e lumtur për njerëzit e tu të afërt, por edhe më shumë: është një ditë e bukur për admiruesit e tu të panumërt në hapësirat që zenë shqiptarët…
Dhe duhet thënë akoma se është një ditë feste edhe për ne, shokët e paktë të tu, që kemi statusin e rrallë si bashkëstudentë të Shkollës së Lartë Teatrore “Aleksandër Mojsiu, kolegë flokëbardhë, që paçka se të shpërndarë mbi glob, do të hapim shishe tona të verës për të të thënë:
GËZUAR! U BËFSH EDHE 100, BERT!
Vjet po në këtë datë të shkroi dhe uroi Ditlindjen, Viktor Zhusti.
Teksa sot po të shkruaj unë. Të Tetëdhjetat meritojnë një përgjithësim më të madh. Dhe unë vetautorizohem. Dhe e dij se do të kem edhe pëlqimin e tyre, të Viktorit, Vladimir Priftit, Bukuroshe Kokalarit, Ali Begës, Vera Zheit, Mithat Fagut, Vasil Kokosharit, për t’ia bërë këtë urim bashkëstudentit nga i cili ne si shokë prisnim më shumë dhe që nuk zhgënjeu, por arriti majat më të larta të aktrimit dhe u bë një nga artistët më të shquar të skenës dhe ekranit, në historinë e artit kombëtar.
Që nga thellësia e qiejve ku prehen e ndjej se urimit tonë i bashkohen dhe ata, Thomai, Shpëtimi, Antoneta, Sandri, Ademi, Ibrahimi, Xhelali, Kristoja, Tonini.
Këndi më i ndritur i urimeve tona mbaron këtu dhe ky 80 vjetori yt ma bën më të shpenguar vijimin. Dhe me lejën e të gjithëve ftoj të endemi në lëndinat e blerta, ku kujtimet tona bëhen të tëra tok.
Nuk dij sa të përshkënditura i kanë ëndrrat të rinjtë e sotëm, kur shkelin për herë të parë prakun e shkollës së artit, por kujtoj se në vitin e parë ne ecnim përmbi ré. Bile, vlen të thuhet, se ne kurrë nuk kemi qenë artistë “më të lavdishëm” se në muajt e parë të vitit të parë! Ne nuk rrinim dot pa vënë re zilinë, me të cilën na vështronin bashkëmoshatarët, bile qoftë edhe ata që ndiqnin degë të tjera të universitetit. Aq më tepër kur ata mbushnin sallën e teatrit dhe na shquanin neve, edhe më me zili akoma, në skenë, bri aktorëve tanë të famshëm, në episode dramatike të Hamletit, ku ne na angazhonin si figurantë, të veshur me kostume fisnikësh të mesjetës, për të bërë një korale “oooooh!” kur heronjtë ndesheshin me shpata, apo për t’i sjellë me përulësi një gotë ujë Mbretit Klaud.
Natën tjetër moshatarët tanë shquanin me zili kostumet e bukura të malësorëve të veriut dhe brenda atyre kostumeve, ne, djemtë e kursit, që po nisnim rrugën e përjetësisë, si pjesëtarë të gardës së Skënderbeut tek drama e Pitarkës. Paçka se nuk kishim asnjë fjalë më shumë se përsëritja tri herë në kor “na pri, o Gjergj, na pri!”.
Dhe siç e do jeta reale njerëzore, pas vitit të parë, në vitet e mëvonshëm ne shfryheshim dalëngadalë, zbrisnim nga retë, lodheshim me provat, dëshpëroheshim nga qortimet dhe vite më vonë akoma shfrynim, kur na pyesnin me kërshëri, nëse do t’u jepnim profesionin tonë ndonjërit prej fëmijëve.
“Bah, kurrë! Ta dinim kështu…!”
