Tritoli ndaj Dukës, Taulant Balla: Çështja nuk duhet të politizohet, ligji do godasë fort këdo

25 Janar 2022, 14:26Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ka thënë sot se çështja e vendosjes së tritolit në derën e shtëpisë së kreut të FSHF-së Armando Duka nuk duhet politizuar.

Në një deklaratë nga Fieri Balla theksoi se policia e prokuroria janë në krye të detyrës dhe se ligji do godasë fort.

“Policia dhe prokuroria janë në krye të detyrës e në çdo rast ato duhet të bëjnë detyrën për çdo loj forme kërcënimi apo akti terrorist. 

Nuk duhet politizuar, nuk duhet treguar gishti ndaj askujt sa kohë që institucionet bëjnë detyrën e tyre. 

Reagimi i kolegut tim, miku tim Erion Veliaj ka qenë shumë mbështetës, në dobinë që të hetohet çdo lloj tentative për të intimiduar këdo, përfshirë kreun e FSHF-së. Ajo që është e rëndësishme ligji do godasë fort këdo.” – tha Balla.

2 komente në “Tritoli ndaj Dukës, Taulant Balla: Çështja nuk duhet të politizohet, ligji do godasë fort këdo”

  1. Ilirjan says:

    Po HUMBNI pike o Taulant… Ju duket vetja kaluar por… Po e dhisni. Po ta them une qe ju kam mbeshtetur è votuar kunder KANCERIT sali berisha.

  2. qytetar says:

    Eh mor Tao !
    Fyyura para popullit e Berishes ju dhs Pushtetin.
    Tani beni qejf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje