Gjatë takimit me të rinjtë të FRPD-së, Lulzim Basha kërkoi Veting për politikanët dhe dënime me 22 vjet burg si në Itali në rast se kapen duke blerë vota në zgjedhje.
Po ashtu Basha theksoi nevojën e kufizimit të pushtetit në dy mandate, ndërsa u shpreh se rinia do t’i japë një politikë të re dhe me fytyrë njerëzore vendit.
“Shumë prej të rinjve sot i kemi në emigracion. Të njëjtin fat do ta kenë bashkëmoshatarë tuaj nëse Shqipëria vazhdon të jetë si sot.
Me premtime të pambajtura prej 31 vitesh me politikanë që u plakën dhe duan të vdesin në karriget e pushtetit, duke filluar nga ky që ka 6 vjet që thotë do ta lë politikën dhe cdo vit shpik truke dhe bën krime elektorale për të gllabëruar cdo pushtet.
Sepse pushteti korrupton. SHBA u thotë jo më shumë se dy mandate, dhe këtë kam propozuar edhe unë. Vetëm vendosja e rregullave të tilla do na mundësojë të kalojmë nga fjalët te veprat dhe ne e kemi plan. Nëse disa prej tyre do ishte bërë realitet nuk do ishte bërë masakra zgjedhore.
E kërkojnë për të gjithë vetëm për veten e tyre nuk e pranojnë. Sot në politikë janë shumë ata që nuk përfaqësojnë interesat e njerëzve, që nuk justifikojnë pasurinë dhe që kanë ardhur si vullnet i interesave të botës së nëndheshme. Dy mandate për kryeministrin, dhe pas kësaj të ketë një qarkullim.
Mund të jetë e njëjta parti, mund të mos jetë, s’ka rëndësi. Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute, kufizimi i mandateve dhe vetingut në politikë janë instrumente për ta pastruar politikën dhe për ta bërë atë më llogaridhënëse.
Themeli janë zgjedhjet, është vota. Ndaj kemi propozuar që sanksionet për shkatërrimin e zgjedhjeve në Shqipëri të bëhen aq të forta sa në Itali. Nëse një politikan kapet duke blerë vota dënohet deri në 21 a 22 vjet burg. Pse dënim kaq i rëndë sepse vret shpresën.
Një politikë që kap pushtetin me mjete të tilla nuk ka fytyrë njerëzore, sado bukur të aktrojë, recitojë apo të ngërdheshet. Shqipërisë i duhet një politikë me fytyrë njerëzore, kjo është arsyeja pse i duhet rinia. Kjo është një përplasje brezash dhe kulturash. Rinia nuk di të linçojë, ka një tjetër kulturë. Nuk ka zemërim më të bukur se ai i rinisë, është ai që do ta ndryshojë Shqipërinë.
Kjo tjetra nuk është zemërim është hidhësi, është mungesë respekti. Ardhmja e rinisë është domosdoshmëri. Është ndryshimi i një kulture. Ku po s’mendove si unë je besëthyer, je serb, je grek. A mund të bëhet përpara pa pranuar mendimin ndryshe. Një politikë me fytyrë njerëzore mund të garantohet vetëm nga vota e lirë”, tha Basha.
LULUSHE JE I FORTE
DO TE THOTE QE TI DUHET TE ISHE NE BURGE
7X7=67 NDALO ME KETO ME KETO IDIOTIZMA TI JE KOKA E KRIMIT
Po kur humbet zgjedhjet dhe si puna e jote o Luli Basha që ke tre mandate si kryetar partie, a lejohet ?
Apo je i zgjedhuri i Sali Berishës ?
Apo je i përkëdheluri dhe i mbështeturi i Juri Kim – USA ambasadore ?
Po për ty o Luli Basha, nuk ka kufizim mandati si kryetar i PD-së. ?
Të fala satëme, se ne gati jemi. Shko ore hajvan se nuk të dëgjon e mbështet më asnjë shqiptar,,përveç atyre që u jep nga 50 euro për të mbushur sallat kur organizon takime.
Gënjen edhe nderkombëtarët, medemek se të ndjekin njerëzit nga prapa.
Shume mire duhet ta zbatosh te vetja fillimisht pastaj merr dhe te tjeret mbrapa. Hajdut votash e lekesh je ti i dalluar . Na hiqesh ti tani si ndershem kur je perlyer me m…. deri ne maje te kokes.
Dakort jemi 22 vite burg per ty per vjedhje zgjedhjesh per bashkine e tiranes.
Sipas Ristanit dhe Nishanit , Lulit me këte ligj që po trumbeton , do i kishin mbetur dhe 11 vjet burg per te bere nga 2011-ta !
Kufizim ne radhe te pare me dy mandate per kryetarin e Partise.
Kufizim me dy mandate edhe per Kryeminsitrin, Kryetarin e Kuvendit dhe Presidentin e Shqiperise