Në këtë lloj shkolle studentët vuajnë që në muajt e parë nga plagët e egra shpirtërore të xhelozisë, vuajnë suksesin e tjetrit, bukurinë e tij fizike, zërin, sharmin. Të gjithë i patëm këto vuajtje, por mund të them pa lëkundje që grupi ynë pati një shoqëri të shëndetshme, një miqësi të frytshme. Unë nuk di të kem parë dhe dëgjuar mes nesh zënka, grindje, përleshje, shkëmbime fjalësh të ashpra. Edhe këtë mund ta shtrij deri në ditën e sotme, teksa po shkruaj këta rreshta. Ne vërtet nuk u bëmë të gjithë aktorë kopertinash, por teatrit dhe filmave u kushtuam tërë zjarrin e pasioneve tona.
Ishte ky një lloj kameratizmi një nga vetitë më të çmuara që prodhuam dhe gëzuam ne, shokët e kursit të Robert Ndrenikës.
Por shoku i klasës, sado shok, nuk mund të mos kishte cmirë zërin e bukur të Zhustit, shqiptimin e tij të pastër e të kthjelltë, gjallërinë e syve të tij, bukurinë mashkullore, që Viktori e ka të patrazuar edhe tani, kur i ka kaluar të shtatëdhjetepesat e jep shënja se do të ruajë jetëgjatësisht pamjen e një plaku të bukur. Ai atëherë ishte më i preferuari i pedagogëve, vajzat kishin dëshirë ta kishin në skenat e tyre të provimeve të fundvitit. Krahasoni se sa pak rëndësi ka kush është më i pashëm dhe flet më rrjedhshëm, përshembull, në fakultetin e inxhinjerisë! Janë cilësi që nuk hyjnë në punë në karrjerën e inxhinjerit, mjekut, apo juristit.
Ndërsa rekuizitat fizike të mashkullit, apo të femrës tek ata që i kushtohen skenës, janë lënda bazë për ndërtimin e jetës, rangut artistik, popullaritetit, magjisë. Ato prodhojnë thirrje admirimi, duartrokitje. Do të pajtoheshe se s’bën me plastikën e mrekullueshme të Shpëtimit Shmilit, me fytyrën ëngjëllore të Bukuroshes, me devotshmërinë studentore të Bërdakut, me zërin e ngjeshur solemn të Verës, e cila ishte folësja kryesore e Radio-Tiranës, me kulturën muzikore të Ali Begës, me temperamentin e Gjyzelit… Që këtej, që nga këto cilësi niste ndarja e roleve të heronjve dhe heroinave.
Kush nuk i ka përpara syve tiparet e bukura të Robert Ndrenikës tek “Koncerti ‘36” tek muzikanti Miller në “Intrigë e Dashuri” të Shilerit, apo qoftë edhe tek “Prefekti”!
Mua me ty, Bert, më bashkonin shumë gjëra: të dy ishim banorë të Tiranës, të dy ishim me përbërje politike jo fort të përshtatshme dhe për këtë arsye, që të dy vazhdonim studimet me shpenzimet e prindërve dhe, megjithë trokitjet tona të panumërta nëpër zyra, në katër vitet universitarë, ne mbetëm pa bursë nga shteti. Ne rrinim tok gjithë ditën duke sajuar shaka dhelpërore, por rolet më të mira natyrisht do të shkonin tek ty.
Mua më duhej të zhvilloja zotësi të tjera.
Ne të dy patëm rastësisht edhe një lloj “baxhanakërie”, se në mbyllje të vitit të fundit i zgjodhëm shoqet e zemrës, nga i njëjti kurs, nga ai më i riu, me dy vajza që sapo kishin filluar tek ne vitin e parë. Dhe lidhëm vërtet jetët tona me to. (Pas vitesh, e ndjera Polikseni, iku e goditur nga një sëmundje e rëndë, që e bëri të vuajë gjatë. Tok me të vuajte dhe ti, shoku ynë i vyer, që edhe në lëngatën e shoqes së shtrenjtë, dhe një shëmbull të rrallë përkushtimi bashkëshortor, duke braktisur për afro tre vjet angazhimet aktoriale).
Po le ta lemë këtë notë të trishtë dhe të rikthehemi aty në vitet e shkollës.
Dhe të nënvizojmë se humori, ishte gjëndja jonë e avulluar.
Ti, përshëmbull pate mjaft komedi në repertorin personal, në përputhje të plotë me parapëlqimet e tua. Nga goja jote rridhnin jo vetëm fraza autorësh, por edhe batuta të mprehta të humorit vetjak. Më kujtohet ajo ditë, kur dekani na mblodhi dhe kërcënoi se do t’u pritej bursa atyre që do të mungonin në mësim, siç ndodhte, kur nga radioja shtetërore, apo nga kinostudioja, vinte ndonjë ofertë joshëse dhe ne braktisnim mësimin. Unë u kujtova dhe në heshtjen e përgjithëshme lëshova një batutë naïve:
“Ne …jemi nja dy vetë, që …nuk kemi bursa!… Që të na priten”
“Çfarë the ti, Kulla?” pyeti dekani.
“Thashë që mua dhe Bert Ndrenikës, nuk na është dhënë bursë… Po i bëjmë përpjekjet, por… E kam fjalën që të…”
Dekani u përtyp si i zënë gafil. Ti nuk e humbe rastin dhe i dhe fund mendimit që nisa unë.
“Ja për këtë ia vlen të përpiqeni dhe ju si dekanat, profesor. Të na jepet bursa edhe ne të dyve. Që të na pritet edhe neve, po të… I bën mirë disiplinës së shkollës, pa jo për gjë!”
Aty, sikundër thashë, jeta e përditshme, daç mësimi, apo daç edhe mbrëmjet në skenë, kur ne përdoreshim në tablotë masive, dukej si e përshkënditur nga humori. Ne na mrekullonin aktorët e vjetër, jo vetëm me rolet para publikut, por edhe me jetën e tyre të dytë, atë të padukshmen. Një herë Prokop Mima pat harruar në kabinë çadrën e shiut dhe të nesërmen e gjeti që komisioni i inventarit ia kishte regjistruar si pronë të teatrit. Dhe për shkaqe burokratike nuk e rimerrte dot çadrën. Kjo u bë gazi i oborrit, aq sa aktorët që pas mbarimit të shfaqjeve, vonoheshin më shumë se të tjerët duke e zgjatur fshirjen e makiazhit, Besim Levonja i këshilloi të shpejtonin se mund të përfshiheshin në inventar dhe nuk do t’u ktheheshin më grave të tyre!
Edhe Bexhet Nelku sillte me bollëk gaz teksa imitonte në mënyrë të përkryer artistët e teatrit. Atij iu dha rasti nga krijimi i një rrethane të artë për një shakaxhi: dy kabinat e nevojtoreve të vetme në korridorin lart, ndodheshin shpesh të zëna nga studentët që ishin shtuar së tepërmi. Kështuqë dekani urdhëroi vajzat dhe djemtë e shkollës të përdornin vetëm kabinat poshtë, në fund të oborrit. Ato lart duhet t’u liheshin vetëm aktorëve dhe administratës. Për këtë u vunë tualeteve kyçet dhe brënda zyrës së dekanit, brenda derës, u var çelësi i WC-së.
I mbani mend aktorët e shquar dhe autoritarë, të imituar nga Bexheti, teksa vinin në zyrën e dekanit e përshëndesnin me buzëqeshje, apo me seriozitet të zotin e zyrës zgjasnin dorën dhe merrnin çelësin që do ta kthenin pas disa minutash. Nganjëherë komizmi i Nelkut merrte zhvillime marramendëse, sidomos kur fuste në lojë ngutjen e hallexhinjve. Ose, ca më tepër, kur sajonte brenda zyrës së dekanit praninë e ministrit, apo të ndonjë anëtari të Komitetit Qendror. Pastaj, zgjidhte të imitonte Mihal Popin, apo Kadri Roshin, që vinin me ngut për çelësin dhe përshëndesnin me nxitim titullarin e lartë, i cili i vononte me komplimenta dhe lavdërime e ata nuk i priste halli të dëgjonin lavdërimet edhe sikur t’ua dërgonte i madhi i vendit!
Vetë natyra e lëndëve të mjeshtërisë tek ne ishte interesante dhe sillte çaste të gëzueshme, të paharruara. Aq më tepër që ne kishim rast të shijonim edhe sensin e humorit të pedagogëve tanë të rrallë. Ishte përditë e pranishme e qeshura e zhurmshme e Kujtim Spahivoglit, ironia e mprehtë e Mihal Luarasit dhe humori i shtruar i Andon Panos.
Një ditë teksa zhvillonim provat e dramës së Naum Priftit, “Rrethimi i bardhë” me ngjarje të vendosura mes malesh, pedagogu Spahivogli i bënte vërejtje Ibrahim Bërdakut që ulej pranë të fejuarës të trishtuar, të cilën e luante Antoneta Papapavli. Djali nuk e sillte dot vajzën e tij në gaz dhe nuk ia përzente dot trishtimin. E përsëritën disa herë skenën. I pakënaqur pedagogu na dha pak pushim. Pas pushimit Spahivogli u muar përsëri me atë skenë.
“Dëgjo, djalë,” i tha Ibrahimit. “Ajo është e fejuara jote. Ti nuk je fare aktiv. Është njeriu yt më i dashur… Kupton? Afroje në krahët e tua. Pa droje, siç ndodh në jetë. Përkëdhele, more djalë! More, puthe, e kupton? Puthe!”
Ibrahimi i gjorë, një nga djemtë tanë më simpatikë, ishte dhe nga më të drojturit që kishim në kurs. Në atë kohë puthja në skenat dhe filmat tanë nuk e kishte fituar qytetarinë. Ishte, si të thuash, një tabu. Dhe këtë tabu duhej ta thyente djali më “namuzqar” i klasës!
“Natyrisht, Neta, nuk do të të lejojë ta puthësh, nuk do të të lerë deri aty,” nxitoi të saktësonte tek e kuptoi drojën Kujtim Spahivogli. “Por ti nuk ke arsye të mos shkosh drejt buzëve të saj. Hajdeni pra, hypni të dy në skenë!”
Ibrahimi shkoi kokëulur drejt skenës. Neta që ishte ulur pranë nesh vuri shallin në qafë. ti i pëshpërite shoqes tonë: “për hatrin tim, lere të të puthë, Neta!” Ajo qeshi dhe më pa mua. “Dëgjo Bertin!” të mbështeta edhe unë ty, me zë të ulët. Buzëqeshur, Antoneta u ngjit në skenë. U ul në stolin para dekorit që sillte idenë e fjetores së punëtorëve dhe priti të fejuarin. Bimi erdhi, u ul pranë saj dhe i përkëdheli flokët.
“Ç’është ky trishtim, e dashur?!” e pyeti me qortim, sipas tekstit të dramës.
E ngjeshi pranë vetes dhe afroi buzët tek buzët e saj.
Këtë çast po e prisnim të gjithë. Dhe të gjithë neve nuk na u duk aspak çudi, që Ibrahimi ynë e ndërpreu lojën dhe u kthye nga ne që ishim rreth profesorit. Dhe u ankua i zemëruar:
“Po kjo po më le, o profesor!”
E qeshura e Kujtimit buçiti gjatë. Kur e mori vesh intrigën tënde,
të hodhi krahun në qafë dhe gazi i tij u ngrit në kupë të qiellit.
Nuk e fshihte ngrohtësinë për studentët, Kujtimi. Veçanërisht për ty, për talentin më të spikatur që premtonte një të ardhme të ndritur.
Dhe që ti ia mbajte premtimin pedagogut të paharruar.
Edhe një herë, GËZUAR DITLINDJEN BERT NDRENIKA!
Paç shëndet e jetë të gjatë për njerëzit e dashur dhe për skenën dhe ekranin që kanë nevojë për artin tënd!
EDHE 100 HIMARIOTIT!!!!
Kur i thane nga Vunoi i Vlores, jo tha, nga Vunoi i Himarës!Jetë te gjatë aktorit më te mire qe ka nxjerre skena jone!
Gezuar 80 vjetorin Robert Ndrenika.Zoti te dhente fuqi te perballosh hallet e perditeshme dhe rrethanat qe sjell fati jo gjithmone i mire.
Ta gezosh ditelindjen, i madhi Robert Ndrenika. Duam te te shohim sa me shume vite ne skenat tona. Paç shendet te plote dhe te mbetesh perjetesisht ne zemrat tona.
Robert Ndrenika eshte Deniro i Shqiperise….
Kisha kohe qe nuk lexoja nje shkrim kaq te bukur e kaq te ndiere. Edhe 100 vite te tjera Berti!
Pellumb, ndonje fletelavderimi tjeter per karagjozin Mamaqi ke?!
Mos i ndot kujtimet e bukura te rinise studentore me politiken. E menderose fare, kur nderhyre me “vuajtjet”, e ndepreva leximin.
Na lejoni t’u kujtojme me imazhin qe keni lene nen “diktature”, se tani po beni vetem pordhe me vuajtjet tuaja.!!!!???
Ku i pe vuajtjet, o Shaqo-ziu?! Vetem se thote nuk kishim burse? Atehere kishin dhe ky Kulla e Hirit genjen. Dhe mungesen e bursave nuk ta tregoi per vuajtje por per propozimim humoristik te Ndrenikes qe t’u jepej bursa qe shkolla te kish c’t’u priste. Kaq i trashe ke qene tere jeten Shaqo?
Nina, kendoje mire Shaqon, se Kulla e Berti nuk flasin me humor per radhet, kane urrejtje si puna jote.
Shaqua thote t’i kujtojme me mire per ate qe kane bere nen “diktature” se sa si politikane ne demokraci.
Merru me ndonje pune tjeter
Nuk bëni dot pa sharje ju tifozët e pështirë? Po ti kaq kurvë ke qenë tërë jetën moj Nina?
Nderim dhe respekt per te madhin Ndrenika dhe gjithe aktoret se me ta jemi rritur . Jeni te pa perseritshem
Robert Ndrenikës, përzemersisht i uroj: Gëzuar ditëlindjen!
Urimi i juaj, z. Kulla, ngjanë më shumë me: “A doni më për Belulin”. Në kohën e diktaturës, bursat e studimit, investoheshin nga shteti, sipas të ardhurave familjare dhe, jo përbërjes politike. E drejta e studimit, lidhej me përbërjen politike. Kjo është e vërtetë. Edhe unë kam qënë student në kohën tuaj, ndërkohë që vëllai im ishte sekratar i org. bazë të partisë dhe paguaja gjysëm burse.
Gjatë gjithë kohës së diktaturës, as ju dhe as Ndrenika, nuk jen trajtuar si të deklasuar. Jeni vlerësuar sipas aftësive që keni treguar në skenë dhe ekranë. Dhe keni treguar shumë të tilla. Vetë Enver Hoxha ju ka duartrokitur.
Ndrenika, në kohën e diktaturës është nderuar me çmime të mëdha, për aftësitë e tij, si artist i skenës dhe ekranit. Në vitin 1985 (në mos gaboj vitin) Ndrenikës, Ministri i Brëndshëm, Hekuran Isai ia dha vizën, si turist, në Greqi.
Mos u qurravtini më! Lereni popullin t’ju respeketojë dhe nderojë, ashtu siç ju njeh!
Pellumb Kulla,
Artisti i madh i humorit shqiptar, intelektual, Mjeshter i Madh…! Nuk e di, por mbase qenka ndonje ves qe vika me moshen…. (vijoj me poshte)
Personalisht nuk para debatoj lidhur me vecorite dhe tiparet e karakterit te njerezve te tjere. Gjithmone mendoj se per disa gjera, eshte e kote te diskutosh pasi gjithesecili e ka te tiposur ne koken e vet ate qe mendon. Dhe kjo ne thelb eshte liria e mendimit…. Megjithese dreqi e mori nganjehere ia vlen edhe te debatosh, por personalisht mendoj se nje burre i mencur e ben kete rralle, kur ka kuptim. Nejse, te dal ne teme…
Kishte disa kohe qe i lexoja fillimisht me shume endje shkrimet e Mjeshtrit ne gazetat online, i thithja, dhe vertete, nje mjeshter qe i ka munguar skenes prej kohesh pritet me mall dhe dashuri.
Por me keqardhje shikoj se Mjeshtri i dashur po shkruan “pak si teper”, per shume tema, personalitete, ngjarje, per veten e vet shkruan… Natyrisht do thoshte Mjeshtri, kjo eshte nje e drejte, dhe se “une mund te shkruaj per cilindo qe me do kokrra e qejfit”. Mire e ka, ashtu eshte! Ne fund te fundit kjo eshte detyra e nje intelektuali, te ngreje zerin, te thote probleme, te flase per miqte kur ata jane gjalle, te flase per miqte kur ata nuk jane me, aq me teper kur ata jane personalitete…
Shtysa per kete verejtje timen ishte per artikullin lidhur me ditelindjen e Mjeshtrit tjeter te madh Robert Ndrenikes, mikut te vyer te Profesor Pellumbit!
I dashur profesor, do ta vleresoja shume qe ti te shkruaje patjeter per miqte e tu te vyer dhe mjeshtrat e medhenj si, Robert Ndrenika, Fuat Boci, Petrit Ruka, Koco Devole, Leka Bungos, etj nese ka, por do ta vleresoja me shume nqs do tu shkruaje 5 rreshta nga zemra (patjeter edhe keto qe ke shkruar nga zemra i ke nxjerre), por pa u zgjatur shume ne historite e vjetra te ndjera personale, se si u bete “baxhanake” me Bertin se bashkeshortet ishin shoqe te ngushta, per capkenlleqet personale me miqte e vjeter, per momente intime qe vetem ti dhe miqte e tu i dine, per keshillen dashamirese ndaj Leka Bungos qe bente mire te kishte valixhen gati, se si u be edhe “Beluli”, per Bregovicin, per teatrin (ketu nuk te them dot gje, pasi te takon), per listen e pagave, per historine e komunizmit, per repliken me profesor Tarifen, per Enverin, per Bezat Llullen, per Cute Kadrine….. Prisni pak, per Enverin, per takimin e vetem te tij me ty, por Enveri nuk di sesi, se qysh, se pse u dha urdher te veteve per te sistemuar djalin e ri te talentuar, te persekutuar…. doni me per Belulin?? Te kjo e fundit me kujtoni pak Ismail Kadarene (larg qofte ti themi ndonje “llaf te lig”), ku me finese te holle ndan modestine e madhe nga mendjemadhesia!!
Nuk e di, por mbase qenka ndonje ves qe vika me moshen….
Profesor, ju lutem mendohuni pak para se te hapni lap topin (para se te merrni lapsin), shkruani per cilindo qe deshironi, vetem ju lutem hiqni pak nga vetja juaj, hiqni keshillat qe nuk ju kerkohen, hiqni detajet personale qe ju nxjerrin juve ne dukje dhe dilni ne temen qe doni te shtjelloni, pa sterhollimet artistiko-letrare te cilat duken sikur thone: jam une, Pellumbi, mjeshtri i fjales dhe i humorit!
Bejeni kete Mjeshter dhe une do t’ju dua perseri si ne fillim.
Me shume dashuri
Erioni
Erion, leka bungo mjeshter? Duket qe je vete leka bungo, nje njeri qe vetem te zeza ka bere.
Nje shkrim i ndjerë,një shkrim i dalë nga thellësija e shpirtit,per shokun nga shoku.
Berti edhe njëqind vjet të tjera!
Siç jeni miq dhe shokë të afërt,ashtu jini dhe dy kollosë të denjë te artit te skenes shqipetare e më tutje.
Shiko si i nxjerrin kunjat njerzit me shpirtin e keq. Sa ka kjo bote njerez te tille, po dil ore hapur se nuk te vret njeri sot, s’po vrasim Sali Berishen qe na ka vrare e perdhunuar deri ne palce, si e fsheh veten pas nje pseudonimi banal ti qe qenke pjese e taves dhe diteke kaq gjera! Mos merr shembull nga pseudonimi im se e kam per engleditje, ti e ke , ne kete rast, per te nxjerre dufin tend banal. Paska dhe dashuri Erioni, por jo per te puthur, por te shqelmuar; sot e mora veshe qe paska dhe dashuri te tilla! E megjithate, me qe eshte rasti, i uroj Robert Ndrenike jete te gjate e te qete, jashte partive politike dhe jashte armiqesive banale si Erioni. Si u beme keshtu ne shqiptaret , ti hame dhe kocken njeri tjetrin se dhe ujku vetem mishin i ha deles. Nga nje emigrant prej 30 vjetesh, i permalluar per vend e njerez!!!!!
…Erjon, meqe ra krijimtaria, mbahet me veprat e “diktatures”, tani i ka mbetur vetem Beluli.
O Erjon! Si thua, po sikur te t’i dergoj shkrimet e mia ty me pare qe te japesh aprovimin? Do ndihmoja shume qe te me duash prape. Si nje prind i mire
Profesor ndjesë nëse jeni ndiher i sulmuar! Nuk ishte qëllimi im, dhe më besoni është hera e parë që komentoj në ndonjë blog.
Për mua jeni autori më i mirë i humorit shqiptar, sot e gjithë ditën. Këtë nuk ta them për shpagim.
Mbase komenti im ishte pak i rrëmbyer, ju kërkoj ndjesë me gjithë zemër!
Nuk jam njeri që fshihet pas komenteve, emri im është ai që tregon këtu. emailin tim mund t’jua japë redaksia, e jap aprovimin tim me gjithë dëshirë! Nqs jeni edhe në Tiranë, do ta kisha privilegj të madh t’ju takoja e jepja dorën.
E pranoj ironinë tuaj, si përfillje e juaja ndaj komentit tim!
Dashurinë time e keni profesor ngaherë, këtë e them pa maçok në bark!
Ju përqafoj dhe ju kërkoj ndjesë përsëri!
Me dashuri dhe respekt të pacënuar!
Erioni ?
Edhe shumë vite të lumtura Bert!
Nuk jam profesionist, por për Ndreniken kam vlerësimin më të lartë si Aktor.
NDRENIKA dhe Panajot. Pano ishin Dy përfaqësuesit që nëse do tu mundësohej do të bëheshin të famshëm për gjithë BOTËN.
Është autori I RRALLË që ka interpretuar si në drama, por për çudi, edhe në komedi me të njëjtin sukses.
Edhe 100 Berti,o miku im i dashur.Kollos ne skene,kollos ne jete.
Bukur ! Jete te shendeteshme Bert Ndrenikes!
Urimet me te mira per nje nga aktoret me the medhenj qe ka shkelur skenat shqiptare!
Paç shendet e jete te gjate!
Nina, kendoje mire Shaqon, se Kulla e Berti nuk flasin me humor per radhet, kane urrejtje si puna jote.
Shaqua thote t’i kujtojme me mire per ate qe kane bere nen “diktature” se sa si politikane ne demokraci.
Merru me ndonje pune tjeter
Eh mor Bert Ndrenika! E dhjeve ne pleqeri! Nuk e di ku e pate hallin: tek vajza jote qe, te pakten, ka pasur lidhje te forta miqesore me Ramen, apo tek ndonje rol apo tek fjala e mire e udheheqesit!! Si aktor – i rendomte ke qene, nuk ke nxjerr ndonje rol ndryshe nga te tjere. Pleqeri te mbare me shendet te uroj